Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një president si Alfred Moisiu!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një president si Alfred Moisiu!

Nga: Dritan Hila

Për herë të parë kam pasur kontakt nga afër me Alfred Moisiun kur sapo ishte zgjedhur president. Kam qenë në Bari si diplomat dhe detyra ime si ushtar i vogël i perandorisë administrative ishte të përgatisja nga ana infrastrukturore vizitat e tij në zonat e arbëreshëve.

Erdhi bashkë me vajzën e vogël e cila luante rolin e Zonjës së Parë pasi bashkëshortja i kishte vdekur.

Presidenca e tij edhe pse në ditët e para ishte një risi pasi stafi që e shoqëronte, qoftë teknik apo ushtarak, ishin me ngjyra të përziera partiake.

Do të më mbetet në mendje që udhëtimi i tij në ato zona shoqërohej nga entuziazmi i banorëve që e prisnin karvanin e makinave deri në orët e vona të natës për ta përshëndetur.

Më vonë të njëjtën gjë kam bërë kur isha në Milano dhe ai erdhi për të shkuar në Zvicër, Morcote, që të vendoste një tufë me lule në varrin e kushëririt të tij, aktorit Aleksandër Moisiu. Hera e tretë ishte në prag dhe pas intervistës që dha për Dritare TV. Dhe kjo ishte hera kur munda ta dëgjoj dhe pyes më qetë dhe pa doreza.

Ajo që mendoj sot, është se prerja e Alfred Moisiut ishte ajo e një burri shteti të tipit perëndimor. Koncepti i tij mbi shtetin, karrierën, politikën dhe politikanin, janë të formatit të De Gasperit, Adenauerit apo ca më afër nisur edhe nga karrierat e ngjashme me De Golin. Është burri që doli nga presidenca me po atë pasuri që hyri por me një barrë të madhe të respektit nga shqiptarët që e kërkojnë atë model edhe sot e kësaj dite. Është modeli që mendon të ruajë shtetin dhe institucionet e tij dhe që pasuri quan trashëgiminë morale që lënë pas dhe jo metrat katrorë të tokës apo llogaritë bankare.

Alfred Moisiu është një model që për shkak të mungesës së zullumit, përflitet vetëm nga zullumqarët klasikë të këtij vendi. Jeta e tij ka pak të ngjashëm në historinë tonë. Ndoshta Sulejman Delvina apo vetë Ismail Qemali janë modelet që ai përngjasin.

Fakti që në prag të zgjedhjeve presidenciale njerëzit kërkojnë një model të ngjashëm, nuk është një kthim në të shkuarën por një dëshirë e të qeverisurve që të qeverisen nga njerëz që mendojnë përtej interesit të ngushtë. Është një model që i kërkohet Edi Ramës që të vendosë në presidencë me shpresën se nga zgjedhja e parë që bëri e cila na ofroi më shumë modelin sesi nuk duhet të jetë një president, të korrigjojë gabimin e së shkuarës dhe të mendojë përtej rehatisë së qeverisjes dhe të na ofrojë një person që në mos ta tejkalojë Alfred Moisiun, të paktën ta barazojë./dritare.net

Tags: Alfred MoisiuDritan Hila

TË LIDHURA

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Next Post
“Rama propozoi bashkëshorten për Presidente”, reagon Berisha

“Rama propozoi bashkëshorten për Presidente”, reagon Berisha

Udhëheqësit e G7 do të mbajnë video-konferencë me Zelenskyn të dielën

Udhëheqësit e G7 do të mbajnë video-konferencë me Zelenskyn të dielën

E dashura e Putinit në listën e sanksioneve të BE-së

E dashura e Putinit në listën e sanksioneve të BE-së

JU REKOMANDOJMË

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përgjimet e SkyECC: Vëllezërit Nderjaku ankohen për cilësinë e drogës nga “Pepe”
Aktualitet

Përgjimet e SkyECC: Vëllezërit Nderjaku ankohen për cilësinë e drogës nga “Pepe”

by mirseda
15:02 | 24/05/2025
0

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e grupit të strukturuar shqiptar në trafikun e drogës mes...

‘Rast suksesi në Spitalin Memorial Fier’, Koçiu: Pacientit i rikanalizohet ena e bllokuar e gjakut

‘Rast suksesi në Spitalin Memorial Fier’, Koçiu: Pacientit i rikanalizohet ena e bllokuar e gjakut

14:59 | 24/05/2025
Për herë të parë, vajza e Dr. Florit ngjitet në skenë me këngën e të atit

Për herë të parë, vajza e Dr. Florit ngjitet në skenë me këngën e të atit

14:56 | 24/05/2025
LGBT marshon në Tiranë, ambasadori Gonzato: “Kërkojnë respekt, jo mëshirë”

LGBT marshon në Tiranë, ambasadori Gonzato: “Kërkojnë respekt, jo mëshirë”

14:54 | 24/05/2025
U arrestuan dje në Durrës, vëllezërit Xhani organizuan vrasjen e Bujar Nasufi

U arrestuan dje në Durrës, vëllezërit Xhani organizuan vrasjen e Bujar Nasufi

14:51 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com