OKB kohë më parë, kishte tërhequr vërejtjen se gati gjysma e bartësve të polenit në botë (sidomos bletët dhe fluturat) janë në rrezik zhdukjeje.
Në Francë ka hyrë në fuqi ndalimi i pesë llojeve të pesticideve neonikotinoide, me çka ky vend ka vendin prijës në luftën kundër kimikateve përgjegjëse për zvogëlimin drastik të bletëve.
Vendimin e Francës e kanë përshëndetur aktivistët për mbrojtjen e ambientit dhe bletarët, por po e kundërshtojnë kultivuesit e repës së sheqerit dhe drithrave, të cilët thonë se nuk kanë alternativë efikase për të mbrojtur të mbjellat nga dëmtuesit.
Në fakt, në BE janë në fuqi tri ndalesa të tre llojeve të neonikotinoideve në të mbjella: imidaklopridit, klotianidinit dhe tiametoksamit.
Franca i ka ndaluar edhe dy lloje tjera (acetamipridin e tiaklopridin), madje jo vetëm në fusha, por edhe në serra.
Këto isekticide janë në përdorim që nga të nëntëdhjetat dhe edhe sot përdoren me shumicë. Por, më vonë u kuptua se u bëjnë dëm shumë bletëve, sepse ua shkatërrojnë ciklin riprodhues, ua dëmtojnë aftësitë e navigimit si dhe rezistencën ndaj sëmundjeve, transmeton tg.
OKB para do kohe ka tërhequr vërejtjen se gati gjysma e bartësve të polenit në botë (sidomos bletët dhe fluturat) janë në rrezik zhdukjeje.