Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një paralele ndërmjet pastrimit të parave dhe abuzimit me fondet publike

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Në emër të traditës

Nga: Pëllumb Nako

Mjafton të lexohen të gjitha informacionet të bëra publike lidhur me çështjen e inceneratorëve, për të kuptuar se në çfarë niveli ka mbërritur kalbëzimi i qeverisjes aktuale. Sigurisht, bëhet fjalë për pjesën e dukshme, majë ajsbergu. Paratë publike harxhohen pa pikën e mëshirës. Ato kalojnë nga duart e qeverisë, në përdorim kriminal sipërmarrësish të vetofruar.

Të përzgjedhur nga qeveria pa asnjë transparencë e pa asnjë kriter legal, të shantazhueshëm prej saj, këta sipërmarrës janë aty për të devijuar paranë publike në xhepa padronësh të dukshëm e të padukshëm që nuk dalin në skenë, por që lëvizin gjithë fijet e kësaj afere dhe e shumë të tjerave të ngjashme me të. Ndërkohë, shembulli social i individit tipik, të rritur e të edukuar në këtë periudhë tranzicioni, i servirur si model për mënyrën e arritjes së suksesit bashkëkohor nëpërmjet vetofrimit, përfaqësuesi në modë i vlerave të shoqërisë shqiptare, është i pandehuri Alqi Bllako.

Në një periudhë të shkurtër kohore, pasi ndërroi disa parti dhe në bazë të tyre disa funksione administrative vetëm të larta, ai promovohet politikisht, si deputet nga PS dhe përfundon në burg. Përse? Sepse të tillë e do modeli i sotëm politiko-social i vendit. Megjithë mungesën e dëshmive të përgjegjësve kryesorë të abuzimit me inceneratorët, që ndodhen ende në arrati, skema e shpërdorimeve më paratë publike nga ana e përfaqësuesve të lartë të qeverisë, ka mjaft pika të ngjashme me mënyrën e veprimit se si operojnë organizatat mafioze në pastrimin e parave.

Ajo që duket e pohuar edhe nga SPAK, rezulton se në rastin e PPP-së së inceneratorëve, nuk kemi të bëjmë vetëm me fenomenin tipik të privatizimit okult të pasurisë publike, por me vjedhjen e saj si dhe me tjetërsimin e rrjedhës së fondeve publike. Ato nuk mbërrijnë në destinacionin, për të cilin janë alokuar, por nëpërmjet manovrave të shumta financiare, të njëjta me ato të Ndraghetës dhe mafieve të tjera në përgjithësi, janë devijuar në drejtime të tjera duke u tjetërsuar si pasuri private apo financuese aktivitetesh ende të panjohura. Nisur nga sasia e madhe e parave të tjetërsuara, për të cilat flitet në medie, duket se ato nuk kanë pasur, pa përjashtim të gjitha, për destinacion vetëm xhepat e administratorëve të inceneratorëve në kërkim, as për të korruptuar disa individë me pozicione të larta politiko-administrative.

Nëpërmjet veprimeve financiare të panumërta fiktive, të falsifikuara dhe që fillojnë që në hapat e para, të cilat përkojnë me shpronësimet e tokave, projektuesit e inceneratorëve kanë pasur për objektiv pikërisht tjetërsimin në masë të fondeve publike me një qëllim konkret. Me shumë gjasa për t’u përdorur në zgjedhjet politike të para një viti, duke qenë se kanabisi i zgjedhjeve të mëparshme, u ezaurua si mënyrë veprimi. Pra, projekti i inceneratorëve ka qenë që në gjenezë i planifikuar për të krijuar hapësira devijimi të fondeve publike, për të financuar aktivitete okulte. Dhe në një rast të tillë, organizatat kriminale do të ngeleshin të habitura.

Nëse do të shihnim se si Ndragheta, e njohur në mbarë botën për fuqinë e saj të madhe financiare nëpërmjet pastrimit të parave të ardhura nga trafiku i kokainës, kërkon që të gjejë mënyra të ndryshme veprimi për të futur këto para në kanalet ligjore, pra t’i zbardhë, do të rezultonte se këto metoda janë të njëjta me ato të përdorura nga administratorët e inceneratorëve për të tjetërsuar paratë publike. Mafia pastron paratë e krimit, administratorët e inceneratorëve dhe ata pas tyre, tjetërsojnë paranë publike. Pra, në rastin e inceneratorëve, paratë publike qarkullojnë ose paraqiten sikur qarkullojnë nëpërmjet faturave fiktive dhe veprimeve financiare të falsifikuara “duke u pastruar” nga prejardhja e tyre publike, për të mbërritur në vazhdim diku tjetër, këtë radhë të ndryshme nga destinacioni ku u nisën, qoftë për t’u përvetësuar, qoftë për të financuar aktivitete okulte.

