Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Nju Jork/Festimi i Vitit të Ri në “Udhëkryqin e Botës”

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Nju Jork/Festimi i Vitit të Ri në “Udhëkryqin e Botës”

Sheshi Times Square në Nju Jork është vendndodhja për një nga festat më të mëdha të vitit, të shënuar me uljen dramatike të një topi të kristaltë ndërsa një turmë gati prej një milion njerëzish festojnë Vitin e Ri. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Evgeny Maslov përgatiti materialin.

Tradita është më shumë se njëqind vjeçare. Festa e parë u mbajt më 31 dhjetor të vitit 1907. Një ballonë zbriti nga lart përmes turmës. Tani, është e pamundur për njujorkezët dhe ata që ndjekin nëpërmjet ekranit në mbarë botën ta imagjinojnë pragun e Vitit të Ri pa topin e famshëm që përbëhet nga më shumë se dy mijë e gjysmë copëza kristali dhe 32 mijë drita.

Topi i parë peshonte pak më shumë se 300 kilogramë dhe ishte 1.5 metra në madhësi. Sot, topi është më shumë se 3 metra e gjysmë në diametër dhe peshon më shumë se pesë ton. Çdo vit ai ka një temë të veçantë.

“Këtë vit, topi me kristale Waterford ka temën “Dhurata e qetësisë dhe paqes”, e cila pas një viti 2017 që ishte plot zemërime dhe vështirësi, është një temë që ne mendojmë se i përshtatet me të vërtetë asaj që na duhet, ndërsa bëhemi gati të mirëpresim 2018-ën”, thotë Tim Tompkins, president i Times Square Alliance.

Pjesët e kristalta të topit prodhohen tradicionalisht nga kompania irlandeze Waterford. Zejtarët ndodhen në Nju Jork dhe po punojnë për t’i instaluar ato, bazuar në vizatime që ilustrojnë temën e këtij viti.

“Nëse shikoni nga afër, mund të vini re detaje sipas temës së këtij viti. Ju mund të shihni flutura të ndërthurura sikur po vallëzojnë bashkarisht. Kjo simbolizon ne, si individë, ne si qenie njerëzore që të jemi versioni më i mirë i vetvetes në çdo kohë” thotë Tom Brennan, i kompanisë Waterford Crystal.

Ulja e topit në mesnatë është vetëm një pjesë e festimit. Mbi një milion dollarë shpenzohen për sigurinë dhe argëtimin për aktivitetin e Vitit të Ri, i cili ndiqet kudo në botë.

“Kemi një program të bukur këtij viti. Në orën 18:00 do të ndriçojmë dhe do të ngremë topin e Vitit të Ri Waterford Crystal në Sheshin Times Square, dhe pastaj do të kemi shfaqje muzikore të mahnitshme”, thotë Jeff Strauss, i kompanisë Countdown Entertainment.

Përveç një milion turistëve që priten të shikojnë festimin e Vitit të Ri në Sheshin Times Square, 175 milionë njerëz do ta ndjekin transmetimin në televizion jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por në mbarë botën ndërsa mirëpritet 2018-a.

Tags: “Udhëkryqin e Botës”FestimiNju JorkVitit të Ri

TË LIDHURA

Përplasje e re mes Nicki Minaj dhe Cardi B, përfshihen edhe fëmijët
Kuriozitete

Përplasje e re mes Nicki Minaj dhe Cardi B, përfshihen edhe fëmijët

12:52 | 01/10/2025
Inteligjenca artificiale do të kërkojë për ju shpirtin binjak
Kuriozitete

Inteligjenca artificiale do të kërkojë për ju shpirtin binjak

14:38 | 30/09/2025
Sulmi kibernetik futi në kaos aeroportet e Europës, autoritetet angleze arrestojnë 40-vjeçarin që dyshohet se fshihet pas tij
Kuriozitete

Sulmi kibernetik futi në kaos aeroportet e Europës, autoritetet angleze arrestojnë 40-vjeçarin që dyshohet se fshihet pas tij

14:30 | 24/09/2025
Next Post
“Olympiastadion”, nga propaganda Naziste tek triumfet e mëdha të futbollit

“Olympiastadion”, nga propaganda Naziste tek triumfet e mëdha të futbollit

“Unë nuk shkruej urime, as për Krishtlindje, as për Bajram, as për ditëlindje…”

“Unë nuk shkruej urime, as për Krishtlindje, as për Bajram, as për ditëlindje…”

Transferimet më të goditura të vitit 2017 (Foto)

Transferimet më të goditura të vitit 2017 (Foto)

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025




TË FUNDIT

Nga 100 deri në 5000 lekë/ Hyjnë në fuqi tarifat për përdorimin e Tunelit të Llogarasë, sa do të paguhet për çdo kalim
Shqipëria

Nga 100 deri në 5000 lekë/ Hyjnë në fuqi tarifat për përdorimin e Tunelit të Llogarasë, sa do të paguhet për çdo kalim

by mirseda
20:32 | 03/10/2025
0

Janë zyrtarizuar tarifat e reja për përdorimin e Tunelit të Llogorasë, duke përmbyllur procesin për vendosjen e...

Tjetër aksident në vend, polici përplas për vdekje pasagjeren sapo ajo del nga autobusi

Tjetër aksident në vend, polici përplas për vdekje pasagjeren sapo ajo del nga autobusi

20:19 | 03/10/2025
Osmani takon admiralin e NATO-s: Kosova përballet me kërcënime të vazhdueshme nga Serbia

Osmani takon admiralin e NATO-s: Kosova përballet me kërcënime të vazhdueshme nga Serbia

19:58 | 03/10/2025
U gjet i pajetë në breg të lumit Mat, dyshohet se 65-vjeçari u vra me armë zjarri, zbardhet identiteti

U gjet i pajetë në breg të lumit Mat, dyshohet se 65-vjeçari u vra me armë zjarri, zbardhet identiteti

19:38 | 03/10/2025
Veliaj ankimoi shkarkimin nga detyra në GJK, Rama me zyrtarët e PS: E largoi Këshilli Bashkiak, jo qeveria!

Veliaj ankimoi shkarkimin nga detyra në GJK, Rama me zyrtarët e PS: E largoi Këshilli Bashkiak, jo qeveria!

19:32 | 03/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com