Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Njihuni me F-35-tën, super avionin luftarak që po mahnit globin

8 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji
Njihuni me F-35-tën, super avionin luftarak që po mahnit globin

Është avioni luftarak më i avancuar ndonjëherë, thonë projektuesit e tij. Bëhet fjalë për modelin F-35, projektin trilion dollarësh të debatuar të Pentagonit. Avioni luftarak i gjeneratës tjetër ka tani rastin të tregojë se çfarë është në gjendje të bëjë.

Marina amerikane u dha një rast të rrallë gazetarëve që të shikojnë nga afër modelin F-35 se si testohet për betejë.

Këto lloj provash të quajtura “integrim i flotës” kanë për qëllim të tregojnë se modeli F-35, me kosto prej 120 milion dollarësh secili, funksionon mjaft mirë në bashkërendim me avionët e tjerë në misione luftarake.

Admirali Dale E. Horan drejton projektin për integrimin e modelit të ri në flotën luftarake.

“Është hera e parë që testojmë modelin F-35C në det, të integruar në rrjetin Marinës dhe duke kryer misione të caktuara që nga trajnimi i pilotit për ngritjen dhe uljen nga luftanija.”

Kompania “Lockheed Martin” fitoi tenderin në fillim të viteve 2000 për të prodhuar këtë avion, që njihet edhe si “Joint Strike Fighter”, duke patur në mendje një mjet ajror të pazbulueshëm nga radari me fuqi zjarri të pashembullt, me aftësi elektronike të avancuara për t’u përballur me kërcënimet në rritje nga Kina dhe Rusia.

“Mund të them se, që nga integrimi i ekipeve sëbashku me luftanijet dhe ardhja e tyre këtu, gjithçka po shkon sipas parashikimeve. Po ta shikosh nga posti i vëzhgimit, modeli i ri duket njëlloj si avionët e tjerë në fluturim dhe nga nisja”, thotë zoti admirali.

Por projekti u përball me pengesa që nga fillimi. Një raport i fundit gjeti pothuajse 1 mijë probleme teknike që duheshin rregulluar.

Këtu përfshiheshin që nga helmeta e avancuar e pilotit që mund të pengonte pamjen e deri tek mbulesa speciale që e bën të padukshëm avionin tek radarët, e cila mund të shkrihej nga nxehtësia kur avioni tejkalon shpejtësinë e zërit.

“Duam të shohim se sa përshtatet me aeroplan-mbajtësen, si mund të mirëmbahet, si mund të sigurohen pjesët e këmbimit dhe riparimi. Sa i mirë është për misione apo cilat janë përfitimet. Këto do të përfshihen në raportet e ekipit të provave”, thotë admirali Horan.

Marina luftarake shpreson që vitet e shpenzuara për rregullimin e këtyre problemeve, do të tregojnë rezultate. Vitin që vjen, qeveria do të vëndosë nëse do të fillojë prodhimin në seri të modelit F-35, transmeton voa. Kjo nënkupton një investim prej 400 miliardë dollarësh gjatë 10 vjetëve të ardhshëm duke ofruar avionë luftarakë edhe për aleatët në mbarë botën. Nëse modeli F-35 e kalon provën finale, dislokimi i tij do të bëhet në vitin 2021.

Tags: avioninF-35-tënglobinluftarakmahnitNjihunisuper

TË LIDHURA

Historike në Britaninë e Madhe, lind foshnja e parë me transplant mitre nga një donatore e vdekur
Bota

Historike në Britaninë e Madhe, lind foshnja e parë me transplant mitre nga një donatore e vdekur

09:40 | 25/02/2026
WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj
Kuriozitete

WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj

09:15 | 12/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Kërkesa e Ronaldos fut në “ankth” Juventusin, ja çfarë i trembet portugezi

Kërkesa e Ronaldos fut në “ankth” Juventusin, ja çfarë i trembet portugezi

Vetëm dy minuta dhe zhbllokohet ndeshja Parma-Juventus (Video)

Vetëm dy minuta dhe zhbllokohet ndeshja Parma-Juventus (Video)

Franca ndërmerr hapa për të mbrojtur ‘shfarosjen’ e bletëve

Franca ndërmerr hapa për të mbrojtur ‘shfarosjen’ e bletëve







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com