Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Një përrallë e gjatë dimri me shqiptarë, në mesin e verës 2020

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
BE- Shqipëri, ose dashuri në kohën e koronavirusit

Nga: Alfred Peza

Hedhja në erë të takimit të 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë për rifillimin e dialogut Kosovë- Serbi, pas njoftimit të Prokurorit Special të Hagës për ngritjen e akuzave ndaj Presidentit Thaçi dhe Kryetarit të PDK Veseli, ka patur dy zhvillime që vlejnë për tu ndalur.

E para lidhet me “alarmin” që ngre media e paguar nga Kremlini, “Sputnik” pas takimeve të ditëve të fundit të Kryeministrave Ed Rama dhe Avdullah Hoti, se “shqiptarët po tentojnë të bashkohen”.

E dyta, me një deklaratë të ish Sekretarit Amerikan për Sigurinë Kombëtare John Bolton, sipas të cilit ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë u propozuan nga Thaçi dhe Vuçiç.

Alarmi rus për “Shqipërinë e Madhe” përmes bërjes së “Kosovës me dalje në det”, nuk është as një ide e tyre e re dhe as e panjohur më parë. Sipas “Sputnik”, logjika e dhënies së një pjesë së kalatave të Portit të Durrësit për biznesin e Kosovës, nga ku mund të paguhet direkt dogana e që futet direkt në buxhetin e shtetit të Prishtinës, është realisht një hap që ndikon në ekuilibrin ekonomik në rajon, pasi ajo që humb është Serbia, e cila ka një volum të madh në importin e Kosovës.

Edhe kaq mjafton për të kuptuar se “Shqipëria e Madhe” nuk është shkak, por sebep. Kjo ide është thjeshtë një gogol me të cilën serbët përmes rusëve, mundohen sa here që kanë një hall me shqiptarët duke dashur që të trembin botën. E kanë bërë edhe para shpërbërjes së Jugosllavisë. E kanë bërë edhe para 1999. E kanë bërë edhe para 2008. Po e përdorin këtë gogol sot. E do e bëjnë edhe në të ardhmen. E thotë vetë “Sputnik”. Halli real nuk është bashkimi i shqiptarëve, por ai ekonomik. Sepse marrëveshja për portin e Durrësit “ndikon në ekuilibrin ekonomik në rajon, pasi ajo që humb është Serbia”!

Alarmi për krijimin e “Shqipërisë së Madhe” është dhënë edhe më parë. Në prill të 2019, mediat raportuan gjerësisht një analizë të posaçme të ministrisë së Jashtme ruse, e cila konkludonte se ideja e “Shqipërisë së Madhe” po minon paqen dhe besimin në Ballkan”. Edhe më herët, në prillin e 2014 ekspertët rusë kanë vlerësuar se në vitin 2035 do të formohet “Shqipëria e Madhe”. Sipas tyre “në Ballkan do të ketë ndryshime të mëdha kufijsh” dhe se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen.

Interesantja është se më shumë se 6 vjet më parë, ekspertët rusë nuk ia atribuonin rrezikun e krijimit të “Shqipërisë së Madhe” marrëveshjes për Portin e Durrësit, sepse ajo atëherë ende nuk ekzistonte, por një reaksioni domino që priste të përfshinte Europën, duke nisur me ndryshimet që do fillonin në Britani, kur Skocia do bashkohej me Irlandën. Katalonjasit dhe Baskët do shpallnin pavarësinë në Spanjë. Dhe në Francë, do të krijohej Shteti Islamik(?!) Ndërsa Bosnja do ndahej nga Kroacia dhe Serbia dhe një pjesë e Maqedonisë do të bashkohej me Shqipërinë dhe Kosovën!

Kështu që për rusët, me kalatë apo pa kalatë për biznesin e Kosovës në Portin e Durrësit, “Shqipëria e Madhe” do krijohet sepse ashtu u duhet atyre dhe propogandës serbe, për ta përdorur si gogol ndaj SHBA e BE dhe diplomacisë ndërkombëtare në përgjithësi. Sepse Kosova u duhet e dobët, e izoluar nga çdo pikëpamje kështu siç është sot. E varur ekonomikisht nga mallrat serbe dhe si shtetin e vetëm në Europë, qytetarëve të së cilës u mohohet e drejta e liberalizimit të vizave dhe lëvizja e lirë.

Përsa i përket daljes në Adriatik, Haris Silajxhiç  në librin “Shqipëria dhe SHBA në Arkivat e Uashingtonit” thotë vrasja e Arkidukës Franz Ferdinand, trashëgimtarit të fronit të Austro Hungarisë më 28 qershor 1914, ishte një sebep për fillimin e Luftës së Parë Botërore. Pasi sipas tij, shkaku i vërtetë, ishte projekti i disa prej Fuqive të Mëdha të kohës (përfshi Rusinë), për ti mundësuar Serbisë dalje në Adriatik(!)

Ndërsa deklarata e ish Sekretarit Bolton, se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ishte e Presidentëve Thaçi dhe Vuçiç dhe jo e tij, siç deklaroi disa ditë më parë Ambasadori Riçard Grenell, e bën totalisht komike gjithë diskutimin dhe debatin për këtë çështje.

Të ishte se zgjidhja e marrëveshjes për njohjen reciproke mes dy vendeve do kishte qenë në dorë të Prishtinës dhe Beogradit, përse do të duhej që të investoheshin prej kaq e kaq dekadash SHBA, BE, NATO, OKB dhe Këshilli i Sigurimit? Pa llogaritur, edhe se faktori kryesor ndërkombëtar është shprehur se po ra dakord Kosova dhe Serbia, ata nuk do të jenë kundër!

Për të analizuar çështje të tilla, sigurisht mund të duhen analiza dhe studime tejet të thelluara. Por, edhe kaq mjafton, për të kuptuar se dikush qenka shumë i interesuar që të tregojë një përrallë të gjatë dimri me shqiptarë, në mesin e verës 2020!

Tags: Alfred PezakosovaShqiperia e Madhe

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Nis me probleme lëvizja me autobusë në Tiranë

Nis me probleme lëvizja me autobusë në Tiranë

As hapje as mbyllje, hapje e sigurtë

Partitokracia pa parti

Besimi në ekonomi nga bizneset dhe konsumatorët bie në nivele minimale historike

Besimi në ekonomi nga bizneset dhe konsumatorët bie në nivele minimale historike







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Sistemi i ri i hyrjes në BE-së hyn në fuqi, ja çfarë duhet të dini
Bota

Sistemi i ri i hyrjes në BE-së hyn në fuqi, ja çfarë duhet të dini

by mirseda
17:52 | 06/04/2026
0

Udhëtimi drejt Evropës mund të ndryshojë ndjeshëm në ditët në vijim. Sistemi i Hyrjes/Daljes (EES) i BE-së,...

Trump: Populli iranian na mbështet, lufta mund të përfundojë shpejt nëse ka marrëveshje

Trump: Populli iranian na mbështet, lufta mund të përfundojë shpejt nëse ka marrëveshje

17:50 | 06/04/2026
Vjosa Osmani mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

Vjosa Osmani mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

17:20 | 06/04/2026
Rriten çmimet/ Braçe: Probleme me prodhimin vendas, pasojat po ndihen

Rriten çmimet/ Braçe: Probleme me prodhimin vendas, pasojat po ndihen

17:18 | 06/04/2026
“E drejtë me gjak”/ Bardhi mbështet protestën në Shkup: Shqipja s’negociohet

“E drejtë me gjak”/ Bardhi mbështet protestën në Shkup: Shqipja s’negociohet

17:02 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com