Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Njihuni me ushtaraku nazist, që u shndërrua në legjendën e forcave speciale amerikane

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Njihuni me ushtaraku nazist, që u shndërrua në legjendën e forcave speciale amerikane

Në Seksionin 60 në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit në SHBA, në mesin e mijëra rreshtave me pllakatet prej graniti të bardhë të ushtarëve amerikanë të vrarë në luftë, ndodhet një memorial që mban emrin e 4 ushtarakëve të vrarë në Vietnam.

Në pamje të parë, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Edhe emri në krye të tij- majori Larry Allan Thorne – nuk është i pazakontë. Por, Larry Thorne, nuk ishte në fakt emri i tij i vërtetë. I ndjeri, ndonëse një legjendë e forcave special amerikane, me një guxim dhe trimëri të pabesueshme, ishte në të vërtetë finlandez.

Emri i tij i vërtetë ishte Lauri Allan Törni, dhe lindi në një rajon të Finlandës në vitin 1919. Në fillim luftoi për atdheun e tij kundër pushtimit sovjetik gjatë Luftës së Dimrit në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Törni ishte një luftëtar guerrilas tejet i aftë, saqë sovjetët vunë një shpërblim të majmë për kokën e tij, për shkak të viktimave të shumta që u shkaktonte njësia e drejtuar prej tij.

Shpërblimi ishte me vlerë rreth 650.000 dollarë me kursin e sotëm, dhe mesa u pa askush nuk e mori. Në vitin 1942, ai u plagos rëndë nga shpërthimi i një mine, por kjo nuk e dekurajoi. Pasi e mori veten, u rikthye në front. Në vitin 1944, gjatë asaj që finlandezët i quajtën Lufta e Vazhdueshme, ai mori Kryqi Mannerheim, versionin finlandez të Medaljen e Nderit për guximin e shfaqur në drejtimin e një batalioni të këmbësorisë.

Për fat e tij të keq, Finlanda ra në duart e komunistëve sovjetikë në vitin 1944. Por në vend se t’u dorëzohej atyre, ai iu bashkua SS-ve gjermanë, dhe kështu mund të vazhdonte të luftonte sovjetikët. Ai mori trajnim shtesë në Gjermani, dhe kërkoi më pas të rikthehej në fushën e betejës.

Por Gjermania kapitulloi shpejt, dhe finlandezi i graduar oficeri i SS-së, u arrestua nga britanikët. Pak javë më vonë, arriti të arratisej nga kampi i të burgosurve të luftës, dhe u rikthye në vendin e tij. Por edhe në Finlandë u arrestua, dhe u dënua me 6 vjet burg për tradhti, edhe pse kishte marrë medaljen e nderit.

Ai kreu vetëm gjysmën e dënimit të tij, para se të falej nga presidenti i Finlandës në vitin 1948. Rruga e Törnit drejt ushtrisë amerikane, u mundësua nga një ligj që miratoi Kongresi amerikan për krijimin e një njësie të re ushtarake: forcat speciale.

Në qershorin e vitit 1950, u miratua Ligji Lodge-Philbin, që i lejonte të huajt t’i bashkoheshin ushtrisë amerikane, dhe u jepte atyre shtetësisë amerikane, nëse shërbenin me nder për të paktën 5 vjet. Vetëm 2 vjet më vonë, kjo njësi elitë e ushtrisë amerikane do të ngrihej në bazën e Fort Brag në Karolinën e Veriut.

Përpara se ligji të anulohej në vitin 1959, në rradhët e kësaj njësie shërbyen më shumë se 200 evropiano-lindorë. Midis tyre ishte edhe Törni, i regjistruar në vitin 1954 nën emrin Larry Thorne. Përpara kësaj sovjetikët, synuan të kapin Thorne. Ishin ata që e detyruan qeverinë finlandeze ta arrestojë si bashkëpunëtor të gjermanëve gjatë luftës.

