Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Një Luftë e re e Ftohtë po fillon? Shtëpia e Bardhë paralajmëron Kinën

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Një Luftë e re e Ftohtë po fillon? Shtëpia e Bardhë paralajmëron Kinën

Shtëpia e Bardhë i bëri thirrje Kinës të premten të mos angazhohet në veprime “hakmarrëse” duke urdhëruar konsullatën amerikane në Chengdu të mbyllet, si përgjigje ndaj mbylljes nga Uashingtoni të konsullatës kineze në Hjuston.

“Veprimi ynë për mbylljen e konsullatës së përgjithshme të Republikës Popullore Kineze u morr për të mbrojtur pronësinë intelektuale amerikane dhe informacionin privat të amerikanëve”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Ullyot. “I bëjmë thirrje Partisë Komuniste kineze të ndalë këto veprime keqdashëse e të mos angazhohet veprime hakmarrëse”, tha ai.

Kina urdhëroi mbylljen e Konsullatës amerikane në Chengdu në shenjë hakmarrjeje për vendimin e Shteteve të Bashkuara për të mbyllur brenda ditës së premte konsullatën e Kinës në Houston të Teksasit.

Ka gjithashtu thirrje për Pekinin në mediat kineze dhe në një anketim në Twitter që të “godasë më fort” duke mbyllur Konsullatën amerikane në Hong Kong, ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të kuptohet se do të mbyllen konsullata të tjera kineze në Shtetet e Bashkuara.

Dy analistë që folën për Zërin e Amerikës thonë se nëse mbylljet reciproke përshkallëzohen, marrëdhëniet SHBA-Kinë do të jenë në një spirale në rënie dhe se vetëm do të përkeqësohen.

Një Luftë e re e Ftohtë

“Është një përshkallëzim (i tensioneve diplomatike). Dhe është një luftë e re e ftohtë që po fillon, hap pas hapi, nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina”, tha Sang Pu, një komentues politik në Hong Kong.

“Marrëdhëniet SHBA-Kinë kanë arritur në nivelin më të ulët që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit, ose në veçanti që kur ligji i sigurisë kombëtare të Hong Kong-ut hyri në fuqi”, tha për Zërin e Amerikës, Shi Yinhong, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Renmin të Pekinit.

“Ka ende katër muaj deri në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe gjashtë muaj përpara se administrata tjetër të marrë detyrën në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë asaj periudhe kohore, (Presidenti) Trump pa dyshim që do të bëjë shumë lëvizje të tjera për të përkeqësuar marrëdhëniet midis dy vendeve”, parashikoi profesori.

Një risk elektoral

Zoti Shi beson se mbyllja e konsullatës në Houston nuk synon vetëm provokimin e Kinës, por se është një risk i ndërmarrë nga Presidenti Trump për ta ndalur rënien e tij në anketime.

Zoti Shi tha se Kina i gjen të pabazuara akuzat e bëra nga Departamenti amerikan i Shtetit – megjithëse administrata Trump tha se mbyllja e konsullatës në Houston ishte plotësisht e justifikueshme.

David Stilwell, i cili është përgjegjës për politikën e jashtme për Azinë Lindore dhe Paqësorin në Departamentin e Shtetit, i tha të mërkurën gazetës “The New York Times” se konsullata në Houston kishte një historik të përfshirjes në “sjellje dëmtuese” dhe se ishte epiqendra e vjedhjeve të kërkimeve shkencore në Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se Konsulli i Përgjithshëm Cai Wei dhe dy diplomatë të tjerë kinezë u kapën duke përdorur identitete të rreme më 31 maj për të shoqëruar disa udhëtarë kinezë në zonën e nisjes së një avioni privat nga një aeroport në Houston.

Spiunazh dhe vjedhje të zbulimeve shkencore

Zoti Stilwell shtoi se disa nga përpjekjet e Kinës për të vjedhur zbulimet shkencore në Shtetet e Bashkuara ishin përshpejtuar në gjashtë muajt e fundit dhe mund të lidheshin me përpjekjet për të zhvilluar një vaksinë për koronavirusin, thuhet në gazetën “The New York Times”.

