Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Njerëzit e Haradinajt në gjyq për rrëmbimin e biznesmenit

8 vjet ago
in Të Gjitha
Njerëzit e Haradinajt në gjyq për rrëmbimin e biznesmenit

Një procedurë e veçantë gjyqësore po zhvillohet në Gjilan për rrëmbimin e biznesmenit nga Klina, Azem Morina.

Besim Tahiri, i njohur si “Çeçeni”, po gjykohet nën akuzën se ka ndihmuar një grup kriminal me në krye me Bedri Krasniqin dhe dy ish-truproja të kryeministrit Ramush Haradinaj, në rrëmbimin e biznesmenit Morina.

Dy nga 41 ditët që është mbajtur i kidnapuar, pronari i kompanisë Gllareva ishte dërguar në vilën malore të “Çeçeni” në Dobërqan të Gjilanit. Lirimi i tij kishte ndodhur pasi djali i viktimës, Bujar Morina kishte paguar 230 mijë euro haraç në këmbim të jetës së të atit.Rrëmbyesit kishin kërkuar 3 milionë euro.

“Çeçeni” i dënuar më herët mbi tetë vjet për kërcënim dhe haraç, është shfaqur në disa ndeja në krah të deputetit Daut Haradinaj. Fotografitë e tyre të përbashkëta janë shpërndarë në “Facebook”.

Lidhjet e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe vëllait të tij Dautit me Bedri Krasniqin dhe të tjerët janë të shumta. Grupi i udhëhequr prej Bedri Krasniqit kishte në përbërje edhe dy truproja të Ramush Haradinajt – Himë Krasniqin dhe Selman Gashin, tashmë të dënuar me më shumë se 20 vjet burgim.

Gjykimi i këtij grupi ishte mbajtur në Burgun e Dubravës për shkak të rrezikshmërisë së tyre. Gjykata kishte shqiptuar 87 vjet e gjysmë burgim dhe gjobë në vlerë 1,130,000 euro.

Bedri Krasniqi ishte dënuar më 17 vjet burgim dhe gjobë prej 200.000 euro.

Dervish Idrizaj, më 13 vjet burgim dhe 180.000 euro gjobë.

Ahmet Neziraj, më 15 vjet burgim dhe 150.000 euro gjobë.

Hamdi Krasniqi ishte dënuar me 12 vjet burgim dhe 150.000 euro gjobë.

Ilmi Lufaj ishte dënuar me 10 vjet burgim dhe 150.000 euro gjobë.

Himë Krasniqi – truprojë i Ramush Haradinajt në kohën e rrëmbimit të Azem Morinës, ishte dënuar me 10 vjet e 6 muaj burgim dhe 150.000 euro gjobë.

Dhe truproja tjetër i Haradinajt, Selman Gashi, ishte dënuar me 10 vjet burgim dhe 150.000 euro gjobë.

I akuzuari i fundit për pjesëmarrjen në një krim të lidhur me haraçin financiar, ka mohuar ta ketë kryer veprën. Ndërkohë ka shpjeguar lidhjet me Bedri Krasniqin. Ka thënë se me të është shoqëruar në Burgun e Dubravës gjatë tetë vjetëve të vuajtjes së dënimit për një krim tjetër të haraçit.

Nga ana tjetër, Prokuroria thotë se Besim Tahiri, i dënuar më parë për veprën penale ‘detyrim’ dhe ‘kanosje’, ka kryer veprën penale duke ndihmuar rrëmbyesit e biznesmenit Morina.

“Nga data 24 tetor 2010, deri më 26 tetor 2010 në periferi të fshatit Dobërqan me qëllim që vetit t’i sjell përfitim të kundërligjshëm ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale të rrëmbimit të personit, përkatësisht të dëmtuarin Azem Morina nga fshati Gllarevë i cili më 21 shtator 2010 ishte rrëmbyer nën përdorimin e armës AK 47 nga i dënuari Bedri Krasniqi etj., të cilët e kishin mbajtur të mbyllur për disa kohë në lokacione të ndryshme…”, thuhet në aktakuzë.

