Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një opsion se çfarë duhet të bëjë qeveria tranzitore

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një opsion se çfarë duhet të bëjë qeveria tranzitore

Nga: Ervis Iljazaj

Opozita dje bëri me dije detyrat e qeverisë tranzitore dhe qëllimet e saj. Në shumicën e pikave ishin çështje teknike, të bazuara kryesisht tek objektivi kryesor i zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sigurisht që kjo është beteja kryesore e opozitës, kauza për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të cilën u detyrua të digjte mandatet.

Në këtë kuptim, qeveria tranzitore me të drejtë shihet si e vetmja mundësi për të zhvilluar njëherë e përgjithmonë zgjedhje të lira dhe të pakontestuara. Megjithatë, një objektiv i tillë nuk arrihet vetëm me rritjen e sanksioneve penale për ata që trafikojnë votën, edhe për faktin se sanksione të tilla ekzistojnë në Kodin Penal të Shqipërisë dhe fenomeni i shitblerjes së votave ekziston ende.

Për të arritur objektivin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, nuk mjafton vetëm ndërhyrja në Kodin Zgjedhor apo atë Penal, sepse ky fenomen është një fenomen i gjerë, kulturor dhe strukturor, që lidhet me disa hallka të rëndësishme të shtetit shqiptar, që edhe pse e ka për detyrë të sigurojë votën e lirë, nuk e ka kryer deri në fund atë.

Prandaj, qeveria tranzitore duhet të ketë si synim realizimin e disa reformave që lidhen direkt me të drejtën themelore në një demokraci, atë të votës.

Në radhë të parë, qeveria tranzitore duhet të depolitizojë Policinë e Shtetit. Një nga hallkat më të dobëta të sigurisë së votës, është padyshim politizimi i Policisë së Shtetit, kryesisht drejtuesve të saj. Nëse votat në Shqipëri blihen në presionin e parasë, apo të grupeve kriminale, ashtu sikurse pretendon opozita dhe ashtu sikurse kanë treguar përgjimet që janë bërë publike, një fenomen i tillë nuk mund të ndodhë pa tolerimin e Policisë së Shtetit. Në këtë kuptim, emërimi i drejtorëve të Policisë jo të politizuar, por ekspert dhe larg lidhjeve partiake, është një kusht i domosdoshëm për të siguruar votën e shqiptarëve.

Në radhë të dytë, është garantimi i zbatimit të Reformës në Drejtësi pa ndikimin e një qeverie politike. Dyshimet se kjo reformë po zbatohet nën ndikimin e kësaj mazhorance, gjithmonë e më shumë po rriten. Kështu që, garantimi i zbatimit të saj në kushte neutrale nëpërmjet qeverisë tranzitore është domosdoshmëri. Edhe për faktin se, nuk do të mund të ketë asnjëherë votë të lirë, nëse nuk kemi një drejtësi të pavarur. Drejtësia e pavarur është një nga mjetet kryesore, në mos kryesori për të evituar çdo fenomen të shitblerjes së votave.

Në radhë të tretë, qeveria tranzitore duhet t’i japë fund njëherë e përgjithmonë administratës publike partiake. Jo vetëm se në këtë mënyrë kemi ndërtuar një administratë jo efikase, por sepse shumica e drejtorëve të kësaj administrate më shumë sesa t’u shërbejë qytetarëve dhe ekonomisë shqiptare, është totalisht në funksion të mbledhjes së votave të partisë në pushtet nëpërmjet vendeve të punës, apo nëpërmjet instrumenteve të pushtetit dhe financiar që ka në dorë. Një administratë e tillë është një nga sëmundjet më të mëdha të shtetit shqiptar përgjatë 30 viteve tranzicion.

Në radhë të katërt, qeveria tranzitore duhet të zotohet për një nga objektivat kryesorë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, atë të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. Me të gjitha gjasat, hapja e negociatave nuk do të ndodhë as këtë qershor dhe kjo do të ketë pasoja të rënda për vazhdimësinë e këtij procesi. Fakti që Europa ndodhet në një kontekst jo të favorshëm drejt zgjerimit, e bën rrugën e Shqipërisë drejt saj edhe më të vështirë. Në këtë kuptim, duhet një sforco ekstra, duhet një marrëveshje midis palëve politike për këtë synim, që mund të arrihet nëpërmjet qeverisë tranzitore.

Dhe së fundmi, qeveria tranzitore dhe mbështetja e gjerë politike që do të ketë, duhet t’u kthejë të drejtën qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, nëpërmjet një sistemi zgjedhor që e garanton atë. Po ashtu, ajo duhet ta sigurojë ndërtimin e një mekanizmi efikas të financimit dhe kontrollit të financimit të partive politike, i cili është një nga problematikat kryesore, shkak i të gjitha të këqijave që ka sistemi politik shqiptar në këtë moment./ Gazeta Liberale

 

Tags: ervis iljazajopozitaqeveria tranzitore

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Biznesmeni shqiptar publikon foton, shfaqet i lyer me make up

Biznesmeni shqiptar publikon foton, shfaqet i lyer me make up

Grabitja spektakolare në Rinas/ Del ekspertiza mjeko-ligjore e Admir Muratajt

Grabitja spektakolare në Rinas/ Del ekspertiza mjeko-ligjore e Admir Muratajt

Aksident i rëndë në Peqin, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Aksident i rëndë në Peqin, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025




TË FUNDIT

Negociatat/ Hamas pranon të lirojë të gjithë pengjet izraelite, por kërkon bisedime të mëtejshme mbi paqen
Bota

Negociatat/ Hamas pranon të lirojë të gjithë pengjet izraelite, por kërkon bisedime të mëtejshme mbi paqen

by mirseda
22:40 | 03/10/2025
0

Hamasi ka thënë se pranon të lirojë pengjet izraelite, të vdekur dhe të gjallë, sipas planit të...

“Premio për fitoren në derbi”, Presidenti i Tiranës: Faleminderit djemve, rikthejmë ekipin aty ku i takon

“Premio për fitoren në derbi”, Presidenti i Tiranës: Faleminderit djemve, rikthejmë ekipin aty ku i takon

22:33 | 03/10/2025
Jonida Vokshi prek zemrat në njëvjetorin e vdekjes së babait

Jonida Vokshi prek zemrat në njëvjetorin e vdekjes së babait

22:19 | 03/10/2025
Taylor Swift, gruaja më e pasur në botë: pasuria e saj tejkalon atë të 50 vendeve së bashku

Taylor Swift, gruaja më e pasur në botë: pasuria e saj tejkalon atë të 50 vendeve së bashku

21:58 | 03/10/2025
SHBA/ Qeveria po shqyrton mundësinë e prerjes së monedhës me imazhin e Trump

SHBA/ Qeveria po shqyrton mundësinë e prerjes së monedhës me imazhin e Trump

21:40 | 03/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com