Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Njihuni me 10-vjeçaren që solli paqen mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, gjatë Luftës së Ftohtë

6 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Rajoni, Stil, TT, W-Instant
Njihuni me 10-vjeçaren që solli paqen mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, gjatë Luftës së Ftohtë

Në moshën 10-vjeçare, amerikania Samanta Smith, u bë befas një aktiviste e paqes midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, pikërisht në kulmin e Luftës së Ftohtë. Letra e saj drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkimit Sovjetik, Juri Andropov, dhe vizitës që kreu disa muaj më pas në BRSS, ndryshoi marrëdhënien e tensionuar mes dy supërfuqive të mëdha rivale.

E lindur më 29 qershor 1972 në një qytet të vogël në shtetin e Meinit, Smith kishte treguar që e vogël interes mbi çështjet ndërkombëtare. Kur ishte vetëm 5-vjeçe, ajo i shkroi një letër admirimi Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabetës II. Pesë vite më vonë, ajo u emërua Ambasadore e Vullnetit të Mirë, më e reja në moshë në SHBA.

Në nëntorin e vitit 1982, Samantha Smith i shkroi një letër udhëheqësit sovjetik Andropov, për të kuptuar më mirë nivelin e tensioneve midis Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara. “Në fakt e gjithë kjo nisi kur e pyeta nënën, nëse do të ketë një luftë mes dy vendeve”- shkroi Smith në librin e saj ”Udhëtim në Bashkimin Sovjetik”.

Nëna e saj i lexoi një artikull mbi Luftën e Ftohtë në revistën “Time” të nëntorit 1982, në kopertinën e të cilës ishte pikërisht Andropov. Ajo i sugjeroi Samantës, që t’i shkruante një letër pikërisht liderit sovjetik. Në letrën e saj shkruhej si më poshtë:“I nderuar zoti Andropov, quhem Samantha Smith. Jam 10-vjeçe. Urime për detyrën tuaj të re.

Unë jam e shqetësuar të di, nëse Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të nisin mes tyre një luftë bërthamore. Ju nuk do ta miratoni nisjen e një lufte të tillë apo jo? Nëse jo, ju lutem më tregoni se si mund t’ju ndihmoj në këtë mision. Pse do të donit të pushtonit botën apo vendin tonë? Zoti e krijoi botën, që ne ta ndajmë bashkë dhe kujdesemi për të. Ju lutemi më ktheni përgjigje”.

Edhe pse letra e saj nuk mori menjëherë përgjigje, ajo u botua tek “Pravda”, gazeta kryesore në atë kohë në Bashkimin Sovjetik. Smith vendosi të shkruante një letër të dytë, ku e pyeste Andropovin nëse kishte ndërmend t’i përgjigjej, këtë herë drejtuar ambasadës sovjetike në Uashington.

Samanta mori përgjigje një javë më vonë. Në letrën e tij, Andropov, pasi e vlerëson vajzën e vogël për sinqeritetin dhe kurajën e treguar, tha se Bashkimi Sovjetik, po bën gjithçka që të mos kishte sërish një luftë të madhe botërore. “Sovjetikët e dinë mirë se lufta është një gjë e tmerrshme. Dyzet e dy vjet më parë, Gjermania naziste, sulmoi vendin tonë, dogji dhe shkatërroi mijëra qytete dhe fshatra, dhe vrau miliona njerëz, gra dhe fëmijë.

Në Amerikë dhe në vendin tonë ka armë bërthamore, armë të tmerrshme që mund të vrasin në një çast miliona njerëz. Por ne nuk duam që ato të përdoren ndonjëherë. Ne po propozojmë të ndërpresim prodhimin e mëtejshëm të tyre, dhe të vazhdojmë me zhdukjen e të gjitha armëve të tilla që ekzistojnë sot në botë.

Ne duam paqe për veten tonë, dhe për të gjithë popujt e planetit. Për fëmijët tanë dhe për ju, Samanta. Unë ju ftoj, nëse do t’ju lejojnë prindërit tuaj, që të vizitoni vendin tonë. Koha më e përshtatshme është që këtë verë. Ju do të mësoni më shumë rreth vendit tonë, do të takoheni me bashkëmoshatarët tuaj, dhe do të vizitoni një kamp veror ndërkombëtar të fëmijëve”-shkruante Andropov.

Samantha dhe familja e saj e pranuan ftesën e Andropovin, dhe udhëtuan drejt Moskës më 7 korrik 1983. Në Bashkimin Sovjetik, ajo kaloi dy javë si e ftuar e liderit sovjetik. Meqë udhëheqësi sovjetik ishte shumë i sëmurë për ta shoqëruar në turin e saj, Samanta u takua me shumë fëmijë sovjetikë në kampin e pionier “Artek”, ku mësoi këngë dhe valle ruse.

