Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Një qasje e re për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

8 vjet ago
in Të Gjitha
Një qasje e re për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Hannes Swoboda & Maria Eleni Koppa, “European Council of Foreign Relations”/Pas viteve neglizhence, në shkurt të këtij viti Komisioni Evropian, paraqiti një strategji të re për Ballkanin Perëndimor.

Ky angazhim i përtërirë erdhi në momentin e duhur, sepse stanjacioni i gjatë ekonomik, nacionalizmi, populizmi, krimi i organizuar, korrupsioni, kapja e shtetit dhe vektorët e jashtëm të destabilitetit, i kanë vënë presion shoqëritë e Ballkanit Perëndimor, teksa këto të fundit presin t’i bashkohen Bashkimit Evropian.

Strategjia e re është një hap ambicioz në drejtimin e duhur, pasi pranon nevojën për një proces të zgjeruar që do ta sjellë Ballkanin Perëndimor më afër BE-së, madje edhe gjatë procesit të para-pranimit.

Megjithatë, BE-ja duhet të ndërmarrë një lëvizje më të guximshme në këtë drejtim. Ne besojmë se është koha për të bërë më shumë. Kemi nevoje për ide te reja, që mund te plotësojnë dhe ri-forcojnë strategjinë, duke ofruar impulse të reja për integrimin e rajonit në strukturat e unionit.

Armiku ynë më i fortë në rajon, është zhgënjimi i njerëzve për shkak të proceseve të ndërlikuara dhe afateve të gjata, gjë që përfundimisht mund të çojë në një ndjenjë të dorëheqjes nga ana e popullatave lokale.

Që nga agjenda e Selanikut e vitit 2003, rezultati i vetëm i prekshëm për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, ka qenë heqja e regjimit të vizave. Por kjo nuk është më e mjaftueshme. Ne duhet të veprojmë tani, dhe të zhvillojmë një rrjet të përhershëm dhe koherent që e lidh rajonin me BE-në, dhe krijon lidhje më të forta institucionale midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, madje edhe përpara pranimit.

Ajo që ne propozojmë, është një qasje me tre hapa si një kornizë për një afrim ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor – paralel me negociatat dypalëshe të pranimit, të cilat do të vazhdojnë të jenë të bazuara mbi meritat e veçanta të secilit vend kandidat.

Hapi i parë: Të krijohet një union në fushën e sigurisë. S’ka dyshim që rajoni përballet me sfida serioze në nivelin e sigurisë:krimi i organizuar, trafiqet, droga, ekstremizmi fetar, emigrimi ilegal.

Ajo çka nevojitet është një kuadër efikas bashkëpunimi institucional mbi çështjet e sigurisë, në formën e një komuniteti të sigurisë BE-Ballkan. Kjo përfundimisht duhet të çojë në një union të sigurisë. Deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së statusit, Kosova mund të ketë statusin e vëzhgueses.

Pjesëmarrja në këtë komunitet të sigurisë, mund të fillojë menjëherë. Është emergjente përmbushja e shqetësimeve të sigurisë të qytetarëve të shumë vendeve anëtare të BE-së, dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Hapi i dytë: Pjesëmarrja në fondet strukturore. Masa e parë do të jetë shndërrimi i procesit të Berlinit në një proces të BE-së, dhe integrimin e saj në strategjinë e para-aderimit, me një rol të veçantë për Komisionin Evropian.

Kjo do të ishte një qasje që synon të adresojë çështjet ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe mund të jetë një nxitës i bashkëpunimit ekonomik rajonal, rritjes dhe qëndrueshmërisë.

Hapja e negociatave duhet të jetë parakushti bazë, por pjesëmarrja në fondet strukturore duhet gjithashtu të kushtëzohet me përparimin e prekshëm në sundimin e ligjit dhe në fusha të tjera specifike, veçanërisht kur një përparim i tillë rezulton në thellimin e bashkëpunimit rajonal.