“Pas tridhjetë ditësh, i pandehuri Besim Tahiri bashkë me njërin nga të pandehurit tjerë të veshur me uniforma të zeza me një automjet ngjyrë të kuqe të markës deri tani të paidentifikuar, e sjellin të dënuarin në shtëpinë-vilën e tij të posandërtuar në periferi të fshatit Dobërqan, në një vend malor”, vazhdon më tej aktakuza.

Sipas Prokurorisë, aty Besim Tahiri me sjellje dhe veprime të vrazhda e mban të mbyllur për dy ditë e tri net. Më vonë Morina ishte dërguar në lokacion tjetër dhe ishte mbajtur deri më datën 30 tetor 2010, ditën kur djali i viktimës, Bujar Morina, kishte paguar 230 mijë euro si kusht për lirimin e të atit.

“Pas pranimit të të hollave personat e sjellin të dëmtuarin Azem Morina dhe e lënë në periferi të Prishtinës. Me këtë veprim ka kryer veprën penale ndihma në kryerjen e veprës penale të rrëmbimit të personit”, shkruan në aktakuzë.

Historia e rrëmbimit, mbajtjes peng të Azem Morinës dhe marrëveshjes për pagesën e haraçit, ishte trishtuese.

Djali i tij Bujari, që ishte në komunikim me rrëmbyesit, ishte pajtuar që për jetën e të atit të paguante me këste. 350 mijë euro do t’i kushtonte kësti i parë që do t’ua paguante rrëmbyesve për ta nxjerrë të gjallë të atin 71 vjeçar. E vit për vit do të duhej t’i paguante nga 200 mijë euro derisa shuma të arrinte në tre milionë.

Grupi kishte arritur të merrte vetëm 230 mijë euro.

Gjysmë ore pas rrëmbimit, Azem Morina i kishte telefonuar të birit.

“Unë jam shëndosh e mirë. Këta (rrëmbyesit v.j.) po i kërkojnë 3 milionë euro dhe të mos e lajmërosh policinë”, i kishte thënë i ati nëpërmjet telefonit, i cili ndodhej në atë moment në fshatin Baran të Pejës ku ishte dërguar nga rrëmbyesit i futur në bagazhin e një veture.

Babai i Bujarit, Azemi, që drejton një biznes fitimprurës, në Klinë, kryesisht prodhues, ishte rrëmbyer mëngjesin e 21 shtator të vitit 2010. Pas rreth 40 ditësh ishte liruar pas rënies së policisë në gjurmët e rrëmbyesve dhe pagesës së 230 mijë eurove nga ana e Bujarit./Insajderi/

Tags: biznesmenitgjyqHaradinajtnjerëzitrrëmbimin

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Gara për FSHF/Fino: Federata po luan pisët, e vërtetojnë mesazhet e lojtarëve

Zgjedhjet në FSHF/Fino: “Top Channel” po bën tifozin, deformoi qëndrimin e UEFA-s

Nafta virxhin/Pranga biznesmenit, i shkaktoi miliona euro dëm shtetit

Nafta virxhin/Pranga biznesmenit, i shkaktoi miliona euro dëm shtetit

1925/Kur Mehdi Frashëri vendoste me ndërkombëtarët për kufijtë e Shqipërisë

1925/Kur Mehdi Frashëri vendoste me ndërkombëtarët për kufijtë e Shqipërisë







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Zelensky: Rusët po përgatisin sulme të reja masive në Ukrainë.
Bota

Zelensky: Rusët po përgatisin sulme të reja masive në Ukrainë.

by mirseda
08:51 | 17/01/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia po përgatitet të ndërmarrë sulme të reja masive...

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

22:10 | 16/01/2026
“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

22:07 | 16/01/2026
Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com