Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një kasetë me ca të vërteta brenda

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Koronavirusi/ Minxhozi: Kurba do shihet 10 ditë pas ‘ciklit të hapjes’

Nga: Skënder Minxhozi

E vërteta e parë, le ta themi që në krye të herës, është se sherri në distancë i kasetës së masakrës së Krushës, mes kreut të opozitës Basha dhe autorit të saj Melaim Bellanica, nuk do të jetë gropa ku do të mbytet karriera e liderit demokrat.

Lulzim Basha ka kaluar shumë gropa, edhe më të thella se kjo, për shkak se në këtë vend mbizotëron e qetë dhe e plotfuqishme kultura e mosndëshkimit. Ndaj Bashës sot po aplikohet një fushatë diversive, që lidhet me një të shkuar që vetë Lulzim Basha e ka fshehur në mënyrë fanatike. Askush nga ata që i rrinë pranë sot në parti, nuk e di me saktësi se çfarë ka bërë Basha në UNMIK 18 vjet më parë dhe sa reale janë akuzat që janë ngritur kohë pas kohe ndaj tij, në lidhje me këtë periudhë të errët.

Prandaj diversioni i sotëm me kasetën e Krushës mund të krijojë vetëm një disponim negativ ndaj Bashës në Tiranë e Prishtinë, në këto kohë gjyqesh ndaj UÇK, por jo ndonjë furtunë nga ato me pasoja fatale për një politikan që edhe pa këtë ngjarje, e ka plot dollapin me “skeletet e së shkuarës”. Kundërshtarët e Bashës po bëjnë sot bukë me miell të ndenjur, e kjo përcakton edhe përmasat reale dhe peshën që një histori e tillë do të ketë në javët e ardhshme. Basha as do të votohet, as do të mbesë në opozitë për këto që po fliten sot. Janë të tjera halle që ai ka në lidhje me ardhjen në pushtet, shumë të kompekse se kaseta e Melaim Bellanicës.

E vërteta e dytë është se sot nuk po gjykohet e peshohet versioni i fakteve që jep një shqiptar i Kosovës, ndaj një politikani të Shqipërisë. Sot po gjykohet, e ky është një element shumë peshë në këtë debat, natyra konspirative, e fshehtë, mohuese deri në absurd e një politikani ndaj të shkuarës së vet.

Lulzim Basha mohon gjithçka, ai nuk ka qenë aty, nuk ka dëgjuar gjë, nuk njeh askënd, nuk merr përsipër asgjë, nuk ka qenë madje fare ai për të cilin flitet, por një tjetër në vend të tij! Basha është modeli tipik i politikanit shqiptar, i cili, në mungesë të një instance supreme prove, e kjo do të ishte gjykata, mohon gjithçka sepse e di që nuk do të ketë kurrë një arbitër që t’i thotë që po gënjen. Kush mban mend, e kujton se herën e fundit që e thirrën zyrtarisht në gjykatë, ja doli të përvidhet derisa gjyqi u mbyll për tejkalim afatesh.

Në këtë sens, nuk është e rastit që ndaj tij po luhet me një sukses relativ edhe ky diversion politik, të cilin e dinë sesi do të përfundojë edhe ata që po e shtyjnë nga prapa perdeve. Është gjetur Basha për këtë lloj diversioni, sepse dihet qe ai nuk do të thotë kurrë një fjalë për të sqaruar një herë e mirë të vërtetat e tij. Është gjetur një person që nuk flet, prandaj edhe diversioni ka gjasa të vazhdojë.

E vërteta e tretë është se mbi gjykimin  e dënimin real të klasës tonë politike, Bashës së djeshëm apo qeveritarëve të sotëm e të nesërm, triumfon rregullisht kultura e diversionit, përfoljes, thatheshemit, në vend të shqyrtimit konkret të fakteve. Notojmë mbi një kënetë akuzash të paprovuara në adresë të njerëve të fuqishëm të këtij vendi, akuza të cilat, ashtu si këneta, myken me kalimin e kohës, pa u verifikuar, pa u hetuar dhe eventualisht, dënuar. Kjo i humbet vlerën dhe peshën fjalëve, sado të rënda që të jenë, pasi në morinë e asaj që thuhet e shkruhet, e keqja e ka të lehtë të fshihet. Tamam si në rastin e asaj që ka ndodhur në Kosovë e Shqipëri gjatë konfliktit të vitit 1999, ku mungesa e një hetimi rreth rolit të protagonistëve të atij momenti, prodhoi vetëm tym e jo zjarr.

Një shembull mjafton në lidhje me atë kohë të zymtë për të ilustruar këtë kulturë mosndëshkimi: thyerja e embargos së naftës me ish-Jugosllavinë nga pala shqiptare në mesin e viteve ’90! Asnjë hetim, asnjë ndëshkim, megjithëse ne si shtet palë i OKB e kishim të detyrueshme ta zbatojmë atë rezolutë që ndalonte furnizimin e makinës ushtarake të Beogradit me karburant.

Prandaj, kur këtë mal shkeljesh, para dhe pas konfliktit në Kosovë, e vendos përballë akuzës emocionale, e pse jo të sinqertë të një të mbijetuari të masakrës së Krushës ndaj kreut të opozitës në Tiranë, shanset që të gjendet e vërteta janë minimale. Kaseta e Bellanicës mund të ketë plot të vërteta brenda, por ne as kemi dashur dhe as duam t’i gjejmë ato!

Tags: bashaskender MinxhoziUNMIK

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Shqipëria kërkon fitore ndaj Bjellorusisë, si e kuotojnë bastet ndeshjen

Shqipëria kërkon fitore ndaj Bjellorusisë, si e kuotojnë bastet ndeshjen

“Shqipëria në prag kolapsi”/ Basha: Të zbatohet plani me 5 pika, kanë gënjyer 6 muaj për pandeminë

Lulzim Basha nuk mund të jetë përjetësisht hija e vetvetes

“Marrëveshje e fshehtë me Greqinë? Rama ‘lan duart’ për çështjen e debatit të detit, nxjerr faktet

Financimi Anti-Covid, Rama: Rimbursim 100% i paketës bazë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Erdogan: Nuk ka justifikime për mizoritë në Gaza, të mbajmë një qëndrim
Bota

Erdogan: Nuk ka justifikime për mizoritë në Gaza, të mbajmë një qëndrim

by mirseda
15:00 | 01/09/2025
0

Nuk ka shpjegime apo justifikime për dështimin për të ndaluar 23 muaj mizori në Gaza, ku foshnjat,...

Integrimi/ Kos mesazh për Shqipërinë e vendet kandidate: S’ka rrugë të shkurtër, zbatoni reformat

Integrimi/ Kos mesazh për Shqipërinë e vendet kandidate: S’ka rrugë të shkurtër, zbatoni reformat

14:55 | 01/09/2025
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se ka arritur “mirëkuptim” me Presidentin e SHBA-së Donald Trump

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se ka arritur “mirëkuptim” me Presidentin e SHBA-së Donald Trump

14:51 | 01/09/2025
Skandal në Air Albania: Pasagjerët lihen orë të tëra në aeroportin e Stambollit pa informacion dhe me avion të amortizuar

Skandal në Air Albania: Pasagjerët lihen orë të tëra në aeroportin e Stambollit pa informacion dhe me avion të amortizuar

14:32 | 01/09/2025
Parashqevi Simaku mbush 59 vjeç,

Parashqevi Simaku mbush 59 vjeç,

14:04 | 01/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com