Hapi i tretë: Statusi i vëzhguesve në mbledhjet e Këshillit. Pas mbylljes së kapitujve 23 dhe 24, vendet kandidate mund të marrin statusin e vëzhguesit në mbledhjet zyrtare dhe jo-zyrtare të Këshillit Evropian, veçanërisht në fushat e drejtësisë dhe punëve të brendshme, politikës së jashtme dhe mbrojtjes, energjisë dhe politikës sociale.

Procedurat e gjata aktuale, rrezikojnë të krijojnë një zhgënjim të përtërirë, pasi ato nuk ofrojnë asnjë perspektivë reale, apo rezultate të prekshme për vendet kandidate.

BE duhet të bashkojë rrugën individuale të pranimit – ku kriteret janë përcaktuar, dhe s’mund të ndryshohen – me lidhjet shumëpalëshe dhe të drejtat e pjesëmarrjes që zgjasin deri në pranimin e plotë në union.

Kjo vendosmëri e përtërirë, duhet të përqendrohet në një narrativë të re që i frymëzon njerëzit në Ballkanin Perëndimor, duke iu ofruar atyre një rrugë konkrete dhe të prekshme që çon në BE.

Shtetet e mëdha anëtare si Franca dhe Holanda, janë shfaqur ngurruese ndaj zgjerimit, ndërsa nevojitet një reformë e thellë në strukturat e BE.

Këtu ndërhyjnë edhe çështje të tjera:për shembull Spanja, nuk e njeh Kosovën, dhe nuk mori pjesë në Samitin e Sofjes mes BE-së dhe  Ballkanit Perëndimor në majin e këtij viti.

Kufizimet financiare për shkak të Brexit, problemet strukturore dhe mentalitetet e rrënjosura thellësisht në Ballkanin Perëndimor janë të gjitha të pranishme. Ne s’duhet ta humbasim këtë mundësi, dhe të dështojmë sërish me njerëzit e rajonit.

Propozimi ynë, synon të prodhojë rezultate konkrete për Ballkanin Perëndimor, duke ofruar përparësi të prekshme për vendet e rajonit, gjatë gjithë periudhës së proceseve të tyre të negociatave, duke promovuar kështu stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal. Kjo është në interesin e rajonit, por edhe të projektit evropian.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: Ballkaninbeperendimorqasjezgjerimin

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
(Video) Habit imami: Mos i lejoni gratë e vajzat në plazh, rrihini me bishtin e sëpatës

(Video) Habit imami: Mos i lejoni gratë e vajzat në plazh, rrihini me bishtin e sëpatës

Vjen goli i parë i Botërorit, zhbllokohet sfida Rusi-Arabi Saudite (Video)

Vjen goli i parë i Botërorit, zhbllokohet sfida Rusi-Arabi Saudite (Video)

Zbardhet dokumenti/KAS merr vendimin drastik për ekipin e Skënderbeut

Zbardhet dokumenti/KAS merr vendimin drastik për ekipin e Skënderbeut







JU REKOMANDOJMË

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

“Duhet një alternativë”, Salianji pas takimit me demokratë në Gjirokastër
Politikë

“Duhet një alternativë”, Salianji pas takimit me demokratë në Gjirokastër

by mirseda
09:33 | 12/12/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar me anë të një mesazhi pas takimit që pati me demokratë të PD...

Tërmet me magnitudë 6.7 ballë godet Japoninë, paralajmërim për cunami

Tërmet me magnitudë 6.7 ballë godet Japoninë, paralajmërim për cunami

09:19 | 12/12/2025
Operacioni në Dobraç dhe Fushë Kuqe, zbardhet emri i dy të arrestuarve

Operacioni në Dobraç dhe Fushë Kuqe, zbardhet emri i dy të arrestuarve

08:53 | 12/12/2025
Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli

22:51 | 11/12/2025
Nis votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit Kuvend/ Rama i pranishëm, PD braktis sallën

Nis votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit Kuvend/ Rama i pranishëm, PD braktis sallën

22:48 | 11/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com