Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Njoftimet pёr shkelje tё tё drejtave tё njeriut nga Frontex

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Njoftimet pёr shkelje tё tё drejtave tё njeriut nga Frontex

Sipas disa njoftimeve Agjencia kufitare e BE-sё Frontex, duhet tё ketё mbyllur sytё ndaj shkeljes sё tё drejtave tё njeriut prej nёpunёsve nё vendet pёrkatёse. Po ashtu edhe vet Frontex njoftohet tё ketё kryer shkelje.

Nё zyrёn e shtypit tё agjencisё europiane pёr mbrojtjen e kufijve, Frontex, situata ishte mjaft kaotike. Kjo zyrё po pёrgatit njё prononcim, lidhur me njotimet e fundit, tha zёdhёnsja e Frontex-it n Varshavё, Izabella Cooper, gjatё njё telefonate tё shkurtёr. Deklarata pёrmbante njё gjysmё pёrgёnjeshtrimi tё akuzave, tё bёra publike nga Bayerische Rundfunk nё Gjermani dhe gazeta britanike “Guardian”. Punonjёs tё mbrojtjes kufitare, qё janё direkt nё varёsi tё Frontex-it, nuk janё pёrfshirё nё eksese dhune ose nё procedura tё jashtёligjshme pёr dёbimet nё kufijtё e jashtёm tё BE-sё, thuhet nё deklaratёn e agjencisё pёr mbrojtjen kufitare. Pёr nёpunёsit vendas, si p.sh. nё kufijtё e jashtёm tё BE-sё nё Hungari apo nё Bullgari, tё cilёt dёbojnё migrantёt duke shkelur ligjet pёrkatёse, nuk ёshtё pёrgjegjёs Frontex-i.

Zёdhёnsja e Komisionit tё BE-sё nё Bruksel, Mina Andreeva, tha se ёshtё e rёndёsishme qё tё bёhet dallimi mes nёpunёsve kombёtarё tё mbrojtjes kufitare dhe Frontex-it.

Komisioni i BE-sё do t’i verifikojё akuzat

Media gjermane Bayerische Rundfunk dhe gazeta britanike “Guardian” iu referohen informacioneve tё brendshme tё Frontex-it, ku pёrshkruhet, se si punonjёsit e kufirit nga Hungaria, Bullgaria apo Greqia i godasin refugjatёt dhe migrantёt, i ndjekin ata me qen nёpёr pyll pёr t’i kthyer ilegalisht nё kufirin qё sapo e kanё kaluar. Zёdhёnёsja e Komisionit konfirmoi ekzistencёn e dokumentave tё brendshme.”Ka informacione, qё iu paraqitёn kёshillit tё menaxhimit tё agjensisё. Kjo tregon, se ka njё mekanizёm, pёr tё mbikqyrur, nёse dhe si repsketohen tё drejtat e njeriut gjatё tё gjitha aktiviteteve tё Frontex-it “, tha Mina Andreeva.

Vёrtetё qё brenda autoritetit tё Frontex-it ka njё tё ngarkuar pёr tё drejtat e njeriut. Tё gjithё mbrojtёsit e kufirit i nёnshtrohen detyrimit pёr tё raportuar, nё rast se vёzhgojnё shkelje tё tё drejtave tё njeriut, deklaroi zёdhёnёsja e agjensisё kufitare nё Varshavё. Por kjo agjenci i hodhi poshtё „kategorikisht” akuzat, se punonjёsit e Frontex-it gjatё fluturimeve pёr dёbimin e migrantёve shkelin tё drejtat e njeriut. „Çdo formё e dhunёs ose e keqtrajtimit tё refugjatёve apo migratёve ёshtё e papranueshme. Ne do t’i verifikojmё tani kёto akuza me mbrojtjen kufitare tё BE-sё dhe do tё reagojmё konform”, deklaroi zёdhёnsja e Komisionit tё BE-sё, Andreeva.

Frontex i hedh poshtё nё prononcimin e vet kёto akuza duke tёrhequr vёmendjen, se misioni i tij nё vendet anёtare ёshtё vetёm konsulenca nё kufi. Vendimet sovrane nuk mund tё merren prej mbrojtёsve kufitar tё BE-sё. Shumё prej tyre janё vetёm personel „i huazuar”. Aktualisht p.sh. janё aktiv nё Greqi 105 punonjёs gjermanё tё kufirit nёn mandatin e Frontex-it. Autoriteti i mbrojtjes kufitare tё BE-sё, qё ka ndёrkohё rreth 1500 punonjёs, nuk ka „autoritet ndaj qendrimit tё policёve kufitar kombёtar dhe nuk ka as mandat tё plotfuqishёm veprimi pёr tё kryer hetime nё territorin e vendeve anёtare tё BE-sё”.

