Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Njihuni me shkrimtarin dhe përkthyesin e talentuar që burgosi Enver Hoxha

7 vjet ago
in Të Gjitha
Njihuni me shkrimtarin dhe përkthyesin e talentuar që burgosi Enver Hoxha

Nga Kastriot Dervishi/ Në radhë të parë duhet kuptuar se regjimi i Enver Hoxhës ishte triumfi i injorancës mbi inteligjencien. Ngulitja e përhapja e një regjimi të tillë të mbizotëruar nga të paditurit, veçse krijoi shtratin e një të keqeje me disa shtresa në Shqipëri.

Për këtë arsye, njerëzit e ditur, jo vetëm urreheshin, por burgoseshin, persekutoheshin e vriteshin. Sjell sot, historinë e një njeriu nga më të rrallët në historinë e studiuesve shqiptarë, Vexhi Buharasë (1920-1987), orientalist, shkrimtar dhe përkthyes me kontribute, por si emri dhe si vepra e tij, jo shumë të njohura për publikun.

Referuar hetuesisë ndaj tij, zhvilluar më 5.12.1947 nga hetuesi aspirant Emurlla Hoxha, biografia paraqitet si më poshtë. Më 1933-1943 ndjek medresenë e Tiranës. Në janar 1944 është emëruar sekretar i vakëfit të Beratit. Gjatë kësaj kohe shoqërohej me Namik Meqemenë, anëtar i Ballit Kombëtar dhe përgjegjës i rinisë së kësaj organizate në Berat. Në mars 1944, me propozim të Sejfi Protopapës ka mbajtur fjalimin me rastin e njëvjetorit të vrasjes së Jashar Cakranit.

Me hyrjen e komunistëve në Berat, është arrestuar më 18.11.1944 dhe është mbajtur 4 muaj derisa u shpall i pafajshëm. Në janar 1946 preket nga reformat (vjedhjet) e komunistëve dhe ngel pa të ardhura. Gjatë kësaj kohe rrethi i tij shoqëror është: Kol Ashta, Hekuran Zhiti, Pandi Bogadini, Ruhi Zeko, Kostaq Stefa, Famir Shehu, Qamil Shehu, Abdyl Dobrenji.

Vexhi Buharaja u arrestua më 7.9.1947 dhe u dënua me 8 vjet burgim, të cilin e vuajti në burgun e Beratit. Vuajti 2 vjet, 2 muaj dhe 12 ditë sepse u lirua me dekretin nr.962, datë 25.11.1949 (nr.113 i listës së dekretit nga burgu i Beratit) të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Në vitet 1949-1965 i japin punë të rëndomta. Më 1965-1975 punon në sektorin e historisë në Institutin e Historisë, ku përkthen mbishkrimet osmane e arabe me vlerë për historinë e Shqipërisë. Nga kjo periudhë Vexhi Buharaja fitoi emër të mirë.

Ai u bë pjesë e një grupi orientalistësh që dha kontribut themelor në historiografinë shqiptare. Kam pasur rastin të lexoj në AQSH përkthime me laps të këtij grupi njerëzish të mirë, vepra e të cilëve nuk është e identifikuar e gjitha. Sigurisht edhe plagjiatura është e mundshme t’i ketë ndodhur, d.th. që tgë tjetër të kenë përfituar nga puna e tij. Më 1975 Buharaja dëbohet nga Tirana dhe dërgohet në Berat.

Një dosje e Sigurimit vijonte të ishte për të. Në ato vite të dëbimit, tregojnë se një grup studiuesish gjermanë që vizitoi Shqipërinë donte ta takonte. Njerëzit e regjimit komunist gënjyen duke thënë se Buharaja kish vdekur. Gjermanët deshën ta nderonin duke i vizituar varrin. Atëherë komunistët, krejt të paimagjinueshëm në barbaritë e tyre, i çuan të huajt në një varr të rremë, në të cilin ata menduan se nderuan Buharanë.

Historia e dënimit

Buharaja ishte pjesë e një “grupi” që mendohej se ishte i lidhur me anglo-amerikanët për rrëzimin e të ashtuquajturit “pushtet popullor”. Procesi ndaj tyre, mbyll asgjësimin e goditjes së inteligjencies beratase. Çështja e këtij “grupi” u gjykua nga Gjykata Ushtarake e Elbasanit, me veprim në Berat, e përbërë nga kapitenët e parë Bexhet Mema (kryetar), Agush Gjergjevica (anëtar) dhe aspirant Hysen Pëllumbi (anëtar), duke pasur pranë prokurorin kapiten II Aranit Çela. U gjykua me një grup personash (gjithsej 14).

