Suedezi Zlatan Ibrahimoviç kujton momentin kur luajti kundër Ronaldo në një derbi Inter-Milan dhe se si gazetat e përshkruan shikmin e tij si sfidë ndaj fenomenit.
Zlatan Ibrahimoviç:
“Një ditë pas asaj ndeshjeje shumë gazeta ia atribuan atë shikim arrogancës sime.
Ato shkruanin se po sfidoja Ronaldon. Në mëngjes kur u zgjova, lexova faqen e parë të një gazete dhe qesha shumë. Ata që ishin në shtyp nuk kishin kuptuar asgjë … shikimi im ishte një përzierje mosbesimi dhe kënaqësie.
Isha i lumtur si fëmijë … Unë Zlatani, që po e sfidoja, ëndrra e një jete.
E shikoja, e shikoja pasi si fëmijë ai ishte idhulli im. Më i madhi që është shfaqur ndonjëherë në një fushë futbolli. Në karrierën time deri në atë moment nuk kisha qenë kurrë në një situatë të tillë. Doja ta përqafoja, ta falënderoja për gjithçka, por ishte derbi për t’u luajtur.
Në fund të lojës, shkova ta takoj në dhomën e zhveshjes së Milanit, biseduam për gjysmë ore dhe i thashë gjithçka që ndieja për të si fëmijë. Nuk ishte dashuri, por diçka më shumë. Ndërruam fanellat, dhe ai madje më dha një autograf.
Të gjitha fanellat që më kanë dhënë lojtarë të ndryshëm pas ndeshjeve janë hedhur në një dollap në shtëpi. Jo e tija ama … E kam në kornizë, të varur në dhomën time në Malmö. Mjerë ai që e prek… Fenomeni përfaqëson fëmijërinë time, ëndrrën time të fëmijërisë. Për mua është gjithçka … “