Ai do të çohej në Moskë për t’u gjykuar për krime lufte. Por Thorne kishte plane të tjera. Ai u arratis sërish, shkoi në Shtetet e Bashkuara dhe u bë pjesë e Beratave të Gjelbra. Ai u dallua shumë shpejt në këtë njësi. Për shkak të aftësive të fituara në kohën e luftës, u emërua instruktor në Shkollën e Luftës në Fort Brag, duke u mësuar rekrutëve gjithçka, nga mbijetesa tek taktikat guerile.

Në vitin 1957 do të ngrihej në rangun e kapitenit, teksa lufta e Vietnamit ishte në prag. Fillimisht, do të merrte pjesë në një mision shpëtimi tejet të guximshëm në Iran. Në vitin 1962, ai udhëhoqi misionin e rikuperimit të disa materialeve sekrete nga një avion i Forcave Ajrore të SHBA-së, që ishte rrëzua në një majë mali në kufirin Iran-Bashkimi Sovjetik.

Megjithëse 3 përpjekjet të mëhershme kishin dështuar, njësia e Thorne ia doli me sukses. Ai mision e bëri një legjendë, në mesin e forcave speciale amerikane. Në Luftën e Vietnamit, ai fitoi medaljen e Yllit të Bronztë për heroizmin e treguar, bashku me 5 Zemra të Purpurta për plagët e marra në beteja. Pavarësisht tyre, ai refuzoi të qëndronte në prapavijë, duke kërkuar komandën e operacioneve speciale.

Më 18 tetor 1965, Thorne po drejtonte misionin e parë ndër-kufitar në Laos, për të penguar lëvizjen e komunistëve vietnamezë. Duke përdorur helikopterët e Forcave Ajrore të Vietnamit të Jugut, ekipi i tij u fut me sukses brenda Laosit, duke e spastruar terrenin nga rebelët, ndërsa Thorne u nis të kthehej në bazë me një helikopter.

Rreth 5 minuta pasi ishte ngritur, në kushtet e një moti të keq helikopteri u rrëzua. Ushtria e shpalli Thorne si të zhdukur në aksion, dhe më vonë të vrarë. Mbetjet e helikopterit u gjetën para përfundimit të luftës, por trupi i Thorne nuk u gjet. Për shkak të trimërive të tij, dhe mbijetesës në shumë luftëra, kolegët e tij tek forcat speciale, nuk donin ta besonin se ai kishte vdekur. Shumë prej tyre besonin se ai i kishte mbijetuar aksidentit, dhe vazhdonte të jetonte i fshehur, ose ishte kapur rob nga vietnamezët e veriut.

Por misteri u zgjidh më në fund në vitin 1999. Eshtrat e ushtarit legjendar të forcave special, u gjetën pranë vendit të rrëzimit. ADN-ja konfirmoi se Törni kishte vdekur në atë mbrëmje fatale të vitit 1965. Ai u varros me nderime të plota ushtarake në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit më 26 qershor 2003./ TIRANA TODAY

Tags: forcave speciale amerikaneLarry Thornelegjendëushtaraku nazist

TË LIDHURA

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët
Bota

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Çështja e Presidentit/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak
Aktualitet

Çështja e Presidentit/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

21:15 | 16/04/2026
Tre të vdekur pas një aksidenti në vendin e punës në një fabrikë lëkure në Gjermani
Bota

Tre të vdekur pas një aksidenti në vendin e punës në një fabrikë lëkure në Gjermani

21:12 | 16/04/2026
Next Post
Zbardhet kallëzimi për 30 qershorin, PD thirrje prokurorisë: Heto krimet elektorale

Zbardhet kallëzimi për 30 qershorin, PD thirrje prokurorisë: Heto krimet elektorale

Vala e të nxehtit godet sërish Shqipërinë, ja sa pritet të shkojnë temperaturat

Vala e të nxehtit godet sërish Shqipërinë, ja sa pritet të shkojnë temperaturat

Dita e parë si qytetar i thjeshtë i Kosovës/ Ja si po e kalon Ramush Haradinaj

Dita e parë si qytetar i thjeshtë i Kosovës/ Ja si po e kalon Ramush Haradinaj







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com