Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Nostalgjia për Jogosllavinë po venitet, por nuk është zhdukur

5 vjet ago
in Bota

Nga Clare Nuttall “Intellinews”

Që kur nisi të shpërbëhej Jugosllavia- Sllovenia ishte republika e parë që shpalli pavarësinë 30 vjet më parë më 25 qershor të vitit 1991 -në atë periudhë ka lindur një brez i tërë, që tashmë është rritur dhe ka filluar të ketë një brez të ri të fëmijëve të tyre.

Pjesa e popullsisë që e mban ende mend epokën socialiste po zvogëlohet. Megjithatë ka akoma disa njerëz në rajon që kthejnë kokën pas me nostalgji për vitet para shpërbërjes së përgjakshme të Federatës Jugosllave, para vështirësive ekonomike të viteve të tranzicionit, dhe problemeve të vazhdueshme të varfërisë dhe papunësisë së lartë në disa nga republikat e sotme që lindën nga shpërbërja e Jugosllavisë.

Se si kujtohet sot Jugosllavia – si në aspektin pozitiv dhe atë negativ- ishte ndër temat e një paneli të organizuar nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW) më 23 qershor, ku panelistët analizuan arsyet ekonomike, politike dhe sociale pse disa njerëz nga rajoni duan të mos e kujtojnë më të kaluarën e tyre jugosllave, por disa të tjerë janë ende “Jugo-nostalgjikë”.

Në aspektin ekonomik, ekonomisti i institutit Branimir Jovanoviç prezantoi një raport nga think-tanku që tregonte një rritje të fortë të pabarazisë në 6 nga ish republikat Jugosllave (raporti nuk përfshinte Kosovën) në 30 vitet e fundit.

“Kalimi nga socializmi në kapitalizëm në ish republikat Jugosllave, është shoqëruar me një rritje të dukshme të pabarazisë”-thotë raporti. Kjo përfshin një rritje të përqindjes së të ardhurave kombëtare që është në duart e 1 për qind të popullsisë midis viteve 1989-2019, me 4-5 për qind në Slloveni, Kroaci dhe Mal të Zi, dhe një rritje disi më të ulët në 3 republikat e tjera.

Njëkohësisht, ka pasur një rënie thelbësore në pjesën e të ardhurave kombëtare tek 40 për qindëshi i popullatës më të ardhura më të pakta në të gjitha republikat përveç Kroacisë. Por profesor Mojmir Mrak, drejtues fondacionit “Jean Monnet” në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Lubjanës, argumentoi se përqendrimi i pasurisë nuk është i lidhur me faktorë specifikë për shpërbërjen e Jugosllavisë, por ai është një model i zakonshëm që shihet në të gjithë hapësirën e vendeve ish-komuniste.

Përveç kësaj, ndërsa periudha e Jugosllavisë mund të dukej më e mirë në krahasim me luftërat që pasuan, Mrak e cilësoi regjimin “si politikisht jofunksional dhe shtypës” edhe gjatë atyre që sot cilësohen si vitet e mira. Edhe në aspektin ekonomik pati gabime të mëdha në vitet 1970, ndërsa gjatë gjithë dekadës së viteve vitet 1980, nuk pati rritje ekonomike për 10 vjet.

Midis popullsive të nënshtruara nga shtypja politike dhe shteteve të shkatërruara nga luftërat e viteve 1990, arritjet e Jugosllavisë socialiste në uljen e varfërisë dhe pabarazisë, u lanë pothuajse tërësisht nën hije.

Panelisti Veton Surroi, themelues dhe ish udhëheqës i partisë politike kosovare ORA dhe i gazetës shqiptare kosovare “Koha Ditore”,e veçoi Kosovën si një rast të veçantë për shkak të shtypjeve të viteve 1980, duke theksuar se gjatë viteve 1982- 987, 700.000 nga 2 milionë shqiptarët e Kosovës u përndoqën nga policia.

Edhe para asaj kohe, tha ai, shqiptarët etnikë e kishin të vështirë të gjenin vendin e tyre në Jugosllavi – emri i vendit do të thotë “Toka e Sllavëve të Jugut” – dhe gjërat u përkeqësuan kur autonomia që iu dha Kosovës sipas kushtetutës së vitit 1974, u anulua nga diktatori Sllobodan Millosheviç.

“Për shkak të marrëdhënies së gjatë antagoniste, edhe elementëve pozitiv si transformimi i shqiptarëve nga analfabetizmi i përhapur në pasjen e një universitet për 30 vitet e ekzistencës së Jugosllavisë apo përparimet në shëndetësi, jetëgjatësia e njerëzve, rritja ekonomike, shihen në një dritë tjetër, duke zënë një vend të dytë krahasuar me shtypjen policore”-thotë Surroi.

Kjo ndihmon për të shpjeguar arsyen pse sondazhi i fundit i madh rajonal mbi Jugo-nostalgjinë i kryer nga Gallup në vitin 2017, zbuloi variacione shumë të gjera në pikëpamjet midis vendeve. Sondazhi tregoi se Jugo-nostalgjia ishte e përhapur në disa nga republikat ish-Jugosllave, ku “shumë njerëz e shohin shpërbërjen si dëmtim të vendeve të tyre, dhe jo si përfitim” thekson raporti.

