Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Një porosi në vend të rikujtimit

9 vjet ago
in Të Gjitha
Një porosi në vend të rikujtimit

Që prej vitit 1990, Gjermania e kremton ribashkimin e saj me një festë në tre tetor. Me gjithë vështirësitë e pazgjidhura, shpresat e zhgënjyera, projektet e papërfunduara: një ditë e gëzimit. Një ditë, në të cilën bota shikonte herë pas here me habi dhe respekt drejt këtij vendi, i cili ndihet përgjegjës për kaq shumë mizori dhe që e rrëzoi megjithatë në mënyrë kaq paqësore Murin, që qëndroi për një kohë kaq të gjatë, për t’u bërë i ribashkuar. si demokraci e sigurt dhe si fuqi ekonomike e suksesshme, një nga kolonat mbajtëse të botës perëndimore.

Bota ka dalë nga shinat

Por pastaj erdhën zgjedhjet e vitit 2017 për Bundestagun. Dhe partia populiste e djathtë AfD përfundoi me gati 13 për qind në vend të tretë. Që atëherë, kushtrimi i betejës, me të cilin qytetarët e

RDGJ-së luftuan atëherë për lirinë e tyre, tingëllon krejt ndryshe. “Ne jemi populli”, thirrën ata në Dresden dhe në qytete të tjera në vitin 1989 dhe e rrëzuan me këtë sistemin e padrejtësisë. “Ne jemi populli” donte të thoshte, ne duam të vendosim në mënyrë demokratike, se në cilin vend do të jetojmë. Ne nuk lejojmë më të na mbajnë nën tutelë dhe të na shtypin.

Sot, kur me AfD futet në parlament për herë të parë një parti populiste e djathtë, kjo fjali tingëllon krejt ndryshe. Në këtë “Ne jemi populli” nuk dominon më kërkesa për bashkëvendosje demokratike. Për shumë, mesazhi kryesor i “Ne jemi populli” ndërkohë është para së gjithash:”Dhe ju nuk jeni. Ju nuk bëni pjesë te populli. Dhe jo këtu.” Kjo thuhet në lidhje me refugjatët, që erdhën dy vitet e fundit në Gjermani, për të kërkuar mbrojtje dhe për të gjetur një të ardhme. Por është edhe një reagim i kthyer së prapthi ndaj një bote që ka dalë nga shinat, ku nuk është më asgjë siç ka qenë – dhe që nuk do të jetë më kurrë.

Milionë vetë në arrati

Miliona vetë e kanë marrë rrugën – sepse nuk mund apo nuk duan të jetojnë më në atdheun e tyre, sepse luftërat, epidemitë, thatësira dhe përmbytjet i dëbojnë. Miliona të tjerë do të pasojnë. Ata nuk do të lejojnë që të ndalohen, por do ta kërkojnë, madje edhe do të luftojnë për pjesën e tyre në një jetë më të mirë. Të gjithë këta njerëz nuk do të duan të vijnë detyrimisht në Evropë. Por lëvizjet migratore dhe pasojat e tyre do të lënë domosdoshmërisht pasoja të ndjeshme në të gjithë botën. Prandaj “Ne jemi populli” e menduar si përjashtuese është në fund një parullë, e cila në pafuqinë e saj u drejtohet jo vetëm politikaneve dhe politikanëve, por edhe 87 përqindëshit të zgjedhëseve dhe zgjedhësve gjermanë, të cilët vendosën kundër AfD. Situata është e tillë që ndryshe nga viti 1989, pas këtij kuptimi të “popullit” nuk qëndron e mbledhur një shumicë.

Dhe megjithatë: thjesht një “edhe më tej kështu” dhe tërheqja në përparimin vetjak dhe në lumturinë private nuk mjaftojnë si përgjigje për këtë rezultat të zgjedhjeve. Edhe negociatat e ndërlikuara të koalicionit janë një dëshmi se bëhet fjalë për çështjen e madhe se në cilin vend duam të jetojmë.

Bashkimi nuk është diçka e vetëkuptueshme

Poeti gjerman, Johann Wolfgang Goethe e bën Faustin e vet të thotë: “Atë që trashëguat nga baballarët e tu e ke, fitoje, për ta zotëruar”. Një fjali që duket se është shkruar për këtë ditë të ribashkimit gjerman. Sepse ky ribashkim nuk është një gjë, që thjesht është aty. Ai nuk është një fakt, për të cilin të tjerët mund të kenë luftuar, por që tani është diçka e vetëkuptueshme.

Suksesi i AfD-së në landet perëndimore të Bavarisë dhe Baden-Vyrttembergut dëshmon përfundimisht, se ndarja e thjeshtë në zona problematike lindore dhe perëndimore është shumë e thjeshtëzuar për këtë botë. Tani kërkohet që të luftohet për një Gjermani, e cila e sheh veten si anëtare të Bashkimit Evropian, që ndodhet fort në tabanin e Kushtetutës dhe që nga pasuria dhe ndikimi i saj nxjerr përgjegjësinë për të ndihmuar aty ku njerëzit janë në situatë më të keqe. Gjermania feston ditën e bashkimit. Një festë, e cila në 2017-ën është më tepër porosi, se sa rikujtim. 

Tags: arratibebotadalëporosirikujtimshinat

TË LIDHURA

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
Mos e humbisni fenomenin më fantastik të hënës më 5 tetor

Mos e humbisni fenomenin më fantastik të hënës më 5 tetor

Përplasje me policinë në Elbasan, Berisha: Suel Çela ka ikur nga Shqipëria

Përplasje me policinë në Elbasan, Berisha: Suel Çela ka ikur nga Shqipëria

Aksion policor kundër FETO-s në Turqi, lëshohen 142 urdhër arresti

Aksion policor kundër FETO-s në Turqi, lëshohen 142 urdhër arresti







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com