Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një veting për brenda vendit dhe një për jashtë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një veting për brenda vendit dhe një për jashtë

Nga Pëllumb Nako

Vetingu në Drejtësi dhe Re forma Ligjore në këtë drejtim dihen masivisht nga opinioni ynë publik se përbëjnë një gurë prove të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë. Provë e vullnetit politik vendor, për të plotësuar “detyrat” e lëna nga Komisioni Europian në rrugëtimin europian të Shqipërisë. Natyrshëm si në gjithë rastet e tjera kur Brukseli “ngarkon” një detyrë, synon arritjen e një standardi të caktuar, ndaj dhe e kryen atë në dialog të plotë me autoritetet vendore, autore të reformës dhe përfituese të asistencës. E gjitha kjo, sepse në fund të fundit efekti pozitiv i një reforme të kryer me sukses do të jetë në radhë të parë për vendin e më pas për standardin europian. Po ashtu, në realizimin e nismave të tilla, Komisioni Europian nuk mungon të japë për klasën politike në përgjithësi dhe atë drejtuese në veçanti, mbështetjen e duhur politike, atë financiare apo edhe me burime njerëzore në formë këshillash. Gjithmonë duke garantuar edhe monitorimin e procesit, në të cilin ecet. Sigurisht, në kulisa, por dhe publikisht, nuk mungon as presioni politik për të sjellë në rrugën e duhur vullnetin politik vendor në përmbushje të procesit në fjalë. Në të njëjtën linjë janë edhe SHBA.

E tërë kjo prani ndërkombëtare në gjithë zërat e reformës aktivizohet për të siguruar vullnet dhe konsensus politik të të gjithë klasës politike të vendi. Që ajo të nisë dhe përfundojë një reformë, e cila është në favor vetëm te shtetasve saj. Dhe si zakonisht në të tilla procese me rëndësi kaq madhore, ecuria e realizimit nuk e ndal dot tundimin e fortë të një krahu për ta përdorur si kapital politik për pushtet. Madje, akoma më keq, duke vënë në jetë manovra me qëllim ndikimin mbi organet e drejtësisë në proces reformimi. Për të mos thënë vendosjen e tyre në kontroll të plotë me apo pa dashjen e Teos, përfaqësuesit europianë të pranishëm në proces. Kurse krahu tjetër politik kaloi edhe ai në kontestime radikale.

POR ÇFARË PO NDODH?

Me gjithë dyshimet, kundërshtitë, pjesë kjo më se e zakonshme e peizazhit tonë politik, në disa nga momentet me të rëndësishme të vetingut në drejtësi u konstatua edhe konsensus parlamentar. Pra, kemi një aktivizim të mbarë klasës politike të vendit, gjë që ndikon në qëndrueshmërinë e reformës. Me gjithë humbjen e konsensusit, me gjithë fenomenet negative të vërejtura në drejtim të standardeve, në tërësinë e saj, reforma e thellë, e gjerë, radikale, po lëviz. Në total, pavarësisht se shumë nga individët e emëruar kontrollohen nga politika qeverisëse aktuale, sistemi në përgjithësi nuk është i kontrollueshëm. Pra, do të kemi një produkt. Cilësia e tij është temë tjetër, gjithmonë e hapur për diskutim.

Në thelb mund të thuhet se bëhet fjalë për një reformë të rëndësishme, në bashkëpunim me Komisionin, i ndihmuar prej tij financiarisht dhe me burime njerëzore. Ndaj, edhe për këtë, si dhe për disa arritje të tjera, kërkohet hapja e negociatave. Shumë mirë. Por, a është bindëse kjo reformë për të treguar aftësinë reformuese të klasës politike që qeveris aktualisht vendin tonë? Duhen bërë reforma apo duhen “plotësuar kushte”?

Sepse, nga ana tjetër, kemi edhe një veting tjetër. Atë për Policinë. Njëlloj u konceptua dhe po zhvillohet ai me vetingun në drejtësi? Përse kaq pak serioze qeverisja në këtë drejtim? Apo sepse vetingu në Polici nuk ishte pjesë e “kushteve” për hapjen e negociatave?

Të paktën në parim, vetingu në Polici ka të njëjtat qëllime të afishuara si ai në Drejtësi. (Pavarësisht se në thelb kishte probleme). Por ndryshe nga vetingu në Drejtësi, ai në Polici u ndërmor vetëm nga klasa politike e vendit, me nismën e saj, dhe jo si një aksion i përbashkët me Komisionin Europian. Ndaj dhe si proces, ai nuk u mbështet as financiarisht e as teknikisht nga ana e Brukselit. Po ashtu ky i fundit nuk ushtroi asnjë lloj presioni, asnjë përkrahje publike sesi duhej organizuar apo se si duhej çuar deri në fund. Pra, kemi dy reforma mjaft të ngjashme, me rëndësi të përafërt për vendin, të dyja me vlerë për publikun, të ndërmarra nga e njëjta klasë drejtuese, por që nuk kanë të njëjtin implikim ndërkombëtar.

DHE ÇFARË NDODHI?

