Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Një letër që duhet të dëshpërojë mbështetësit e opozitës!

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një letër që duhet të dëshpërojë mbështetësit e opozitës!

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Nga: Mero Baze

Lulzim Basha ka lëshuar “një qarkore” kundër asaj që e quan “media armike” në vend, duke porositur gjithë mbështetësit e opozitës të mos i besojnë ato që shkruajnë e lexojnë aty.

Përtej anës qesharake të “strategjisë” që kreu i opozitës ka ndërtuar për t’i mbijetuar medias, ka disa gjëra në atë letër që duhet të shqetësojë mbështetësit e Lulzim Bashës.

Të parët që duhet të jenë të shqetësuar duhet të jenë gazetarët që ai mbron, jo ata që sulmon. Duke i marrë në mbrojtje, dhe duke teatralizuar historinë e tyre, ai çon dëm mbështetjen e tyre për ta, dhe i rreshton ata si ushtarë të tij.

Vetëm një mendje-thatë mund të bëjë, që në një kohë kur në opinion debatohet nëse i ka hequr qeveria apo jo dy emisione nga një televizion, që është boll i afërt me Lulzim Bashën, ky i fundit ta bëjë zero këtë debat, duke treguar se ai e ka shumë më të madhe listën e  armiqve se dy emisione që ja vesh Edi Ramës. Ai ka në listën e  armiqve televizionet e mëdha e të vogla dhe gazetarë me emra të përveçëm.

Tani sikleti i atyre që ai mbështet, është shumë herë më i madh, pasi ata duken si viktima që persekutohen pse mbështesin Lulin dhe jo pse mbrojnë të vërtetën, apo kritikojnë qeverinë.

Është një nga ilustrimet brilante se si ky njeri dhe kur ka ndonjë debat në favor, e fundos veten dhe baltos çdo kauzë që mund ta jetë në favor të opozitës.

Të paktën të më kishte lënë mua dhe ndonjë tjetër si “armiq”, që të barazohej me dy gazetarë që i ka caktuar armiq të Ramës, se me këtë listë, i bie që Rama i ka gazetarët kritikë “në gryk të pushkës”, por ky i ka “në grykë të topit”.

Problemi tjetër që hap ky koncept primitiv i kreut të opozitës për shtypin, është frika që ky rrezaton ndaj shtypit dhe përballjes me problemet që shtypi ngre për opozitën.

Ajo çfarë i ka bërë Basha opozitës nuk janë ndonjë problem për shtypin, por për popullin opozitar. Shtypi që Basha nuk ka nën kontroll, thjeshtë i tregon ato probleme.

Shtypi që ka Basha nën kontroll, ja quan arritje gjithë dështimet që ka, përfshi dhe faktin që sot PD nuk ka më asnjë deputet, asnjë bashki dhe asnjë njeri në pushtet.

Por Lulzim Basha nuk ka asgjë në dorë të ndalojë gazetarët të shkruajnë për problemet e tij dhe akoma më pak ka në dorë,  të bindë opozitën të mos lexojnë gazetarët kritikë me të. Ai po të kishte fuqi të bindte dikë, kishte fituar zgjedhjet.

Ndaj më lehtë e ka të bëjë sikur reflekton dhe të bëjë sikur do të ndryshojë, se sa të detyrojë opozitarët të ndryshojnë dhe të mos lexojnë gazetat apo të mos shikojnë TV-të që ai i quan armike.

As Enver Hoxha nuk i ndalte dot të shikonin televizionet armike shqiptarët. Dhe ata e gjenin një kanaçe, jo më tani që të nxjerrin sytë se janë me shumicë.

Së fundmi kjo “qarkore” tregon dhe sa budalla dhe dëshpërues është për opozitën ky njeri.

Kur vendos të vish në pushtet, gjithë energjitë shpenzohen se si të bëhesh miqësor me të gjithë, si të bëhesh i pranuar, si të demonstrosh aftësinë për pajtim dhe ndryshim dhe jo si të bëhesh si një plakë e çmendur që zë me gurë këdo që kalon në sokak.

Letra është një ilustrim i paranojës, frikës dhe urrejtjes, që ai ka për këdo, që nuk e ka nën kontroll.

Dhe është për t’u dhimbsur, pasi nuk është se dëmton mediat që sulmon. Thjeshtë u tregon mbështetësve të vet sa keq i kanë punët, dhe se duhet të vazhdojnë “të punojnë e jetojnë si në rrethim”, derisa të vijë dita që ky t’u presë kokën, gjithë këtyre armiqve të shtypit.

Mos i gënje kot Lulzim se nuk ke për ta na prerë kokën. Jo se mund të mos vish kurrë në pushtet, me këto mend që ke, por dhe po u përmbys bota e erdhe, do na durosh ose do na lëpish.

Kemi prit e përcjellë dhjetëra si puna jote që nga koha kur ti ishe emigrant, dhe u riatdhesove duke ju lëpirë Argitës, e deri kur të ikësh përsëri emigrant, duke i lënë lamtumirën.

 

 

Tags: bashaMediatmero baze

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Video/“As termometër nuk keni? Ju jeni masakër fare!”, Vokshi nxjerr videon nga spitali

Video/“As termometër nuk keni? Ju jeni masakër fare!”, Vokshi nxjerr videon nga spitali

Basha sulmon Sokol Ballën, me ‘porosi nga lartë’ që mos t’i shkojnë në emision

Basha sulmon Sokol Ballën, me ‘porosi nga lartë’ që mos t’i shkojnë në emision

Elbasan-Tiranë/ Shkrumbohet makina, ja për çfarë dyshohet

Elbasan-Tiranë/ Shkrumbohet makina, ja për çfarë dyshohet







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen
Showbizz

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

by mirseda
22:54 | 03/04/2026
0

Arbër Hajdari ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra”, ku foli për rolin e tij...

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

22:43 | 03/04/2026
Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

21:21 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com