Nëse parimi i mafies është që nëpërmjet veprimeve fiktive financiare të largojë paratë sa më larg nga burimi i tyre kriminal, siç është droga e krime të tjera, administratorët e inceneratorëve kanë dëshmuar të njëjtën logjike duke larguar paratë larg origjinës së tyre publike me veprime të panumërta fiktive për t’i tjetërsuar me qëllim devijimin e tyre drejt xhepave anonimësh apo financime okulte. Pra, nuk kemi të bëjmë me një skemë të thjeshtë abuzimi me qëllim vjedhjen. Për të kryer këtë proces pastrimi, Ndragheta përdor ndër të tjera individë, të cilët “huazojnë emrin” e tyre për të figuruar si administratorë apo pronarë të një biznesi legal, ndërkohë që pas tyre, gjithë fijet lëvizen nga pronarët e vërtetë mafiozë dhe paratë përfundojnë ne xhepat e tyre.

Edhe në kuadrin e PPP-ve për inceneratorët duket qartë se qeveria ka vepruar si bosët e mafies ku për administratorë janë përzgjedhur disa individë që mund të shantazhohen, që kontrollohen nga qeverisja dhe që thjesht “huazojnë” emrin e tyrepër të mbuluar tërë aspektin ligjor të biznesit në fjalë, por ndërkohë janë të tjerë, dhe pa dyshim shtetarë të lartë, ata që lëvizin fijet nga pas, në hije, duke përfshirë edhe paratë. Një tjetër mënyrë, më klasike, e Ndraghetës për të pastruar paratë nëpërmjet bizneseve të përshkruar pak më sipër, është edhe fryrja e faturave me çmime të larta për shërbimet e ofruara, apo pagesa faturash fiktive për shërbime fare të pakryera e akte të tjera të ngjashme me këto. Edhe në këto raste, nëpërmjet individësh që “huazojnë” emrin e tyre si biznesmenë furnitorë apo klientë dhe që realisht nuk janë të tillë.

Shembulli më konkret në lidhje me çështjen në fjalë, është publikimi në media të një liste me biznesmenë, të cilëve administratorët e inceneratorëve u kishin bërë dalje fatura prej miliona eurosh. Do të mjaftonte që emrat e tyre t’i klikosh në “Google” për të gjetur aty disa persona të këputur, në moshe të thyer, pa shtëpi e katandi. Pra, administratorët e inceneratorëve kanë gjetur persona, të cilët kanë “huazuar” emrin e tyre për të justifikuar miliona të devijuara. Me ndërgjegje ose jo, kjo është për t’u parë nga ana e organeve të hetimit. Përveç korruptimit të një ish-ministri, shpërdorimit të detyrës të disa prej titullarëve të lartë të administratës që mbulon linjën e inceneratorëve, përveç abuzimeve pafund të administratorëve të inceneratorëve, duket se ekziston edhe një problem tjetër.

Një problem që ka të bëjë me atë shtresën që diku në vendet perëndimore quhet shtresa gri. Janë gjithë profesionistët, noterët, avokatët, financierët, bankierët mjeshtër të parajsave fiskale që pa ndihmën dhe asistencën e tyre profesionale nuk është e mundur të kryhet i gjithë ky proces veprimesh financiare për të realizuar jo vetëm shpërdorimin e fondeve, por edhe devijimin e tyre. Kanë përgjegjësi penale profesionistët e fushave të mësipërme që kanë mundësuar fajet, për të cilat po akuzohen administratorët e inceneratorëve? Ndërkohë, sfida e vërtetë është të gjenden se ku kanë shkuar paratë e t’i rikthehen publikut të grabitur.

 

Tags: inceneratoretparate publikepellumb nakoQeveria

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Ndërpritet subvencioni i pandemisë/Shoqata: Shërbimi në Tiranë do përkeqësohet

Ndërpritet subvencioni i pandemisë/Shoqata: Shërbimi në Tiranë do përkeqësohet

Bordi i transparencës mban të pandryshuar çmimin e vajit të lulediellit

Bordi i transparencës mban të pandryshuar çmimin e vajit të lulediellit

Kthjellime dhe rritje temperaturash për ditën e sotme

Kthjellime dhe rritje temperaturash për ditën e sotme







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

20:39 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Rama: PD fshihet pas pseudo-kandidatëve; Florian Binaj është vetëm “kandidat i pavarur” simbolik
Politikë

Rama: PD fshihet pas pseudo-kandidatëve; Florian Binaj është vetëm “kandidat i pavarur” simbolik

by mirseda
12:05 | 15/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka “sulmuar” Florian Binaj, kandidatin për Bashkinë e Tiranës, zgjedhje të cilat nuk u...

Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane

Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane

11:30 | 15/11/2025
Vonesa nga burokracitë; kamerat inteligjente do ta kishin zbardhur atentatin në Rinas menjëherë

Vonesa nga burokracitë; kamerat inteligjente do ta kishin zbardhur atentatin në Rinas menjëherë

11:20 | 15/11/2025
Rama: Institucion kombëtar kundër tumoreve; mungesat e barnave zgjidhen me buxhetin 2026

Rama: Institucion kombëtar kundër tumoreve; mungesat e barnave zgjidhen me buxhetin 2026

11:05 | 15/11/2025
Rama: Zgjedhjet s’kishin për qëllim fajësimin e Veliajt; Ogerta do të rikandidojë për Tiranën

Rama: Zgjedhjet s’kishin për qëllim fajësimin e Veliajt; Ogerta do të rikandidojë për Tiranën

11:01 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com