Prokuroria Ushtarake e Beratit i akuzonte se “kanë zhvilluar aktivitet të gjithanshëm kundër pushtetit popullor dhe integritetit të Republikës, kanë marrë pjesë në organizatat dhe rreshtat tradhtare, të cilat kanë pasur për qëllim krijimin e një gjendje të tillë që të lejonte rrëzimin e pushtetit me violencë dhe okupimin e vendit tonë nga imperialistët anglo-amerikanë dhe monarko-fashistët grekë, kanë zhvilluar propagandë antipopullore, janë lidhur me të arratisur kriminelë lufte, kanë dhënë informata me karakter ushtarak, politik dhe ekonomik, spiunazhit të huaj, kanë sabotuar reformat e mëdha të pushtetit popullor, si dhe kanë tentuar formimin e çetave të armatosura për të goditur pushtetin”. Përgjithësisht të akuzuarit i mohuan akuzat.

Vexhi Buharaja deklaronte se kish dëgjuar se ata që nuk kishin ndihmuar komunistët do të hiqeshin nga puna, do burgoseshin dhe do të zëvendësoheshin me kuadro të rinj. Çështjen deri në gjykatë e kish ndjekur prokurori Nasi Bandilli, por në fund u shfaq Aranit Çela. Rastin e trajtonte Seksioni i Sigurimit në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Berat (me shef Arif Selenica), me drejtor Strati Papën. Në bazë të ligjit nr.372, datë 12.12.1946, me vendimin nr.9, datë 10.1.1948, gjykata i deklaoi fajtorë dhe i dënoi si më poshtë:

-Kostaq Vangjel Stefa (1905), lindur e banues në Berat, arrestuar më 9.9.1947, u dënua me vdekje, pushkatim.

-Ali Ruzhdi Orizaj (1912), lindur në Berat, banues në Orizaj, arrestuar më 8.9.1947, me 20 vjet burgim.

-Bektash Vefik Numani (1911), lindur e banues në Berat, arrestuar më 8.9.1947, me 20 vjet burgim.

-Izedin Halim Haznedari (1921), lindur e banues në Berat, arrestuar më 27.12.1946, me 20 vjet burgim.

-Andon Anastas Ziu (1908), lindur e banues në Berat, arrestuar më 8.9.1947, me 15 vjet burgim.

-Tok Angjel Salepi (1896), lindur e banues në Berat, arrestuar më 12.9.1947, me 15 vjet burgim.

-Miti Kristo Topija (1923), lindur e banues në Berat, arrestuar më 8.9.1947, me 10 vjet burgim.

-Vexhi Ibrahim Buharaja (1920), lindur në Veterik e banues në Berat, arrestuar më 7.9.1947 me 8 vjet burgim.

-Selami Halil Tepelena (1913), lindur e banues në Berat, arrestuar më 8.9.1947 me 5 vjet burgim.

-Fatmir Adem Shehu (1912), lindur e banues në Berat, arrestuar më 27.4.1947 me 4 vjet burgim.

-Asim Ali Agaçi (1907), lindur e banues në Sukë, arrestuar më 28.8.1947 me 2 vjet burgim.

-Selfo Kareman Hoxha (1860), (87 vjeç) lindur e banues në Dunavec, arrestuar më 19.10.1947 me 2 vjet me kusht.

-Muharrem Mehmet Siqeca (1865) lindur e banues në Kurjan, arrestuar më 11.9.1947, me 2 vjet me kusht.

-Qazim Hamit Luka (1914), lindur në Librazhd, arrestuar më 30.5.1947, i pafajshëm/55 news/

Tags: e talentuarenver hoxhaNjihunipërkthyesinshkrimtarin

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Publikohet dokumenti/Dëshpërimi i madh ruso-serb, i rikthehen akuzave për trafik organesh nga Shqipëria

Publikohet dokumenti/Dëshpërimi i madh ruso-serb, i rikthehen akuzave për trafik organesh nga Shqipëria

Mediat e huaja: Goditje e frikshme ndaj biznesit të basteve në Shqipëri

Rama ultimatum portaleve: Gjobë kush shpif, do ndëshkohen edhe kopjacët

Shqipëria nuk di të shënojë, por me të në fushë kuqezinjtë nuk njohin humbje

Datat/Ja kur do të zhvillohen ndeshjet e Shqipërisë për ‘Euro 2020’

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Koçiu: Gatishmëri maksimale dhe personel i shtuar për përballimin e sezonit turistik
shendetesi

Koçiu: Gatishmëri maksimale dhe personel i shtuar për përballimin e sezonit turistik

by mirseda
19:47 | 05/06/2025
0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me drejtuesit e spitaleve rajonale...

Laert Vasili bënë atë që nuk pritej për ish banoren e BBVA

Laert Vasili bënë atë që nuk pritej për ish banoren e BBVA

19:37 | 05/06/2025
Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani: Moskonstituimi dëmton përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani: Moskonstituimi dëmton përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike

19:34 | 05/06/2025
“Je i pashpresë”, Berisha ‘shpërthen’ ashpër: Rama nuk mashtron më askënd, Brukseli e di të vërtetën për zgjedhjet

“Je i pashpresë”, Berisha ‘shpërthen’ ashpër: Rama nuk mashtron më askënd, Brukseli e di të vërtetën për zgjedhjet

19:20 | 05/06/2025
Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

19:01 | 05/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com