E premte, 15 Janar, 2021
3 C
Tirana

Fundosja e anijes ushtarake në Dhërmi, Rama publikon pamjet mahnitëse

Zhvillimi i turizmit nënujor është promovuar sot në zonën ujore të Dhërmiut. Një anije e marinës detare shqiptare e vitit 1974, është fundosur për t’u kthyer në një atraksion turistik nënujor për të pasionuarit e zhytjes.

Anija që u fundos sot në Dhërmi, ka ardhur në Shqipëri në vitin 1974, dhe ka qenë pjesë e marinës së Vlorës.

Anija do të mund të vizitohet nga të pasionuarit pas sportit të zhytjes. Në projekt janë parashikuar të zhyten edhe anije të tjera ushtarake, që kanë dalë jashtë funksionit.

Për këtë rast, kryeministri Rama thotë se tashmë është një destinacion i ri për zhytje.

Statusi

#BeautifulAlbania 🇦🇱❤️

Një destinacion i ri për zhytje🌊
Kjo ish anije ushtarake🛥️, tashmë do të shërbejë si një atraksion turistik nënujor🌅

#Dhërmi😊

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA vijon tërheqjen e trupave nga Afganistani, kanë mbetur vetëm 2.500

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada,...

Aksidenti me 4 viktima/ Momenti i parakalimit të gabuar të ‘Citroen-it’ (Video)

Publikohet video e aksidentit që i mori jetën 4 shtetasve nga Kosova në Rrugën e Kombit, mbrëmjen e djeshme (14 janar). Në videon e publikuar...

Rigoni dhe samiti i Tiranës

Nga: Frrok Çupi Këtu është në plan një samit dialogu mes shteteve fqinje, por njëkohësisht disa kanë lëshuar fjalë kundër, sikur ‘u bëmë ne shqiptarët...

Vllaznia me njërën dorë te titulli, Teuta zhyt Bylisin në krizë

Përfundojnë dy ndeshjet që hapën siparin e javës së 14 të Kategorisë Superiore. Teuta mundi me rezultatin e pastër 2-0 Bylisin, dhe me këtë fitore...

Nuk mbajti premtimin për ujësjellësin, banorët lidhin te pema kreun e komunës

Kryetari i komunës në qytetin jugor meksikan Chiapas, Oscar Ramirez është lidhur nga banorët e zonës, pasi nuk mbajti premtimin për ndërtimin e një...