Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Një raketë shqiptare në Kiev

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
9 ditët e pulë-herrit

Nga: Frrok Çupi

Të paktën sot, presidenti i Shqipërisë mund të kishte udhëtuar për në Kiev. Ka rastin të qëndrojë në sheshin ‘Nëna Ukrainë’, të paktën deri në mesnatë. Autokolona e gjatë 64 km e ushtrisë ruse me tanke e raketa po i afrohet Kievit në këto orë, që prej mëngjesit. Është rasti që presidenti nga Shqipëria të presë aty derisa një raketë ruse t’i shpërthejë ndër këmbë…

Atëherë, po!, atëherë do të kishim një president ‘pa maskë’. Presidenti do të shfaqej para publikut e do të deklarohej:

“ A iu thashë se do të më vrasin raketat amerikane në Malin me Gropa?… Tani lufta e Ukrainës më bëri të ndërroj faqe; lufta më bëri anti- rus; le të më vrasin raketat ruse!”.

Kjo mund të vazhdojë të ndodhë edhe nesër, pasnesër, a kur të duash, nwse presidenti ka dëshirë të ndryshojë. Presidenti i Ukrainës, një hero i shekullit, ka urdhëruar se cilido botëror që do të luftojë për lirinë e Ukrainës kundër ushtrisë ruse, që nga 1 marsi mund të vijë pa vizë në vendin e martirizuar.

Por, vallë, a do ta bëjë këtë presidenti i Republikës së Shqipërisë? Nuk është fjala për një theror, është fjala për një fenomen me shumë dilema:

Dilema e parë, kush është kush?

Ukrainasit u shfaqën para ushtrisë armike dhe ky ‘fat’ i dalloi secilin nga secili: Disa mijëra janë edhe me Rusinë, por e kanë dëshmuar këtë, me plot zërin se ‘duam Rusinë!’. Ndërsa në vendin tonë, Shqipëri, as sondazhet më të fshehta nuk do të mund të nxirrnin të vërtetën ‘cili është me cilin?’. As shqiptarët, kurrë nuk mund të përgjigjen se në ‘ç’sistem jetojnë?, çfarë është lideri i tyre?, i majtë apo i djathtë?, tiran apo pulë?, maskara apo hipokrit?.

Defekti është imponuar nga të zgjedhurit e vet.

Presidenti i ditës në Republikën e Shqipërisë është deklaruar harbut para amerikanëve, por edhe ‘mik me amerikanët’. Ka deklaruar se adhuron kryeministrin komunist Mehmet Shehu dhe ikonën ‘Che Guevarra!’; por si ‘njeri i lirisë’ deklarohet natën dhe fshihet ditën.

Të njëjtën vijë ka ndjekur ish- presidenti dhe ish-kryeministri. Ai po tenton të kthehet në pushtet si ‘alien’, nga jashtë rruzullit të sistemit. Me një foltore, por jo në rrugën e ligjit, kërkon pushtetin. Herë komunist i ashpër, herë demokrat, herë Islamist i thekur, herë zjarrvënës i luftës civile, herë anti- amerikan e herë konservator. Tani që kërkon prapë pushtet, njerëzit rrinë e vështrojnë ‘me cilin popull’ do të vijë në pushtetin e popullit; ai prapë bën sikur nuk e di që populli e ka hedhur në neveri. Kur Yuri Kim u tha qytetarëve ‘a i dini bosët për cilët po votoni?’, këta i lëshuan qentë zonjës Amerikë; pse?, se duan të jetojnë fshehur nga çfarë janë.

Po si vallë jetojnë në flluskë, si nuk tregojnë çfarë janë?! Të paktën kësaj here, lufta e Ukrainës ua dha mundësinë të shfaqen kush janë, si milionave të tjerë në botë që dëshmuan hapur. Ka edhe pro- rusë, por e dëshmojnë; ka edhe racistë- por e thonë; ka edhe gay, por ‘that’s it’.

Dilema e ndryshimit:

Mbërritja e presidentit të Shqipërisë në sheshin e Kievit do të lëshonte një sinjal për botën, por më e rëndësishmja- për shqiptarët! Presidenti, sado i pa kultivuar që është paraqitur pesë vjet, më në fund  do të mund dëshmonte se diçka di se, si gjithë njerëzit, edhe presidenti, absolutisht ndryshon. Ky është proces i komplikuar, sigurisht, por i mundur. Sheshi i Kievit do të ishte lokacioni perfekt për ta kryer provën; aty nuk mund të mashtrosh as veten: Në Kiev- o do t’i qëndrosh raketës ruse, ose do të falesh te tanku rus; dy rrugë ka.

