Një pjesë e Tiranës do të jetë sot pa energji elektrike. Njoftimin e ka dhënë OSHEE, sipas së cilës arsyeja janë punimet në kuadër të investimit për automatizimin e kabinave.
Kështu, mungesë energjie do të ketë tek zona e pazarit të ri nga ora 09:00 deri në 13:00, pasi do të punohet te kabina “Fan Noli”.
Për pasojë do të stakohet energjia elektrike gjatë këtij orari dhe zona që preket është: midis rrugëve “Qemal Stafa” dhe “Shenasi Deshnica”, pranë shkollë “Fan Noli”.