E premte, 28 Janar, 2022
2.5 C
Tirana

Blushi-Ballës: Reflektoni deri të enjten, mos merrni peng të ardhmen e vendit

Vijon përplasja Presidencë-Qeveri, lidhur me ndryshimet në kodin e ri zgjedhor, pasi presidenti Ilir Meta kërkon që të merret opinioni i Venecias, ndërsa mazhoranca refuzon.

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratave të deputetit të PS, Taulant Balla i cili tha se Komisioni i Ligjeve rrëzoi dekretin pasi kreu i shtetit do e fuste vendin në një spirale.

Blushi i bën thirrje Ballës që të reflektojnë deri të enjten dhe kërkon që mos të merret peng e ardhmja europiane e vendit.

”Z.Balla, reflektoni dhe thellohuni deri të enjten!Presidenti e dëgjoi thirrjen e Europës!

Dëgjojeni edhe ju! Boll e morrët peng të ardhmen europiane të Shqipërisë!’’, shkruan Blushi në Facebook.

Zëdhënësi i Presidentit ka publikuar edhe një mesazh të eurodeputetit Gahler më datën 5 tetor, i cili thoshte se është thyer marrëveshja e 5 qershorit.

Me 15 vota pro, Komisioni i Ligjeve vendosi që dekreti i Presidentit Meta për Kodin e Ri Zgjedhor të kalojë sërish në Kuvend ditën e enjte.

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesazhet e Nokës me Nikollën e Manjën/Alibeaj: “Foltorja” bashkëpunon me Ramën

Në seancën e djeshme plenare të zhvilluar në Kuvend, mediat kanë kapur bisedat nga celulari i deputetit demokrat Flamur Noka, që ka zhvilluar në...

“Non grata”, Berisha: Kam bindjen se SHBA do ta korrigjojë gabimin

Për Berishën, deklarimi “non grata” nga ana e SHBA-së, është i bazuar në shpifje. Në emisonin "Opinion" në Tv Klan, Berisha ka deklaruar se...

“Urdhër nga Rama për të sulmuar FSHF-në”? Veliaj e thotë troç

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike hipotezën nëse me urdhër të Ramës ka sulmuar FSHF-së. I ftuar...

Rama bën parashikimin e ‘frikshëm’: Më 6 mars futet Meta, bashkohet me Berishën

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”, kryeministri Edi Rama ka bërë një parashikim për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Ai ka thënë...

Reshje dhe borë, si do të ndryshojnë temperaturat nesër

Vendi ynë për ditën e premte pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti do të nisë me kthjellime dhe...