E martë, 27 Korrik, 2021
35.5 C
Tirana

Aleanca për Teatrin: “Soreca takoi kryetaren e GjK për të lobuar pro Veliajt”

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka denoncuar publikisht ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca-n. Në deklaratë për median, përfaqësuesja e Aleancës, znj. Kalaja tha se Soreca në datën 16 qershor, ka zhvilluar fshehurazi një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushwn.

16 qershori është dhe dita kur është mbajtur seanca për prishjen e teatrit.

Deklarata 

“Anëtarë të Aleancës për Teatrin të cilët punojnë tek bizneset të godinës së Gjykatës Kushtetuese, kanë konstatuar se ditën e mbajtjes së seancës së Teatrit,  ambasadori Luigi Soreca ka bërë një takim jo publik me kreun e gjykatës në 16 qershor dhe më pas ka dalë nga dera e pasme e Gjykatës.

Ne jemi shumë të shqetësuar sepse nuk e kuptojmë arsyen se përse ambasadori ka ardhur në këtë ditë seance.

Ne në kërkesat tona drejtuar Gjykatës Kushtetuese kemi kërkuar të bëhet publike nëse ky takim ka pasur interes publik, kemi kërkuar që të bëhet publike se çfarë është diskutuar dhe e fundit pse takimi, ndryshe nga takimet e tjera bëhen publike.

Për ne fakti që ambasadori është larguar nga dera e pasme e godinës, cënon shumë njëanshmërinë e Gjykatës Kushtetutës, cënon legjitimitetin e kryetares së Gjykatës apo kujtdo tjetër që ka bërë këtë takim e e bërë publike për mediat.

Takimi është zhvilluar brenda gjykatës dhe informacioni që ne kemi është se Soreca ka ardhur për të lobuar në mbrojtje të kryetarit të Bashkisë, sepse mendon se ne qendrestarët e Teatrit mund ti kalojmë gjërat kaq lehtë.

Ne me këtë kërkesë së sotme i kemi kërkuar SPAK të sekuestrojë kamerat brenda dhe jashtë Gjykatës Kushtetuese. Nëse do jetë e vërtetë ajo që ne pretendojmë do kërkojmë vetë largimin e kryetares nga trupi gjykues, në të kundërt ne do kërkojmë përjashtimin e gjyqtares nga trupi gjykues. Po bëjmë gati gjithë informacionin do ja bëjmë të ditur BE, sesi një ambasador vjen dhe bën presion pranë Gjykatës Kushtetuese.

Ne po bëjmë gati dokumentacionin do kallëzohet edhe penalisht, por do ti bëhet e ditur edhe BE. Ne do marrim gjithë hapat ligjorë që Soreca të shpallet non grata”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Euro bie nën 122 lekë, vlera më e ulët që nga janari 2020

Kursi i këmbimit të euros me lekun vazhdon të rënien dhe të martën shënoi vlerën më të ulët që nga fillimi i vitit 2020. Sipas...

Integrimi/ Zaev ironizon BE-në: Kur të jenë gati, të na lajmërojnë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka ironizuar Bashkimin Europian, në lidhje me vendimin për të mos hapur negociatat, për shkak të vetos...

Juventus/ Alegri prezantohet, për Ronaldon dhe Dybalën vit i rëndësishëm

Gjatë konferencës për shtyp Alegri foli për dy lojtarë kyç tek bardhezinjtë, për Dybalën dhe Ronaldon: “Ronaldo është një kampion i madh, një djalë...

Basha kapet pas problemit të vet dhe harron hallin e PD

Nga Skënder Minxhozi Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit i ngjan secilit prej raporteve të prodhuara nga ndërkombëtarët për proceset zgjedhore në Shqipëri në...

Futboll/ Të premten, shorti për kalendarin e Superiores dhe Kategorisë së Parë

Kalendari i Kategorisë Superiore 2021/22 dhe ai Kategorisë së Parë do të zbardhen këtë javë. Ditën e premte, në ambientet e sallës së konferencave të...