E enjte, 20 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Nostalgji futbolli/ 30 qershor 2002, Ronaldo ngre Brazilin në majën e botës

“Në atë kohë isha diku tek 60%-shi im, kisha dhimbje në ije dhe të gjithë flisnin vetëm për këtë gjë dhe dëmtimin tim. Kështu që vendosa të pres flokët me një model tjetër nga i zakonshmi.

Në fakt, të nesërmen, në stërvitje, të gjithë u përqëndruan vetëm tek e qethura ime dhe kështu vijoi deri në fund të Botërorit. E pranoj që ishte e tmerrshme, një “look” i imituar nga aq shumë njerëz: nuk e doja dhe u dëshpëruar për atë gjë. Mbaj mend që në prag të finales kundër Gjermanisë nuk doja të flija, kisha frikë se ajo që ndodhi në vitin 1998 do të ndodhte përsëri.

Gjeta Didën dhe i kërkova të rrinte me mua. Dhe ai qëndroi derisa u nisëm me autobusin për në stadium. Me shumë kënaqësi i kujtoj golat ndaj gjermanëve. Nuk ishin golat e mi më të mirë, por më të rëndësishmit pasi askush nuk besonte se mund të luaja përsëri futboll. Por ajo dopietë është fitorja më e madhe”. -Ronaldo Nazario

30 qershor 2002

Në Yokohama, “fenomeni” me një dopietë rrëzon Gjermaninë, duke u bërë Kampion Bote dhe golashënuesi më i mirë i turneut me 8 gola. Jo vetëm më i forti nga të gjithë, por edhe më i imituari.

Atë verë, në fakt, miliona berberë në të gjithë botën u çmendën nga ideja që duhet të riprodhonin modelin e tij.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Avokati mashtrues, merr 11 mijë paund për vizë studimi në Angli

Rreth dy muaj më parë, “Stop” transmetoi rastin e avokatit Sokol Berberi, i cili i mori 3 mijë euro një qytetari për vizë pune...

6 marsi, testi kyç i Bashës

Nga: Eduard Zaloshnja Nga komunikimi publik i Presidentit Meta, duket pothuaj plotësisht e sigurtë se zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki do të zhvillohen...

Çmimet e reja në Kosovë, si do të llogaritet fatura e energjisë së shpenzuar

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka publikuar një kalkulator për llogaritjen e faturave të energjisë elektrike, pas propozimit për ndryshim të tarifave. Në këtë...

Rënie e lehtë e euros dhe paundit britanik, këmbimi valutor për ditën e sotme

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rënie e lehtë e euros dhe paundit britanik. Ndërkohë, dollari dhe franga zvicerane kanë shënuar...

Kosovë/Omicron rriti infektimet, sot pritet të diskutohet për masat e reja

Varianti Omicron ka shtuar frikshëm infektimet në Kosovë, e ndërsa pritet nga ekspertët që të shtrëngohen sot masat anti-COVID. Në total numri i rasteve aktive...