Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“Normalizimi” i Dosjes 339

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Duhet dalë nga letargjia e koronës

Nga Skënder Minxhozi

Ka mjaftuar një listë prej 22 fletë-arrestimesh, lëshuar nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,  në lidhje me dosjen 339 për vjedhjen e votave në zgjedhjet e 2017, e cila çoi në daljen nga Parlamenti të partive të opozitës – që të kuptojmë se kemi të bëjmë edhe një herë tjetër, me një histori banale shqiptare. Nuk është aq shumë problemi se 22 personat e akuzuar ndahen në mënyrë thuajse të barabartë mes tre partive politike kryesore, sesa fakti që me anë të këtij hetimi po shohim të shpaloset sërish nga e para filmi i vjetër i zgjedhjeve të menaxhuara keq në Shqipëri. Asgjë tjetër.

Tre qendra votimi dhe devijimet e votave aty,  kanë qenë ndër të tjera, në fokus të hetimeve që kanë çuar në arrestimet në fjalë. Janë tre qendra krejt anonime, që me siguri as banorët e lokaliteteve ku ato ndodhen, nuk jua dinë numrat me të cilët figurojnë në regjistrin e zgjedhjeve. E megjithatë janë tre mostra elektorale, që shërbejnë si prova materiale e asaj që dimë prej kohësh që s’mbahen mend: partitë që kanë numërues në komisionet e votimit, dalin mirë me llogaritë në fund të ditës. Kryesisht në kurriz të partive që nuk janë prezente në këto panele votimi.

Deri këtu historia e arresimeve të mësipërme nuk do të kishte ndonjë rëndësi të veçantë, nëse Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk do të ndërtonin mbi të teoremën më të zhurmshme, por njëkohësisht edhe më hipokrite të vjedhjes së fitores së 2017 nga maxhoranca, duke tundur në ajër dosjet 339 dhe 184.

Alibia që opozita kujtoi se gjeti tek dosjet e mësipërme kartën e artë të justifikimit të gjithçkaje i kishte vajtur ters qysh në krye të herës, kur nisën të humbin me Edi Ramën. Pasi firmosën të gjitha procesverbalet e zgjedhjeve të 2017, gjatë të cilave kishin edhe gjysmën e ministrave në qeverinë Rama, opozitarët kujtuan se gjetën formulën e kthimit të tunxhit në ar. Dibra nxorri 4500 vota diferencë mes PS dhe të tjerëve, megjithatë “fajin e kishte dosja 339”.

Një tiradë e gjatë dhe e lodhshme zhurme, krizash dhe situatash të skajshme, të gjitha të ngritura mbi pretendimin se socialistët kishin vjedhur zgjedhjet dhe provat kishin dalë sheshit. E thënë kjo nga një parti politike, e cila në vitin 2011 vodhi mandatin e bashkisë së Tiranës në sy të të gjithë shqiptarëve, mbi tavolinën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve!

Dosjet e akuzave ndaj 22 personave të përfshirë në hetimet e dosjes 339, e shfryjnë tërësisht historinë e ndërtuar keq, të vjedhjes së zgjedhjeve nga socialistët. Ato nuk shbëjnë kurrsesi fajin që mund të ketë PS në devijime apo përvetësime të caktuara votash, në Dibër dhe pjesë të tjera të territorit shqiptar. Socialistët nuk janë engjëj, por nuk janë as djajtë e vetëm të kësaj historie. Këtë tregon në mënyrë të thatë shifrore hetimi që po i drejtohet gjykimit, ku mjafton të shohësh pesëfishimin e votave nga ana e LSI në raport me vitin 2013, që të kuptosh se ata që bërtasin nuk janë gjithmonë ata që kanë të drejtë.

Arrestimet e fundit për dosjen 339, shënojnë “normalizimin” e saj, duke e futur në një hulli banale vjedhjesh nga hajdutë xhepash, të cilët gjallojnë rregullisht në të gjitha votimet shqiptare, që prej 30 vjetësh. Drama politike që u ndërtua mbi këtë dosje, shërbeu vetëm që PD të krijojë opozitën e Murrizit e Hajdarit, duke relativizuar veten dhe duke bërë me dëshirën e saj një autogol të hatashëm politik, që vazhdon ta paguajë. Këto arrestime na thonë se mbi dosjet e përgjimeve në fjalë nuk mund të ndërtohej dhe as të justifikohej piskama e revolucionit me shishe boje në dorë, që Basha u mundua të inicojë në vitin 2019.

Sa për dosjen 339 dhe “heroin” e saj Damian Gjiknurin, ai është kthyer në bashkëbiseduesin zyrtar të PD-LSI, në diskutimet e fundit për reformën e votave. Ironike, por e vërtetë.

Tags: dosja 339normalizimiskender Minxhozi

TË LIDHURA

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Mbytet një fëmijë në Korçë

Automjeti përplas 17-vjeçaren në Kamëz

Fundosja e anijes ushtarake në Dhërmi, Rama publikon pamjet mahnitëse

Fundosja e anijes ushtarake në Dhërmi, Rama publikon pamjet mahnitëse

Miratohen masat/ Shqiptarët duhet të kenë testin negativ nëse duan të futen në Kosovë

Miratohen masat/ Shqiptarët duhet të kenë testin negativ nëse duan të futen në Kosovë







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë
Politikë

Të enjten nis muaji i Ramazanit, Veliaj: Agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë

by mirseda
22:36 | 18/02/2026
0

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka uruar nga qelia besimtarët myslimanë për një muaj Ramazani të...

Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!

Pas daljes nga BBVK, Labinot Rexha kërcënon Leonora Jakupin!

21:57 | 18/02/2026
Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

Shembet toka në Delvinë, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

21:48 | 18/02/2026
Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

Protesta e 20 shkurtit, Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën

21:31 | 18/02/2026
Noka nga Bulqiza: Të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë

Noka nga Bulqiza: Të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë

21:12 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com