Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një tufë gjelash (majë plehut) në kohë kolere…

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Finalja, një sukses i ri dhe ca halle të vjetra

Nga: Skënder Minxhozi

Po të bësh një xhiro deklaratash, kërcënimesh, replikash të liderëve të përfshirë në konfliktin ukrainas, apo edhe paralajmërimesh të ekspertëve të politikës ndërkombëtare, energjisë, ekonomisë dhe financave, bota ndodhet përballë një dimri të tmerrshëm.

Rusia po i mbyll rubinetat e energjisë Evropës, lufta në Ukrainë është futur në batakun e hiçit ku luftohet për fshatra e lumenj të cilëve askush s’jua ka dëgjuar emrin, por që vazhdojnë të mbajnë peng ekonominë botërore. “Lajini rrobat me 30 gradë”, që qeveria shqiptare u kërkoi shtetasve të saj, duket si një paralajmërim i spërkatur me ujë trëndafili, përballë asaj që po ndodh rrotull.

Kosova po heq dritat në shtëpitë e Prishtinës, evropianët po fikin ndriçimin e qyteteve e po ulin gradët e ngrohjes nëpër banesa, faturat e energjisë kudo në kontinent janë çmendur dhe po çmendin edhe vetë ata që i paguajnë.

Në këtë cepin tonë modest të gadishullit, duket sikur furtunat vijnë vetëm pjesërisht dhe pasojat ndjehen të zbutura dhe dallgët vijnë të dobësuara. Plazhi, vera me vapën, turistët e huaj që enden të hutuar nëpër qytetet e skutat më të humbura të vendit, japin të gjithë përshtypjen e një jete pa luftë, krizë nafte dhe çmimesh.

Iluzioni i normalitetit në të cilin jemi zhytur, sfidon mprehtësinë e krizës që na pret, por realiteti i rrugës është krejt ndryshe. Dyqani i lagjes tashmë është kthyer në një mur virtual pushkatimi, ku çmimet e hardalisura të shokojnë ngapak sa herë endesh mes rafteve të tejmbushura. Lufta është ulur këmbëkryq pikërisht tek ai dyqan ku qëndron i njëjti shitës-komshi, i cili shet të njëjtat gjëra që dje ishin krejt të lira, e sot janë shumë, shumë të shtrenjta.

Vera e ka sfumuar vetëm pjesërisht dhe përkohësisht perden e errët që do vendosë mbi ne dimri. Një sezon i ftohtë e plot shi e përmbytje ku edhe politika hileqare refuzon të mbajë zgjedhje, sepse e di që njerëzit janë më pesimistë në dimër, e më të çelur në verë. Politika, kjo kafshë me shumë fytyra, po e le thuajse me rrjedhje të lirë lumin e dalë nga shtrati të krizës.

Parlamenti i të enjtes është momenti kur të gjithë shqiptarët kanë mundësinë të kuptojnë sesa e shkëputur është politika nga hallet konkrete të njerëzve. Natyrisht që aty flitet me shifra për paratë tona, natyrshëm aty bëhen debate për ujin, dritat dhe integrimin, por është po kaq e natyrshme që tonet e përdorura, mungesa totale e vullnetit për të menduar bashkarisht për krizën e madhe dhe të përbashkët që kemi tek dera – kjo sjellje që duket sikur vjen nga një planet tjetër, ku s’ka as luftë, as lumenj të tharë, as çmime skizofrene, është pikërisht ajo që të dëshpëron më tepër.

Është e qartë si drita e diellit që grinden për vota, që bëjnë sikur sherrosen e më pas i sheh të përqafuar nëpër foto-mohazhe konferencash a vizitash jashtë vendit. Është prej vitesh e qartë që debatit ekstrem dhe kacafytjeve të sallës plenare të Kuvendit, i korespondon një kafene diku pas shpinës së kryetarit të parlamentit, ku të gjithë janë miq e shokë të mirë, kjo hipokrizi tashmë 30 vjeçare është thelbi i kodit të prishur të politikës shqiptare. Luajnë teatër me ne, nuk punojnë për ne. Kaq është pak por e sigurt pas 30 vitesh që qeverisemi nga të njëjtat fytyra, me të njëjtat premtime të pambajtura që dalin nga të njëjtat korda zëri që na shfaqen edhe në ëndërr.

