E enjte, 24 Qershor, 2021
19.5 C
Tirana

Norvegjezi që ekzekutoi 77 persona paraqet kërkesë për falje të dënimit

Norvegjezi, Anders Breivik, i cili akuzohet për vrasjen e 77 personave, do të aplikojë për falje të dënimit.

“Me kërkesën e tij, unë kam dërguar kërkesë për falje. Kjo është një e drejtë që të gjithë të burgosurit e kanë dhe ai dëshiron ta përdorë”, tha avokati i tij, Oeystein Storrvik.

Ekstremisti i djathtë vrau tetë persona përmes shpërthimit të bombës në Oslo dhe qëlloi për vdekje 69 të tjerë në një ishull afër kryeqytetit norvegjez. Shumë prej viktimave ishin adoleshentë që po merrnin pjesë në një kamp. Sulmet e tmerrshme i kishte kryer në korrik të vitit 2011.

Ai u dënua një vit më vonë me 21 vite burgim, dënimi më i lartë sipas ligjeve norvegjeze. Breivik do të ketë të drejtë të kërkojë falje të pjesës së mbetur të dënimi, pasi t’i ketë kaluar 10 vite në burg, kohë që përmbushet në korrik të vitit të ardhshëm.

Në vitin 2015, i dënuari ishte përpjekur ta padiste shtetin norvegjez për t’u liruar nga burgu, me arsyetimin se kushtet e rrepta në të cilat po mbahej paraqesin shkelje të të drejtave njerëzore.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Grupi i Ferrit”/ Kualifikohen Franca, Gjermania dhe Portugalia

Përfundojnë dy ndeshjet e grupit F. Hungaria ka befasuar Gjermaninënë “Allianz Arena”, teksa i ka mbyllur këto 90 minuta në barazim 2-2. Hungarezët zhbllokuan...

Euro 2020/ Plotësohet rebusi i 1/8-ave, ja përballjet me eleminim direkt

KALENDARI I 1/8-AVE E Shtunë 26 Qershor Uells vs Danimarkë (18:00, Amsterdam) Itali vs Austri (21:00, Londër) E Diel 27 Qershor Holandë vs Rep. çeke (18:00, Budapest) Belgjikë...

Izraeli paralajmëron masa për shkak të variantit Delta

Izraeli njoftoi të mërkurën (23 qershor) se do të shtyjë lehtësimin e hyrjes së turistëve individualë për shkak të shqetësimeve për përhapjen e variantit...

Blinken: SHBA nuk ka partner e mik më të mirë se Gjermaninë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken falenderoi të mërkurën Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel për “udhëheqjen e jashtëzakonshme” duke thënë se “SHBA nuk kanë...

Gara ‘formale” për kreun e AMA shton shqetësimet për lirinë e medias

Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik – me deputetë në përfundim të mandatit dhe të ashtuquajturën opozitë parlamentare, vendosi të mërkurën...