Frontex-i prej disa vitesh ka njё forum konsultativ, nё tё cilin janё tё pёrfaqёsuar organizatat e refugjatёve Kryqi i Kuq dhe OKB. Stefan Keßler, kryetari i kёtij forumi tё Frontex-it i tha DW-sё, se ai nuk habitet pёr njoftimet mbi shkelje tё tё drejtave tё njeriut, por pёr tё ёshtё befasues informacioni, qё tani akuzohen direkt punonjёs tё Frontex-it. “Frontex-i mund tё bёjё mё shumё, veҁanёrisht qё tё hulumtojё mё intensivisht shkeljet e tё drejtave tё njeriut”, mendon Stefan Keßler.

Frontex-i i pyetur nga DW vuri nё dukje, se deri tani ende nuk ka ndonjё ankesё ndaj punonjёsve tё Frontex-it gjatё angazhimit tё tyre nё kufi. E madje kjo edhe pse njё ankesё fare thjeshtё mund tё ngrihet nё faqen e internetit tё Frontex-it.

„Autoriteti Europian i Mbrojtjes Kufitare dhe Truproja Bregdetare”, sikurse do tё jetё emri i ri i Frontex-it, vitet e ardhёshme do tё zgjerohet masivisht. Deri nё vitin 2027 do tё jenё nё gatishmёri pёr veprim 10.000 punonjёs kufiri si „rezervё e pёrhershme”, qё mund tё kёrkohen prej vendeve anёtare. Presidentja e re e Komisionit tё BE-sё, Ursula von der Leyen, do qё gatishmёria pёr veprim e kёtij autoriteti tё realizohet qё nё vitin 2024. Financimi dhe mandati i saktё pёr kёtё autoritet vazhdojnё tё jenё tё diskutueshme ndёr vendet anёtare tё BE-sё, tё cilёt kanё kontrollin./DW

Tags: bee njeriutFrontexshkeljetë drejtat

TË LIDHURA

Netanyahu: Eliminimi i liderëve të Hamasit do të përfundonte luftën në Gaza
Bota

Netanyahu: Eliminimi i liderëve të Hamasit do të përfundonte luftën në Gaza

22:43 | 13/09/2025
Protestat masive kundër korrupsionit! Mblidhen partitë kryesore në Nepal, ja çfarë vendosën
Bota

Protestat masive kundër korrupsionit! Mblidhen partitë kryesore në Nepal, ja çfarë vendosën

20:08 | 13/09/2025
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali
Bota

Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

19:51 | 13/09/2025
Next Post
Pas ndarjes, Stresi zgjedh këtë mënyrë për t’u ‘hakmarrë’ ndaj Keisit

Pas ndarjes, Stresi zgjedh këtë mënyrë për t’u 'hakmarrë' ndaj Keisit

Kosova: Serbia po tallet me viktimat e luftës

Kosova: Serbia po tallet me viktimat e luftës

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të policëve në raport me popullsinë

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të policëve në raport me popullsinë

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Napoli feston në Firenze, kampionët e Italisë tregojnë forcën
Sport

Napoli feston në Firenze, kampionët e Italisë tregojnë forcën

by mirseda
22:52 | 13/09/2025
0

Napoli ka mundur 1-3 Fiorentinën në Firenze. Për kampionët e Italisë, belgu De Bruyne dhe Hojlund vendosën...

Netanyahu: Eliminimi i liderëve të Hamasit do të përfundonte luftën në Gaza

Netanyahu: Eliminimi i liderëve të Hamasit do të përfundonte luftën në Gaza

22:43 | 13/09/2025
Gjendet e vdekur kinezja në Durrës, ishte në një taksi te “Ura e Dajlanit”

Gjendet e vdekur kinezja në Durrës, ishte në një taksi te “Ura e Dajlanit”

22:02 | 13/09/2025
“Më preu rrugën një dhelpër” – 45-vjeçarja me motoçikletë pa kaskë përfundon në kanal, në spital me urgjencë

“Më preu rrugën një dhelpër” – 45-vjeçarja me motoçikletë pa kaskë përfundon në kanal, në spital me urgjencë

21:34 | 13/09/2025
Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos, policia: Lënda plasëse u gjet në vazot e luleve

Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos, policia: Lënda plasëse u gjet në vazot e luleve

21:29 | 13/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com