E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
11 C
Tirana

Një muaj paraburgim për pronarin e kompanisë ku u trasferuan mbi 2 milionë euro

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

“Ditën e dasmës babai më ndiqte për të më vrarë me sëpatë si tek Ertugruli”

Halil Sinani nga Kukësi me vendbanim në Tiranë ka ardhur në studion e “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e tij....

U vra nga policia greke, gjykata i jep 410 mijë euro familjes së shqiptarit

Gjykata greke ka vendosur paraditen e së hënës, të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Nikolla Todit. 25 vjeçari  u ekzekutua më 16 shkurt të...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin K.Sh, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale, pastrim i parave.

  1. Sh, i cili është vetëdorëzuar një ditë më parë, besohet se është pronar i kompanisë LDA Group, ku punonjësi i Thesarit të Kosovës, Labinot Gruda, përmes katër transferimeve, ka dërguar mbi 2 milionë euro.

“Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e paraburgimit është e bazuar dhe paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit 187”, është thënë në njoftimin për media të kësaj Gjykate.

Aty është thënë se masa e paraburgimit është caktuar, meqë i dyshuari mund të arratiset me qëllime të shmangies së përgjegjësisë penale.

Përveç të dyshuarit me inicialet, K.Sh, Policia e Kosovës ka thënë se edhe pronari tjetër i kompanisë LDA Group, me inicialet, V.Sh është i dyshuar, por është në arrati.

Përndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 22 tetor, i ka caktuar edhe Labinot Grudës masën e paraburgimit prej një muaji.

Prokuroria e Kosovës pretendon se Gruda i ka bërë transferimet në vlerë të mbi 2 milionë eurove më 9 tetor, ndërsa është arrestuar më 20 tetor.

Lexo edhe :   Haradinaj: Thaçi dhe Veseli do zyrtarizonin kandidaturën time për President

Sipas organit të hetuesisë, Gruda i ka bërë këto veprime në një periudhë prej 8 minutash.

Ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se transferimi i mbi 2 milionë eurove është bërë përmes një sulmi kibernetik.

“Ky është krim ekonomik, i realizuar përmes një krimi të thellë kibernetik, ku janë bërë qasje të paautorizuara, janë tejkaluar autorizimet ligjore, është bërë keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe janë thyer fjalëkalimet”, ka deklaruar ministrja Bajrami.

Lexo edhe :   Krimineli i luftës, Sheshel: Ushtria serbe të futet në Kosovë

Kompania LDA Group, sipas Agjencisë së Regjistrit të Bizneseve, është regjistruar si biznes në gusht të vitit 2019.

Si pronarë të këtij biznesi figurojnë K.Sh dhe V.Sh, ndërsa si veprimtari kryesore e ka të përcaktuar ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesore, ndërsa veprimatri dytësore demolimin e objekteve.

Sipas të dhënave të kësaj agjencie, kjo kompani e ka adresën në fshatin Llapushnik të Gllogovcit, rreth 30 kilometra nga Prishtina./REL/

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E kaluat koronav*rusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Kur komunizmi tentoi shkatërrimin e familjes, fëmijët denonconin prindërit

Komunizmi cilësohet shpesh si më i tmerrshëm se fashizmi. Kjo pasi veç terrorit, burgosjeve dhe vrasjeve, synoi të shkatërrojë qelizën bazë të shoqërisë; familjen. Në...

Ministria e Shëndetësisë: Qëndro në shtëpi nëse ke simptoma të gripit

Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë një udhëzues për të gjithë punonjësit që kanë shenja të gripit, duke i kërkuar atyre të punojnë nga shtëpia. “Kufizo...

Vendimi/ Dhunoi arbitrin, Disiplina fal futbollistin lushnjar

Ish-futbollistit të Shkumbinit, Andi Bakiasi, i është hequr me kusht përjashtimi përjetë nga futbolli për dhunimin e gjyqtarit të sfidës së sezonit të kaluar...

Koronavirusi i përkeqëson shëndetin, trajneri i Kukësit niset drejt Turqisë

Për shkak të gjendjes së rënduar të trajnerit të Kukësit prej koronavirusit, është marrë vendimi për ta transportuar drejt Turqisë. Trajneri i Kukësit, Skënder...