Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Njihuni me fshatin ku fshihet thesari i Aleksandrit të Madh

6 vjet ago
in Kultura, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Njihuni me fshatin ku fshihet thesari i Aleksandrit të Madh

Miraka është fshati mes Elbasanit dhe Librazhdit ku kërkohet thesari i Aleksandrit të Madh. Fshati ka pozicion të çuditshëm gjeografik. Në anën veriore ndodhet një shkrep i lartë që banorët e thërrasin Guri i Borjes. Shkëmbi gri ka një varg shpellash dhe majash të thepisura.

Është mjaft e vështirë të ngjitesh në majën e malit. Megjithatë pikërisht në këtë vend ekzistojnë rrënojat e një kështjelle të lashtë.

Në anën jugore ndodhet Ura e Kamares mbi lumin Shkumbin. Ura u ndërtua në mesjetë. Ajo lidh dy anët e rrugës antike Egnatia, e cila pasi zbret nga malet e Polisit, vazhdon rrëzë gurit të Borjes dhe më pas gjarpëron drejt Ohrit.Sipas gojëdhënës, por edhe sipas intenerarit të hartave që aktualisht ndodhen në duart e disa kërkuesve në perëndim, në gurin e Borjes ose diku rreth urës së Kamares fshihet një thesar i paçmuar i Aleksandrit të Madh.

Historia e thesarit ka ngacmuar kureshtjen e eksploratorëve që shekullin e kaluar. Por kërkimet i intensifikuan sidomos pas viteve 90. Në mes të këtyre viteve, një kërkues 72 vjeçar nga Anglia arriti me një hartë në dorë në të cilën ishte e detajuar e gjithë vija Egnatia.

“Turisti” i vjetër kërkoi ndihmën e banorëve të zonës, madje kreu edhe disa gërmime private përgjatë rrugës shekullore si në banjot antike në Bradashesh, në kalanë e Mengëlit, në Malin e Borjes në afërsi të disa urave etj.

Kulmi i kërkimeve u regjistrua në vitin 2002 . Gjatë këtij viti në malin e Borjes u kryen gërmime nga ekspedita të posaçme qeveritare të ardhura nga Tirana. Aq e besueshme ka qenë prania e një thesari në malin e Borjes sa ekspeditat ruheshin nga forcat speciale të cilat nuk lejonin afrimin e kureshtarëve të thjeshtë.

Ende nuk dihet fati i gërmimeve në gurin e Borjes. Por sipas të dhënave kërkimet dështuan. Në fshat u përhap fjala se kërkuesit u tërhoqën të frikësuar pasi gjatë gërmimeve u vranë dhe u aksidentuan, madje një grup prej tyre u sulmua edhe nga gjarpërinjtë e shpellave.

Pas zhgënjimit në malin e Borjes, gërmimet u zhvendosën në kahun tjetër atje ku ndodhet ura e Kamares, një kryevepër mesjetare e ngritur në vitin 1715 nga Ahmet Aga Bicakciu, arkitekt i perandorisë osmane. Që nga ajo kohë ura u ka shërbyer banorëve të zonës së Polisit të cilët edhe sot e konsiderojnë atë si një dhuratë me vlerë.

Ura është shpallur edhe monument kulture. Ka pësuar disa grabitje gjatë 15 viteve të fundit. Një pjesë e gurëve të kalldrëmit janë zhdukur, ndërsa parmakët anësorë kanë pësuar dëmtime të mëdha dhe thuajse nuk janë më funksionale. Hajdutët kanë përvetësuar edhe një pllakë të shkruar arabisht e cila i dedikohej ndërtuesit të saj.

Gjatë vitit të fundit banorët e zonës kanë konstatuar disa gropa që hapen gjatë natës në rrënjë të rrepave që ndodhen përreth kësaj ure. Janë kërkues thesaresh që veç kazmave dhe lopatave tani po përdorin edhe pajisje të sofistikuara për të rënë në gjurmë të këtij thesari.

Kërkuesit e antikuareve dyshojnë se, diku në mal ose afër urës, fshihet një thesar. Dhe ethet e gjetjes së tij sa vijnë e shtohen. Banorët e Mirakës tashmë janë të bindur se diçka me vlerë fshihet në tokën e tyre

Tags: “Aleksandrin e Madh”ElbasanlibrazhdMiraka

TË LIDHURA

“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!
Politikë

“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!

14:02 | 11/02/2026
Dhuna në protestë: një efektiv në gjendje të rëndë, ja si paraqiten policët e plagosur
Aktualitet

Dhuna në protestë: një efektiv në gjendje të rëndë, ja si paraqiten policët e plagosur

13:57 | 11/02/2026
Dhunoi 51-vjeçarin dhe i mori automjetin, arrestohet pas një viti i riu në Bulqizë
Aktualitet

Dhunoi 51-vjeçarin dhe i mori automjetin, arrestohet pas një viti i riu në Bulqizë

13:53 | 11/02/2026
Next Post
Skandali i UEFA-s, bën Kosovën pjesë të Serbisë

Skandali i UEFA-s, bën Kosovën pjesë të Serbisë

“Fotografia e rrallë” Kur kanali i Korfuzit quhej kanali shqiptar

"Fotografia e rrallë" Kur kanali i Korfuzit quhej kanali shqiptar

Durrës/ Humb jetën këngëtari, përplaset me trafikndarësen

Tjetër aksident në vend, humb jetën një person në Laç (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Greqia ende e pavendosur: Do t’i përgjigjemi ftesës në ditët në vijim
Bota

Bordi i Paqes, Greqia ende e pavendosur: Do t’i përgjigjemi ftesës në ditët në vijim

by mirseda
14:11 | 11/02/2026
0

Greqia do t’i përgjigjet zyrtarisht brenda pak ditëve të ardhshme një ftese për të marrë pjesë në...

“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!

“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!

14:02 | 11/02/2026
Dhuna në protestë: një efektiv në gjendje të rëndë, ja si paraqiten policët e plagosur

Dhuna në protestë: një efektiv në gjendje të rëndë, ja si paraqiten policët e plagosur

13:57 | 11/02/2026
Dhunoi 51-vjeçarin dhe i mori automjetin, arrestohet pas një viti i riu në Bulqizë

Dhunoi 51-vjeçarin dhe i mori automjetin, arrestohet pas një viti i riu në Bulqizë

13:53 | 11/02/2026
Padia e Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado, caktohet data e seancës përgatitore

Padia e Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado, caktohet data e seancës përgatitore

13:46 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com