Në vendin tonë, në radhë të parë udhëheqës si presidenti, ankohen për cilësitë ‘dredharake’ të popullit. Këta akuzojnë se populli i vjedh votat, por ‘do t’ua pres dorën!’, deklaron kryetari i shtetit. Këta e projektojnë njeriun si primitiv e të paaftë për të ndryshuar dhe i bëjnë thirrje palës së tyre: ‘Me hanxharë, me sfurqe, me sëpata…’, të luftojmë palën tjetër. Edhe pse nuk ke dashur të zbulohet se fëmijët i shkollon në Londër; por ja u zbulua!… Tani ke në dorë të thuash ‘po, e bëra, ky jam!’. Zinxhiri i ‘maskave’ është i tmerrshëm kur i afrohet jetës së njerëzve. Ti mund të jesh duke udhëtuar me të njëjtën ambulancë me një vrasës të ftohtë; ose mund të të sjellin si fqinj një të çmendur, një agresiv, një pedofil, një vrasës fëmijësh… Po, mund ta bëjnë, sepse modeli është marrë nga kryesia e shtetit. Atëherë?… Njerëzit dhe popujt e kanë të drejtë themelore që të dinë cilin votojnë, cilin kanë fqinj, cili është doktori e cili mësuesi i fëmijës…

Nëse presidenti do të ndodhej sot, në 1 mars, në sheshin e Kievit, edhe mund të kishim ndonjë shpresë.

Dilema e kokës në thes:

Ndërsa në Ukrainë janë parë burra të lidhur pas shtyllave në rrugë, edhe pse kohë lufte e u duhen ushtarë ‘të palidhur’. Burrat e shtyllave janë kapur duke vjedhur në banesa e nëpër xhepa të viktimave, teksa ushtria armike shkatërron e vret qytetarët. Edhe ata burra deri në 60 vjeç që largohen nga vendi, Ukraina ka vendosur t’i shpallë ‘tradhtarë’. A thua vallë, kjo është ora më e mirë për Ukrainën që ‘të lidhë ca njerëz’ nëpër shtylla ose të përjashtojë ca ‘tradhtarë’? Jo, sigurisht; madje është koha më e keqe për kë të, koha kur nevojitet çdo individ për të mbrojtur Ukrainën. Por procesi është ky: ‘Kush është kush!’, domethënë ‘Hajduti është hajdut.., edhe tradhtari po ashtu. Tjetër gjë është sjellja e ushtrisë ruse; ushtria ruse ka me vete krematoriume lëvizës; të vrarët nuk dëshmohen, por fshihen bashkë me hirin.

A duhen fshehur kategoritë njerëzore? Ukraina na ka dhënë shansin për përgjigjen. Ndërsa për fat të keq, deri tani kemi bërë sjelljen ‘ruse’: Kush ka vjedhur dhe është korruptuar këtu, ai është ngjitur lart në pushtet. Kush ka përdorur pushtetin e ka vjedhur për familjen, atij i shkojnë prapë mbrapa. Kush ka vrarë njerëz në vitin ’97 e gjithë ato vite, ai është prapë ‘legjendë’.

Po ç’dreqin është kjo!; a nuk ka shtylla edhe këtu si në Kiev? Apo i fshehim vetë?

Mund të dëshmohen plot kualitete, sado të frikshme. Mund të deklarohen edhe aktivistët anti- amerikanë, militantët xhihadistë, celulat terroriste, përderisa ekzistojnë mes nesh… Këta janë, janë këtu, madje rreth partive. Po të shpalleshin hapur siç janë, më e thjeshtë dhe më e shëndetshme do të ishte…

Ukraina po jep shumë shanse për botën tonë.

Tags: Frrok ÇupiKievMeta

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Ukraina kërkon ndihmë për mbrojtjen e centraleve bërthamore

Ukraina kërkon ndihmë për mbrojtjen e centraleve bërthamore

Raporti i DASH: Shqipëria bazë lokale për trafikantët ndërkombëtarë të dr*gave

Raporti i DASH: Shqipëria bazë lokale për trafikantët ndërkombëtarë të dr*gave

Rusi-Ukrainë, sot raundi i dytë i bisedimeve në Bjellorusi

Rusi-Ukrainë, sot raundi i dytë i bisedimeve në Bjellorusi







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Mori pjesë në vrasjen e shqiptarëve, serbi dënohet me 13 vite burg në Kosovë
Kosovo

Mori pjesë në vrasjen e shqiptarëve, serbi dënohet me 13 vite burg në Kosovë

by mirseda
15:07 | 23/02/2026
0

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur edhe një herë fajtor D.A., duke e dënuar me 13 vjet...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

15:05 | 23/02/2026
“Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin”, Manja: Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun

“Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin”, Manja: Masat e marra nga SPAK deri tani për Ballukun

15:03 | 23/02/2026
Zbardhen rekomandimet e 5anëtarëve të opozitës:Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e Ballukut

Zbardhen rekomandimet e 5anëtarëve të opozitës:Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e Ballukut

14:41 | 23/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com