Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Njihuni me Dionisin, gjeniu 5-vjeçar që ka lexuar 700 libra

9 vjet ago
in Të Gjitha
Njihuni me Dionisin, gjeniu 5-vjeçar që ka lexuar 700 libra

Vogëlushi që shihni në foto është vetëm 5 vjeç, por ka lexuar me siguri më shumë libra se shumë të rinj shqiptarë.

Quhet Dionis Senjo dhe është djali i një çifti onkologësh nga Tirana. Dionisi ka plot 2222 ndjekës në faqen e tij në Facebook dhe njihet për inteligjencën e tij.

Në moshën 1-vjeçare, Dionisi ka treguar interes mbi të mësuarit e shkronjave, numrave dhe formave gjeometrike. Gjithashtu, në po këtë moshë, ai ka mësuar emrat e të gjitha kafshëve në shqip dhe në anglisht, si edhe ka mundur të formojë ‘puzzles’ për moshat 4 vjeç.

Dionisi ka mësuar të lexojë dhe të shkruajë numrat dhe shkronjat në shqip dhe në anglisht brenda pak muajsh, ndërsa në moshën 2-vjeçare ka shkruar diktim.

Inteligjenca e vogëlushit i ka lënë prindërit e tij të habitur, ndërsa brenda pak muajsh zbuluan se i biri ka mësuar alfabetin rus në formë të shkruar.

“Ne ia ndaluam sepse kemi menduar se nuk do të jetë e dobishme për të në të ardhmen dhe kështu e orientuam në alfabetin grek që ai e ka mësuar në një pasdite, në të shkruar dhe në të folur. 3 vjeç mund të kryente mbledhje, zbritje me shifra pa fund, kryente veprime matematikore me numrat negativë, ndërsa shumëzimin dhe pjesëtimin jemi munduar ta ndalim t’i mësojë pasi kemi menduar se mund të humbasë interesin në shkollë, por ai arrin t’i llogarisë edhe pse e kemi penguar. Në tabelën e Mendelejevit që shitet në libraritë shqiptare gjeti dy gabime”, shprehen prindërit e Dionisit, shkruan blog.urbanus.al.

Por, gjeniu i vogël vazhdonte të çudiste: brenda një jave Dionisi mësoi numrat greke deri në një miliard, në të njëjtën kohë, ai mund të thotë alfabetin anglisht nga A në Z dhe nga Z në A me të njëjtën shpejtësi.

Në moshën 3-vjeçare, Dionisi filloi të lexojë gjithçka shpejt në gjuhën shqipe. Madje, ai mund të lexonte numra shumë të gjatë, me 40 shifra, në shqip dhe në anglisht.

Po në këtë moshë, ai i njihte të gjithë planetët, shumë yje dhe galaktika. Jo vetëm kaq, po sot ai njeh shumë mirë gjeografinë e botës në hartën memece: njeh çdo kryeqytet, flamuj, lumenj, male, dete, monedha, të gjitha elementet periodike, anatominë njerëzore, të gjitha llojet e dinozaurëve.

Dionisi nuk i mëson gjërat mekanikisht, por logjikisht, ndërsa deri më tani ai ka lexuar 700 libra, ndër të cilët 135 në anglisht.


TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Hije trukimi në futbollin kosovar

Hije trukimi në futbollin kosovar

Përplasje mes socialistëve të Vlorës, Leli kërkon shkarkimin e kreut të qarkut

VLORË/ PS mocion mosbesimi Sadrit Danajt, largohet LSI

Socialistët shkarkojnë kreun e Qarkut të Vlorës. Danaj: Votim i pavlefshëm







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00
Politikë

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00

by mirseda
14:36 | 09/11/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet për...

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

22:55 | 08/11/2025
SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com