Pasi keni lyer flokët në shtëpi, një ndër shqetësimet mbeten llonjat në lëkurë. Nëse jemi në parukeri, zgjidhja është e shpejtë. Por edhe në kushtet e shtëpisë, ju mund ta realizoni mjaft thjeshtë. Ne do ju demonstrojmë tre mënyra të thjeshta, se si mund të largoni në një kohë fare të shkurtër njollat nga lëkura juaj.
Uthull molle: Merrni një copë dhe lyeni me uthull molle. Lëreni mbi lëkurë për pak minuta. Më pas fërkojeni zonën me copën.
Miksoni alkool dhe detergjent enësh: Merrni pak pambuk dhe lyeni tek përzierja. Fërkoni butësisht lëkurën. Boja do të largohet lehtësisht.
Sodë buke dhe detergjent enësh: Shtoni tre lugë sodë buke dhe një lugë detergjent enësh. Fërkoni zonën me bojë. Ky skrab do të largojë njollat, dhe më pas shpëlajeni lëkurën.