Të gjithë flasin për problemin, askush për zgjidhjen, të gjithë tregojnë grushtin, askush dorën e shtrirë, të gjithë premtojnë kacafytje dhe përleshje, askush nuk ulet të shohë me qetësi sesi do dalim nga një tunel ku janë futur socialistë e dëmokratë bashkë, të gjithë shohin zgjedhjet, pakkush sheh zgjidhjet.

Doni një shembull sesi të gjithë grinden jo për Hënën, po për gishtin që tregon Hënën? Merrni krizën energjitike. Situata e frikshme që pritet këtë dimër, na gjen me basenin e Drinit në gjendje gjysëm-kritike, me mbi 300 milion euro energji tashmë të importuar dhe me një perspektivë krejt të paqartë për muajt e ardhshëm. E megjithatë kemi prej mbi një dekade një TEC 100 megavat që e kemi paguar 100 milion euro për t’u ndërtuar dhe nja 30 të tjera për ta mirëmbajtur,e që nuk ka prodhuar deri më sot asnjë kilovat energji sepse është me defekt. Pse nuk mjaftoi një dekade e ca që të riparohej  kjo strukturë që sot do na kursente ato anijet-gjenerator që do djegin naftëq e mazut në bregun më turistik të Shqipërisë?!

Në anën tjetër, jemi i vetmi vend në rajon dhe në këtë kontinent, që nuk kemi asnjë park eolik apo solar.  Dhjetra kërkesa për investime në këtë fushë ndër vite, një lumë fjalësh që  tirren e tirren por asgjë konkrete. Kaloni kufirin drejt Kosovës, Malit të Zi e Greqisë dhe shikojini mullinjtë me erë që prodhojnë energji. Vetëm këtu tek ne nuk i shkon mendja kujt të investojë në këtë drejtim. Vetëm pak orë më parë qeveria vendosi të subvencionojë kostot e instalimit të paneleve diellore për familjet. Vonë, shumë vonë…

Dimri që kemi përpara kërkon një reflektim të thellë në çdo nivel të vendimmarrjes politike e institucionale, në çdo kat të këtij shteti dhe në të gjitha instancat që përfaqësojnë diçka. Sherri për rreckat elektorale është një ngrefosje gjelash majë plehut. Aq më keq sherri mbi baza të interesit personal janë akoma më keq, një shpërdorim pushteti për arsye meskine pushteti. Shihni Berishën e Metën dhe e kuptoni konceptin.

Ky cikël qorr ku po endemi duhet të marrë fund. Sot më shumë se kurrë kriza e ardhshme e nxitur nga lufta në Ukrainë dhe pasojat kaskadë që po prodhon, imponon lënie mënjanë të meskiniteteve. Përplasja personale mes Ramës, Metës e Berishës vjen në momentin më të papërshtatshëm për të gjithë ne. Ajo vjen si luftë për pushtet, kur edhe luftën edhe pushtetin i ka marrë realisht në dorë kriza globale që po troket. Ajo që e pret botën, e bashkë me të Shqipërinë sugjeron që të mos harxhohet më një sasi e hatashme kohe për të gjakosur kundërshtarin, por që koha të përdoret për të menduar e vepruar për ekonominë dhe dhe xhepat e njerëzve. Gjelat dhe plehu le të presin ca. Tani kemi hallin si të kalojmë këtë dimër që do jetë dramatik për të gjithë Evropën e pasur. Imagjinoni si do jetë për shqiptarët e varfër!

Tags: energjiapolitikaskender Minxhozi

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Aksident i rëndë në Stamboll/Metrobusët përplasen kokë më kokë, 99 të plagosur

Aksident i rëndë në Stamboll/Metrobusët përplasen kokë më kokë, 99 të plagosur

Kievi fiton territor – SHBA e Gjermania me ndihma të tjera

Kievi fiton territor - SHBA e Gjermania me ndihma të tjera

Përplasen dy trena në Kroaci, 3 të vd*kur dhe 11 të plagosur

Përplasen dy trena në Kroaci, 3 të vd*kur dhe 11 të plagosur

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025




TË FUNDIT

Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

Sarandë: Citroeni përplaset me motor, 27-vjeçari dërgohet me helikopter në Tiranë

by mirseda
18:43 | 25/07/2025
0

Një aksident i rëndë është shënuar në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Janaq Kumi”,...

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

18:32 | 25/07/2025
Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

15:38 | 25/07/2025
Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, bllokohen disa rrugë

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, bllokohen disa rrugë

15:30 | 25/07/2025
Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

19:28 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com