E mërkurë, 16 Qershor, 2021
25.5 C
Tirana

Shqipëria kërkon fitore ndaj Bjellorusisë, si e kuotojnë bastet ndeshjen

Elseid Hysaj do humbasë finalen me Bjellorusinë, pasi mbrojtësi i djathtë ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Këtë e ka konfirmuar FSHF në faqen zyrtare, por edhe vetë lojtari apo edhe skuadra napolitane. Sakaq, trajneri Reja pritet që të ketë në fushë “gladiatorin” Gjasula, i cili do të sakrifikojë duke ditur se problemet në shpatull, nuk kalojnë kaq thjeshtë brenda dy ditësh. Shqipëria konsiderohet favorite për këtë takim nga kompanitë ndërkombëtare të basteve.

Të besuarit e Rejës do të kërkojnë me çdo kusht fitoren ditën e sotme, për ta mbyllur Ligën e Kombeve në vendin e parë, që ka qenë edhe objektivi që në fillim.

Kuqezinjtë kuotohen për fitoren 1.75, ndërsa Bjellorusia 4.7. Barazimi për këtë ndeshje vlerësohet me koeficientin 3.6. Fitorja në transfertën bjelloruse e dikton këtë.

Reja në konferencën për shtyp para ndeshjes me Bjellorusinë, përcaktuese për vendin e parë në grup, tha se nuk do të bëjë ndryshime të mëdha në formacion krahasuar me skuadrën që hodhi në fushë ndaj Kazakistanit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Ngrita çështjen e një Europe të lirë”/ Biden”: Putinit ia thashë të gjitha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka zbardhur detaje në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e sotme në Gjenevë, me...

Si Basha do jetë i pari që do e lëshojë Berishën

Nga: Ben Andoni Partia Demokratike ka mbaruar zgjedhjet duke vendosur për të tretën herë me radhë z. Basha në krye të saj. Në fakt, ai nuk...

Italia në panik/ Alarm për bombë pranë stadiumit ku do luhet kundër Zvicrës

Italia ndodhet në panik, pak orë para se përfaqësuesja të luajë ndeshjen e dytë të kampionatit europian përballë Zvicrës. Një alarm për bombë, ka...

SHBA i dhuron Shqipërisë, 1 milion dollarë pajisje mjekësore

Komanda europiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka dhuruar Shqipërisë 1 milion dollarë pajisje mjekësore kundër koronavirusit për spitalin Nënë Tereza në...

Putin: Biden është burrë shteti, shumë ndryshe nga Trump

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka konsideruar burrë shteti homologun e tij amerikan, Joe Bideen. Në konferencën për mediat pas takimit me këtë të...