Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Njeriu më me fat në histori (VIDEO)

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Njeriu më me fat në histori (VIDEO)

Zakonisht është shumë e pazakontë, që njerëzit e dënuar me vdekje të arrijnë të mbijetojnë. Megjithatë, kjo ka ndodhur. Në marsin e vitit 1915, 25-vjeçari Wenseslao Moguel ishte duke luftuar në radhët e revolucionarit Pancho Villa, në Revolucionin Meksikan.

Kur u kap nga autoritetet meksikane, ai u dënua menjëherë me vdekje si tradhtar. Atij nuk iu dha e drejta e mbrojtjes në gjykatë, apo e një gjykimi të ndershëm. Më 18 mars ai u vendos para një skuadre pushkatimi të përbërë nga 9 ushtarë. Një oficer, qendroi pranë tij, për t’i dhënë goditjen e fundit në një nga organet kryesore, për të garantuar vdekjen e të dënuarit.

Ushtarët u rreshtuan, morën shenjë dhe u urdhëruan të hapin zjarr. Nëntë plumba përshkruan trupin e Moguel. Oficeri u afrua, dhe e qëlloi edhe njëherë në kokë, dhe Moguel mbeti në dukje i vdekur. Por kur ushtarët u larguan, Moguel ishte ende i gjallë dhe i vetëdijshëm.

Ai u zvarrit dhe kërkoi ndihmë. Tre blloqe më larg, në kishën e Shën Apostullit në qendër të qytetit Santiago, ai u gjet nga një prift që u kujdes për të derisa u shërua. Pasi e mori veten, Moguel fitoi pseudonimin “El Fusilado”, që në spanjisht do të thotë “I pushkatuari”.

Në vitin 1937, Moguel u bë i famshëm pasi u shfaq në shfaqjen e njohur radiofonike “Ripley’s Believe It or Not!” në Klevlend të SHBA-së. Megjithëse fytyra e tij ishte shpërfytyruar nga plumbi që i kishte prekur pjesën e poshtme të mjekrës, dhe kishte dalë nën syrin e tij në anën e majtë, ai jetoi deri në moshën 85 vjeçare, dhe vdiq në Meksikë në vitin 1975.

Ndërkohë 2 shekuj më pare, në Anglinë e vitit 1740, adoleshenti William Duell u dënua me vdekje së bashku me 4 të tjerë për përdhunimin dhe vrasjen e një gruaje në Ektën, një lagje në perëndim të Londrës. Të 5 djemtë u varën, dhe më u dërguan në shkollën e mjekut të zonës, ku trupat e tyre do të përdoreshin për të edukuar mjekët e ardhshëm.

Pas rreth 10 minutash, një infermiere dëgjoi rënkimet e Duell. Pasi zbuluan se “kufoma” e tyre ishte akoma gjallë, mjekët përdorën praktikën e zakonshme të hemoragjisë, dhe ai u ringjall. Për disa momente ishte i turbullt mendërisht, por pas një gjumi të mirë prej rreth 7 orësh, dhe pasi hëngri supë dhe piu një gotë verë, ishte në gjendje t’i përgjigjej pyetjeve.

Duell nuk mbante mend as krimin dhe as faktin që ishte varur në litar disa orë më parë. Për shkak të mbijetesës së tij të pabesueshme, dënimi i tij u anulua. Ndërkohë në një rast tjetër, londinezi John Smith u dënua me varje për grabitje. Në dhjetorin e vitit 1705, ai u dërgua me karrocë në Tajbërn për t’u varur.

Smith qëndroi i varur në litar për rreth 15 minuta, por pa ndërruar jetë. Turma u lut që ai të falej. Smith u lirua dhe u dërgua për kurim në një shtëpi aty pranë. Kur u pyet se si ndjehej i varur, Smith u përgjigj: “Në fillim isha shumë i ndjeshëm nga dhimbja shumë e madhe, e shkaktuar nga pesha e trupit tim. Më pas pashë një flakë të madhe ose një dritë të forte, që dukej sikur dilte nga sytë e mi. Dhe më pas e humba të gjithë ndjesinë e dhimbjes”.

Në vitin 1801, qytetari tjetër britanik Joseph Samuel u dërgua në koloninë ndëshkimore në Australi, për shkak të dënimit për grabitje. Në Australi, bashkë me disa burra të tjerë vodhën një shtëpi dhe vranë rojen e sigurisë. Në vitin 1803, autoritetet kapën Samuelin, që pranoi pjesëmarrjen në grabitje, por pretendoi se nuk kishte marrë pjesë në vrasje.

Ndërsa nuk kishin prova për të dënuar burrat e tjerë, Samueli pagoi për të gjithë, dhe u dënua me varje. Ai u dërgua në Parramatta, dhe kur rreth qafës iu vendos litari, ai u këput.

Xhelati bëri gati një litar tjetër, por kësaj radhe ai ishte më i lirshëm, dhe Samuel arrinte të prekte me këmbë tokën. Në provën e tretë, litari u këput sërish. Guvernatori besoi se kjo ishte një shenjë nga Zoti, dhe e ndryshoi dënimin e tij në burgim të përjetshëm.

TIRANA TODAY

 

Tags: Pancho Villarevolucioni meksikanWenseslao Moguel

TË LIDHURA

Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku
Bota

Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

22:08 | 04/03/2026
Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit
Bota

Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

21:48 | 04/03/2026
Dronë iranianë drejt bazave britanike, paralajmërohet për përfshirjen e Greqisë në konflikt
Bota

Dronë iranianë drejt bazave britanike, paralajmërohet për përfshirjen e Greqisë në konflikt

21:36 | 04/03/2026
Next Post
Faleminderit opozitë!

Basha bën lëvizjen e menjëhershme

Alarm për sulm terrorist. E gjithë policia italiane në kërkim të dy shqiptarëve!

Alarm për sulm terrorist. E gjithë policia italiane në kërkim të dy shqiptarëve!

“Jap dorëheqjen, nëse…!” Meta lëshon deklaratën ‘bombë’

Meta ngre alarmin: Media nën presione politike, të oligarkëve dhe PPP-ve







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa
Aktualitet

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

by mirseda
22:31 | 04/03/2026
0

Një turist i huaj ka rënë pre e një vjedhjeje në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas...

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

22:10 | 04/03/2026
Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

22:08 | 04/03/2026
Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

22:05 | 04/03/2026
Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

21:48 | 04/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com