Mbrëmjen e djeshme ishte premiera e filmit “Fifty Shades Freed”. Është një nga seritë më vulgare të filmit të të gjitha kohërave, duke treguar historinë e S&M dhe skllavërisë në dashuri.
Në premierën e filmit ishte edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora. Ajo ishte e veshur me të bardha duke bërë që të shkëlqente gjatë parakalimit në tapetin blu në Paris.
Këngëtarja e talentuar që ka regjistruar edhe këngën “For you” me këngëtarin e “One Direction’s”, Liam Paynem për fonogramin e filmit, dukej si një engjëll i rënë. 27-vjeçarja ia kishte besuar veshjen stilistit: Stephane Rolland.