Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Njeriu lind i robëruar, i lidhur nga zinxhirë dëshirash

7 vjet ago
in Të Gjitha
Njeriu lind i robëruar, i lidhur nga zinxhirë dëshirash

Nga Jonida Mukja/ Kisha parë “rëndomë” edhe më parë, por si kjo e sotmja, ndoshta jo. Një zonjë, e thyer në moshë, ishte “zhytur” gjysmë trup mes një vorbulle mbeturinash dhe vetëm kërkonte. E shihja nga larg dhe për çudi si asnjëherë tjetër nuk po më bënte më përshtypje ky fakt që ulërite para syve të mi.

Tashmë më ish bërë e përditshme. Madje isha mësuar, dhe mendoja se  ndoshta mund të kishte edhe më keq se aq. Tek i kaloja afër, pashë që mes duarsh shtrënguar fort, mbante një plastikë të blu të ngjashme me një grep.  Grep?!

Një grep i thjeshtë  ishte për mua, për të ishte grepi i shpresës. Karremi pas së cilit jeta i kish ngecur për së keqi. Ai ishte grepi që e lumturonte dhe e gëzonte me pak. Me të “mbushte” barkun e fëmijëve të pangopur kurrë, dhe i siguronte të ardhmen e gjithë familjes. Teksa afrohesha për në rrugën time, pashë që doli, por e pashpresë!

Në dorë, mbante një simite 10 lekëshe. Më theri në shpirt sepse më la të kuptoja që koshi i mbeturinave për të ishte i vetmi burim ku mund te gjente veç të tjerash edhe bukën. Ishte thesari, ishte i vetmi punëdhënës që dinte si ta trajtonte, fundja dhe e shpërblente duke mos e nxjerrë kurrë duar bosh, apo duke mos ia premtuar dot të ardhmen nesër nëse ajo nuk do të ishte si të tjerët pretendonin.

E pa që ju afrova dhe me një zemërim të thellë mu hakërrye me fjalë: “E di jam e pisët” -më tha “jam e palarë, kam dalë që në 6 dhe ajo ç’ka kam arritur të grumbulloj janë vetëm këto” –  dhe drejtoi gishtin nga një qese e lënë prej saj në një qoshe diku nën kazan.

“Kam 6 operacione në bark” dhe ngriti trikon që kishte veshur – “dhe një në këmbë”. Më duhet të ha, të ushqej fëmijët të mbaj dhe veten. Tim shoq  e kam në psikiatri, vendosa ta shpie atje sepse në shtëpi më duhej dikush ta mbante. Fëmijët i kam të vegjël dikush duhet të mendoj për ta”. Në këto fjalë zonja u largua nxitimthi pa më lënë t’i shpjegohesha pse po e shihja në atë mënyrë. Më vjen të qaj për fatin e këtyre njerëzve, më shumë për një pjesë të mirë prej tyre si e kësaj zonje që askush si ne s’mundet të bëjë diçka për ta.

Tags: dëshirashI lidhuri robëruarlindnjeriuzinxhirë

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Sporti në zi, sëmundja e rëndë ‘mposht’ ish-kampionin e botës

Sporti në zi, sëmundja e rëndë ‘mposht’ ish-kampionin e botës

5 dhjetori ditë zie për Kosovën, ulet flamuri në gjysmë shtizë

5 dhjetori ditë zie për Kosovën, ulet flamuri në gjysmë shtizë

Lubonja me protestuesit e Astirit: Të bashkohemi, ose do na hanë një nga një

Lubonja me protestuesit e Astirit: Të bashkohemi, ose do na hanë një nga një







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026




TË FUNDIT

Terror në New York! Burri i maskuar sulmon me thikë një 29-vjeçare në mes të rrugës
Bota

Terror në New York! Burri i maskuar sulmon me thikë një 29-vjeçare në mes të rrugës

by mirseda
19:16 | 18/03/2026
0

Një incident i frikshëm ka ndodhur në Queens, ku një 29-vjeçare u sulmua me thikë nga një...

Vriten dy zyrtarë iranianë, qytetarët dalin në nderim në Teheran

Vriten dy zyrtarë iranianë, qytetarët dalin në nderim në Teheran

19:12 | 18/03/2026
Ukrainë–Spanjë: Marrëveshje për raketat dhe mbrojtjen ajrore

Ukrainë–Spanjë: Marrëveshje për raketat dhe mbrojtjen ajrore

19:09 | 18/03/2026
Heqja e masave të BE/ Spiropali: Lajm i mirë, rruga u hap!

Heqja e masave të BE/ Spiropali: Lajm i mirë, rruga u hap!

18:36 | 18/03/2026
Irani kërcënon SHBA: Hakmarrje e shpejtë pas sulmeve energjetike

Irani kërcënon SHBA: Hakmarrje e shpejtë pas sulmeve energjetike

18:30 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com