Megjithatë, ndërsa shumica kishte këtë pikëpamje në Serbi dhe Bosnjë, si dhe rreth 2/3 e njerëzve në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, në Slloveni më pak se gjyma mendon kështu, dhe vetëm një pakicë e vogël në Kosovë dhe Kroaci.

Vesna Pusiç, ish-zv/kryeministre dhe ministre e Jashtme e Kroacisë, ia atribuoi nivelin e ulët të Jugo-nostalgjisë tek kroatët tradhtinë e ndjerë nga këta të fundit me shpërbërjen e federatës, dhe sidomos kur ushtria jugosllave, e parë dikur si mbrojtëse e kombit, kreu masakra në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.

Pusiç foli gjithashtu për ndjenjën e krenarisë që ndihej dikur për Jugosllavinë, veçanërisht në vitet midis rimëkëmbjes pas Luftës së Dytë Botërore dhe kolapsit ekonomik të viteve 1980. Ajo e shpjegoi atë ndjenjë me politikën unike të vetë-menaxhimit socialist, aftësinë e qytetarëve jugosllavë për të udhëtuar lirshëm në pjesën më të madhe të botës dhe rolin e  rëndësishëm të tij si një shtet jo i rreshtuar në ndonjë nga blloqet gjatë Luftës së Ftohtë.

Ndërsa shprehet kundër shikimit të politikës apo ekonomisë jugosllave në një dritë tepër rozë, Mrak kujtoi hapjen e federatës ndaj “lindjes, perëndimit, jugut dhe veriut”.

“Nëse do të jetonit në Beograd, ju mund të ndiqnit atë që po ndodhte në botë, dhe të ishit pjesë e saj. Sot ka një jetë kulturore shumë më të izoluar dhe pengesa të panevojshme për bashkëpunim dhe komunikim midis njerëzve, që në fund të fundit, ndajnë një pjesë të madhe të trashëgimisë së tyre gjuhësore, intelektuale dhe kulturore”-theksoi ai.

Surroi theksoi se sot ndenja e izolimit është shumë më e theksuar në Kosovë, për shkak të konfliktit të saj ende të papërfunduar me Serbinë dhe dështimit për të siguruar liberalizimin e vizave që shtetasit e saj të udhëtojnë lirshëm në BE.

Në Kosovë, vendi me popullsinë më të re në Evropë, rreth 65 për qind e popullsisë është nën 30 vjeç dhe për këtë arsye nuk ka asnjë kujtim nga Jugosllavia para se ajo të niste të shpërbëhej. “Ne duhet t’u kujtojmë brezave të rinj se ishte shumë normale që ne të shkonim në Slloveni dhe Kroaci … Sot një kosovar në të 20-at e ka shumë të vështirë ta kuptojë se si ne ishim në gjendje të udhëtonim në pjesën më të madhe të Evropës me një pasaportë të Jugosllavisë socialiste”-thotë Surroi.

Jugo-nostalgjia po zbehet gradualisht. Por ajo po mbahet gjallë në disa vende për shkak të pakënaqësisë me realitetin aktual. Me përjashtim të Sllovenisë së zhvilluar dhe në një masë më të vogël Kroacisë, republikat ish-Jugosllave mbeten ekonomikisht shumë prapa vendeve anëtare të BE-së.

Nivelet e varfërisë dhe papunësisë mbeten të larta në disa shtete. Anëtarësimi në BE shihet si një mënyrë për të siguruar një paqe të përhershme brenda rajonit, dhe për të fituar statusin dhe përfitimet praktike të të qenit pjesë e një entiteti më të madh. Ndërkohë, nismat e bashkëpunimit rajonal synojnë që të rikthejnë disa nga përfitimet e humbura, siç janë aftësia për të udhëtuar, tregtuar, punuar dhe studiuar përtej kufijve.

Burimi: https://www.intellinews.com/yugoslavia-30-years-on-yugo-nostalgia-fading-but-not-gone-214186/?source=bosnia-and-herzegovina

Përshtatur për Tirana Today

Tags: BeogradIntellinewsJugosllavia

TË LIDHURA

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin
Bota

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

21:22 | 15/01/2026
SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump
Bota

SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

20:20 | 15/01/2026
Cili do të jetë fati i Venezuelës pas Maduros? Trump pret sot lideren e opozitës
Bota

Cili do të jetë fati i Venezuelës pas Maduros? Trump pret sot lideren e opozitës

16:59 | 15/01/2026
Next Post

Aleanca për Teatrin: "Soreca takoi kryetaren e GjK për të lobuar pro Veliajt"

Psikologia e sociologia sqarojnë pse po divorcohen shqiptarët

Psikologia e sociologia sqarojnë pse po divorcohen shqiptarët

Nostalgji futbolli/ 30 qershor 2002, Ronaldo ngre Brazilin në majën e botës

Nostalgji futbolli/ 30 qershor 2002, Ronaldo ngre Brazilin në majën e botës







JU REKOMANDOJMË

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët
Showbizz

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët

by mirseda
22:27 | 15/01/2026
0

Armaldo Kllogjeri ishte i ftuar diten e sotme ne ‘Ftese ne 5’, duke rrëfyer detaje të pathëna...

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

21:22 | 15/01/2026
Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

21:19 | 15/01/2026
SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

20:20 | 15/01/2026
Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

19:58 | 15/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com