Ligji, i cili parashikonte zhvillimin e vetingut në radhët e Policisë, kaloi me forcën e kartonit, pa marrë një konsensus politik të të gjithë krahëve, siç u veprua me disa momente të rëndësishme të lidhura me vetingun në Drejtësi Akoma më katastrofik rezultoi vënia në jetë e tij. Zjarri i vullnetit, i cili e lindi, u zbeh brenda së njëjtës vatër politike. Të gjitha afatet ligjore të parashikuara për vënien e tij në punë u shkelën në mënyrën më flagrante të mundshme. Me përjashtim të afatit me përmasa kriminale të dorëzimit të malit të dokumenteve nga ana e të gjithë armatës së punonjësve të policisë.

I shtytur disa herë, ligji u njoftua disa herë publikisht se do të vihej në punë. Madje, për këtë, titullarët e Ministrisë së Brendshme nxituan të njoftojnë mbarë botën. Sa që të krijohej përshtypja se gjithë njerëzimi po mbante frymën duke pritur se kur do të fillonte vetingu në radhët e Policisë shqiptare. Por ai nuk filloi.

Ndryshe nga gjithë pritshmëritë, ligji u ndryshua. Madje, Ministria e Brendshme hartoi një ligj tjetër, duke dhënë lajmin e shumëpritur nga mbarë vendi se varianti i ri i paraqitur nga ana e dikasterit kishte risinë se do t’i kursente popullit tonë të varfër plot 3 milionë euro nga taksat e tij. Para këto, të parashikuara si buxhet nga ligji i mëparshëm që përfshinin edhe pagesën për gjeneralin e emëruar si kryetar i Komisionit të Jashtëm, por që do të jepte dorëheqjen ende pa filluar nga puna.

Në këto kushte, ligji për vetingun në Polici, i reklamuar si fitorja e së mirës mbi të keqen, do të zëvendësohej ende pa u vënë në punë. Ose më saktë, do të ndryshonte pasi ishte vënë në punë vetëm në pikën që lidhej me armatën e madhe të punonjësve të policisë dhe jo me detyrimet lidershipit politik. Ky i fundi nuk e prishi terezinë. Pasi e shkeli me të dyja këmbët, pa i hyrë gjemb në këmbë, pa pasur pikën e moralit për të shprehur qoftë edhe një falje publike, tha se kishte hartuar një ligj të ri për të kursyer ca lekë popullit. Në këtë pikë ngelesh pa gojë. Fjalët e dikurshme folklorike me prejardhje turke “din e iman” u larguan në drejtim të paditur. Ligji u kthye për rishqyrtim nga Presidenti.

Të gjitha nivelet e administratës e dinë se për çdo rast kur hartohet një ligj, një nga pikat e tij kryesore është marrja e aprovimit nga ana e Ministrisë së Financave. Ka apo nuk ka para shteti për faturën financiare që kërkon vënia në jetë e tij? Ligji ekzistues tregon se paskemi pasur një akt, i cili paska kaluar gjithë filtrat, është aprovuar, është dekretuar, ka hyrë në fuqi kot fare, sepse për ta vënë në punë, nuk paska pasur lekë. Kjo është tallje.

Pra, kemi dy reforma dhe dy shembuj të kundërt. Një që zhvillohet nën presion ndërkombëtar dhe për të merren poza reformatorësh legjendarë dhe një tjetër pa presion ndërkombëtar, shembull i shëmtisë, papërgjegjshmërisë.

Pyetja që bëhet është e thjeshtë: Cilën prej dy reformave të mësipërme ta marrim si standard të qeverisjes?

Tags: Brendajashtëvenditvetting

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane
Editorial - Opinione

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane

08:53 | 26/05/2025
💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Next Post
Basha sërish me video live, lezhjanët e presin me entuziazëm

Basha sërish me video live, lezhjanët e presin me entuziazëm

Elon Musk, gjeniu miliarder që synon të dërgojë njerëzit në planetin Mars

Elon Musk, gjeniu miliarder që synon të dërgojë njerëzit në planetin Mars

“Aq i duhet, një selfie me Vuçiç”, Basha sulmon Ramën nga Lezha

“Aq i duhet, një selfie me Vuçiç”, Basha sulmon Ramën nga Lezha

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

GAZA – Plaçkiten 110 kamionë të OKB-së me ushqime
Bota

GAZA – Plaçkiten 110 kamionë të OKB-së me ushqime

by mirseda
14:02 | 31/05/2025
0

Më shumë se 100 kamionë nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) u plaçkitën...

Divjaka në festë, çelet sezoni turistik!

Divjaka në festë, çelet sezoni turistik!

13:58 | 31/05/2025
Igli Tare kërkon të rinjtë, synon të sjellë te Milani mbrojtësin 18-vjeçar të Parmës

Igli Tare kërkon të rinjtë, synon të sjellë te Milani mbrojtësin 18-vjeçar të Parmës

13:52 | 31/05/2025
Ngrihet në Finiq Qendra Rajonale e Emergjencave Civile

Ngrihet në Finiq Qendra Rajonale e Emergjencave Civile

13:48 | 31/05/2025
Juventus në kërkim të trajnerit të ri…

Juventus në kërkim të trajnerit të ri…

13:45 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com