Në përgjigje, Konsulli kinez Cai mohoi pretendimin në një intervistë me KTRK-TV në Houston. “Ku janë provat?”, pyeti ai. Ai e quajti zyrtarin amerikan një gënjeshtar.

Përballje të stilit të Luftës së Ftohtë

Shtetet e Bashkuara janë përplasur në mënyrë të përsëritur me Kinën për çështjet e tregtisë dhe pronësisë intelektuale, për të cilat zoti Sang në Hong Kong tha se nuk do të marrin fund lehtë, pasi konfrontimet e stilit të luftës së ftohtë midis dy vendeve vazhdojnë të shfaqen.

Ekzistojnë spekulime se Shtetet e Bashkuara mund të mbyllin konsullatën e Kinës në San Françisko, Kaliforni, sepse një studiuese kineze, e akuzuar nga FBI-ja për fshehjen e lidhjeve të saj me ushtrinë kineze, është strehuar brenda këtij objekti.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin tha në një konferencë të rregullt për shtyp se konsullata e Kinës në Houston ka bërë punë pozitive në 40 vitet e fundit, duke thënë se “Shtetet e Bashkuara pretenduan se Konsullata e Kinës në Houston ishte e angazhuar në veprimtari të papajtueshme me statusin e saj, që është plotësisht një shpifje keqdashëse”.

Ai shtoi se mbyllja e konsullatës “dëmton rëndë marrëdhëniet SHBA-Kinë dhe po prish urën e miqësisë mes dy palëve.”

Pasojat e mundshme

Investuesit në Kinë dhe Hong Kong janë të shqetësuar se mbylljet e konsullatave mund të çojnë në prerjen e lidhjeve zyrtare nga Shtetet e Bashkuara, ose në një shkëputje të ardhshme ndërmjet ekonomisë amerikane dhe asaj kineze, sipas Liao Qun, krye-ekonomist në “China CITIC Bank International Ltd”.

Niveli i pasigurisë përbën lajm të keq për investimet, tha ai.

Nëse tensionet përshkallëzohen, “kapitali mund të largohet nga Hong Kongu dhe Kina. Për më tepër, tregtia globale do të ndikohet shumë. Nëse Shtetet e Bashkuara ndërpresin lidhjet me Kinën, pakti i tyre tregtar i fazës së parë do të shfuqizohet, çka do të de-stabilizojë dinamikën (globale) të tregtisë. Pra, gjithçka varet nga ajo që vjen më pas”, tha zoti Liao./VOA

Tags: Kinënlufte e ftohteparalajmeronSHBA

TË LIDHURA

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja
Bota

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

21:32 | 04/07/2025
Skandal në Holandë, kryeministri dyshohet se i ka dhënë sekrete shtetërore Marokut
Bota

Skandal në Holandë, kryeministri dyshohet se i ka dhënë sekrete shtetërore Marokut

21:09 | 04/07/2025
Sulmohet me thika anija me rreth 100 emigrantë në Kanalin Anglez
Bota

Sulmohet me thika anija me rreth 100 emigrantë në Kanalin Anglez

20:31 | 04/07/2025
Next Post
PS i kërkon Bashës 28 firma deputetësh, për hapjen e plotë të listave

PS i kërkon Bashës 28 firma deputetësh, për hapjen e plotë të listave

Çfarë pritet të ndodhë sot në orën 17:00? Rama me mesazh ndaj Bashës e Kryemadhit

Rama: Se sa përqind do të hapen listat, i takon diskutimeve pas 30 korrikut

PD i përgjigjet Ramës: Prano hapjen e listave 100%

PD i përgjigjet Ramës: Prano hapjen e listave 100%

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

by mirseda
23:00 | 04/07/2025
0

Ish-mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është zyrtarisht i akuzuar për pesë raste përdhunimi dhe një rast sulm...

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

22:20 | 04/07/2025
Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

22:03 | 04/07/2025
Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

21:32 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com