Në një konferencë për mediat, Smith deklaroi se populli rus ishte “ashtu si ai amerikan”. Pas këtij udhëtimi, Smith u emërua Ambasadore e Vullnetit të Mirë. Pak muaj më vonë, në dhjetor 1983, Smith vazhdoi aktivitetet e saj të paqes në Japoni, ku u takua me kryeministrin Jasuhiro Nakasone.

Ajo mori pjesë edhe në Simpoziumin Ndërkombëtar të Fëmijëve në Kobe, ku mbajti një fjalim. Smith bëri thirrje për një hartimin e një programi, ku udhëheqësit politikë në vende të ndryshme anembanë globit t’i dërgonin nipërit e mbesat e tyre të jetonin me familjet e “vendeve kundërshtare”.

Sipas logjikës së saj, udhëheqësit nuk do të nisnin kurrë një luftë ndaj vendeve, ku nipërit dhe mbesat e tyre kanë shokë dhe miq. Mjerisht, jeta e aktivistes rezultoi e shkurtër. Më 25 gusht 1985, Smith dhe babai i saj po ktheheshin në shtëpinë e tyre në Mein, kur avioni ku ata po udhëtonin u përplas me pemët 4 km larg pistës së aeroportit, dhe më pas u rrëzua, duke vrarë të gjithë persoonat që ndodheshin në bord.

Hetimet nga ana e autoriteteve nuk gjetën dëshmi të ndonjë komploti. Megjithatë mediat në Bashkimin Sovjetik, nuk ngurruan ta akuzonin CIA-n amerikane për vrasjen e 13-vjeçares. Në funeralin e saj morën pjesë mijëra njerëz.

Ambasadori sovjetik në SHBA, lexoi një deklaratë nga udhëheqësi i ri i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbaçov: ”Të gjithë ata në Bashkimin Sovjetik, që e njohën Samanta Smithin, do ta kujtojë gjithmonë imazhin e vajzës amerikane që si miliona të rinj sovjetikë. Ëndërronte paqen dhe miqësinë midis popujve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik”.

Trashëgimia e Samantha Smith, rezistoi edhe shumë kohë pas vdekjes së saj. Në tetor të atij viti, nëna e Smith themeloi një fondacion me emrin e saj, që sponsorizoi dhe organizoi shkëmbime verore, ku studentët sovjetike dhe amerikane të moshën 11-16 vjeçare, vizitonin çdo vit për disa javë vendet respektive./ TIRANA TODAY

Tags: 10 vjeçariaAmerikësBashkimit Sovjetik”Luftës së FtohtëpaqenSamanta Smith

TË LIDHURA

Hamasi i gatshëm të vazhdojë negociatat për armëpushim, por me një kusht: Të përmirësohet kriza humanitare në Gaza
Bota

Hamasi i gatshëm të vazhdojë negociatat për armëpushim, por me një kusht: Të përmirësohet kriza humanitare në Gaza

23:04 | 31/07/2025
Çorapja e Michael Jackson-it shitet në ankand për 8 mijë euro
Kuriozitete

Çorapja e Michael Jackson-it shitet në ankand për 8 mijë euro

23:02 | 31/07/2025
Shkak turbulencat e forta/ Avioni i Delta Airlines bën ulje emergjente në SHBA, plagosen 25 persona
Bota

Shkak turbulencat e forta/ Avioni i Delta Airlines bën ulje emergjente në SHBA, plagosen 25 persona

22:16 | 31/07/2025
Next Post
Bënte ligjin në Tiranë, lirohet ‘koka’ e bandës së ‘97-ës

Bënte ligjin në Tiranë, lirohet 'koka' e bandës së ‘97-ës

Studimi: Pijet që përmbajnë shumë sheqer, rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri

Studimi: Pijet që përmbajnë shumë sheqer, rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri

“22 burra rrethuan gruan që refuzoi dashurinë e Enver Hoxhës”

“22 burra rrethuan gruan që refuzoi dashurinë e Enver Hoxhës”

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap i rëndësishëm për trashëgiminë
Kultura

Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap i rëndësishëm për trashëgiminë

by mirseda
23:07 | 31/07/2025
0

Qytetit i Konispolit është shpallur me vendim të Këshillit të Ministrave si Ansambël Arkitektonik Urban. Ministri Blendi...

Hamasi i gatshëm të vazhdojë negociatat për armëpushim, por me një kusht: Të përmirësohet kriza humanitare në Gaza

Hamasi i gatshëm të vazhdojë negociatat për armëpushim, por me një kusht: Të përmirësohet kriza humanitare në Gaza

23:04 | 31/07/2025
Çorapja e Michael Jackson-it shitet në ankand për 8 mijë euro

Çorapja e Michael Jackson-it shitet në ankand për 8 mijë euro

23:02 | 31/07/2025
Shkak turbulencat e forta/ Avioni i Delta Airlines bën ulje emergjente në SHBA, plagosen 25 persona

Shkak turbulencat e forta/ Avioni i Delta Airlines bën ulje emergjente në SHBA, plagosen 25 persona

22:16 | 31/07/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com