Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një armik idiot vlen më shumë se mungesa e miqve për Edi Ramën

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Si është opozita sot, është atdheu nesër

Nga: Lorenc Vangjeli

Një gur më shumë apo një gur më pak mbi kokën e Edi Ramës as shton dhe as pakëson gjë. Njëlloj siç nuk bie fare në sy një njollë boje më shumë në kostumin e bojaxhiut. Sepse hedhja e gurëve, bojës e baltës mbi kryeministrin shqiptar, prej kohësh është shndërruar në sport kombëtar. I vënë nën akuzë se ka blerë gjithë median dhe se po kërkon të verë nën kontroll edhe rrjetet sociale, Rama sot është absolutisht kryeministri më i sulmuar i historisë së pluralizmit shqiptar.

Nuk ka emision mbrëmjeje apo mëngjezi, nuk ka gazetar të vjetër apo të ri, të angazhuar si Saliu apo të pavarur si litari në qafën e të varurit, portalist, blogist, facebookist, instagramist apo edhe analfabet funksional, që nuk kruan duart për t’i hedhur Ramës duar urrejtjeje në fyt apo mallkime pleqsh mbi kokë. Ky është një korr me shumë solistë, një korr edhe dramatik, edhe histerik, edhe i vërtetë, edhe i rremë, por që shumë shpesh bëhet aq komik sa vret edhe vetë të qeshurën me hiperbolën, me ekstremizmin dhe vështrimin bardh e zi.

Si rregull, për kryeministrat nuk duhet të ketë brohori, sa kohë që qeverisjet janë gjithmonë problemi që duhet zgjidhur. Kryeministër ka qenë edhe Sali Berisha, por ndryshe nga Rama sot, sherret me Berishën, sa më shumë shkonte drejt perëndimit të pushtetit, aq më shumë kishin nisur të kufizoheshin në një grusht gjithmonë e më të vogël gazetarësh që e kundërshtonin duke e rritur në mënyrë eksponenciale numrin e atyre që e rrethonin si grushti gishtin për ta mbrojtur. Në korrin e madh pro Berishës së dikurshëm ishte një laryshi tipash e karakteresh, që nga ata që e besonin sinqerisht e deri tek ata që e përdornin e përdoreshin sinqerisht e reciprokisht prej tij. Si çiftet e hapura: secili në ahengun e tij, por bashkë në darkë për hir të interesave të përbashkëta! Për statistikë, në pranverën e 2013-ës, në epilog të pushtetit të tij, kritikët e Saliut në media numëroheshin me gishtat e një dore marangozi të pafat, që i kishte lënë ca të tillë gjatë punës me sharrë.

Me Ramën është ndryshe. I ardhur në politikë nga media, me mendjen top se edhe si gazetar e analist vlen më shumë se zanatçinjtë e fushës, Rama hyn gjithë arrogancë në një fushë që nuk i përket e në një pushtet të ndryshëm nga pushteti për të cilin ai është votuar. Media e ka për detyrim që ta ketë subjekt pushtetin e Ramës, kurse Rama e konsideron si ushtrim të dorës së parë të pushtetit të tij që të meret me median. Njëlloj si Trump që e relativizion median kritike jo duke u shpjeguar, por duke e sulmuar, edhe Rama me historitë me kazanë e kadrinj, bën ekzaktësisht të njëjtën gjë. Qoftë dhe vetëm për këtë arsye, shumë nga sulmet që i bëhen, Rama i meriton deri në skaj. Ky Tom Sojer atipik i politikës, bën që tek ai asnjë shuplakë të mos vejë dëm: me shumë gjasë ai ka bërë ndërkohë diçka që ja vlen një shuplakë publike. Madje edhe kur ajo vjen nga njerëz që në jetën e tyre kanë pasur si ndërlikim të vetëm marëdhënien me tualetin.

Me zgjedhjen e tij dhe në strategjinë e tij të komunikimit, kryeministri Rama ka zgjedhur të sillet si një personazh dramatik dhe shumë i keqkuptuar i Tiranës së viteve 70-të, Shaban Qosja. Edhe kur nuk e kanë mendjen tek ai, vetë Rama hedh gurë, tallet, fyen, bën batuta të lodhura, provokon, ngacmon, ofendon çdo gjë e gjithëkënd, mjaft që të risillet në qendër të vëmendjes. Shabani i dikurshëm ishte një njeri që në përmbajtje vlente shumë më tepër se shumica dërmuese e ngacmuesve të tij dhe ishte e kuptueshme që ai do t’u përgjigjej atyre, kurse Rama i sotëm është kryeministri që duhet të përgjigjet me punë dhe jo me replica. Në të kundërt, ai shpenzon një kohë të gjatë si adoleshent në sherre Facebook-u, shpesh duke harruar se është në zyrën e tij për të qeverisur. Se ai është qerramarës i përkohshëm i  pushtetit dhe nuk është religjion për t’u diskutuar, për t’u besuar a refuzuar nga ndjekësit dhe përndjekësit e tij.

Debati absurd i ditëve të fundit për marëveshjen e “Mini Shengenit” është rasti tipik për të kuptuar absurditetin e sherrit publik në hapësirën shqiptare. Nga Tiranë në Prishtinë dhe anasjelltas. Ky debat dëshmon dhe njëherë mekanizmin qesharak të gjykimit bardh e zi për formën dhe injorimin e përmbajtjes, cektësinë e padurueshme të arbitrave gjithashtu publikë, që e hypin veten në ca piedestalë urtësie e morali dhe që andej shesin moral e urtësi për gjithkënd. Pikërisht ky mekanizëm kritik, në vend ta dëmtojë, e ndihmon Edi Ramën. Në vend ta gjykojë e amniston. Në vend ta qortojë, e vë atë vetë në një piedestal të pamerituar. Kush e quan sot Edi Ramën tradhëtar të kombit, shitës të Kosovës, i blerë nga Serbia, kryebaron i drogës në Evropë apo kush mbledh aritmetikisht zërat e buxhetit dhe thotë se ato janë të gjitha para që i vjedh Edi Rama me dhjetë oligarkët e tij, i bën kryeministrit shërbimin më të madh. E shfajëson nga të gjitha këto akuza, i rrëzon dhe i çmonton, edhe kur ato kanë një thelb racional. Marrëzitë e ditëve të fundit se Rama po ringjall fantazmën e Jugosllavisë, se po i fut thikë mbas shpine Kosovës e lloj – lloj gomarllëqesh të tjera që kanë hipur në kalin e patriotizmit, shkaktojnë së paku konfuzion dhe bëhen sërish ujë për mullirin e Ramës. Duke folur për idiotësi të tilla, njëlloj si në zgjedhjet e 2017-ës kur i mundi të gjithë vetëm me batuta, Rama nuk ka pse të flasë për qeverisjen e tij, për punët e pabëra apo të bëra keq, për tërmetin, për investimet e realizimet dhe për çdo gjë që lidhet me qeverisjen e vendit. Atij nuk i duhet as të shpjegojë Mini Shengenin dhe as të kërkojë ndjesë për mëkatin e të fyerit të politikanëve të Kosovës nga vendi më i papërshtatshëm për ta bërë një gjë të tillë dhe në prani të njerëzve që mendojnë njëlloj si ai, por në gjuhë tjetër.

Për fat të keq, këtë herë si për herë, më shumë për mëkat të kritikëve se për meritë të vetes, Rama ja doli ta orientojë debatin aty ku i intereson dhe siç i intereson. Kryeministri i rreshtoi shumicën e kritikëve të tij iracionalë në të njëjtën llogore me il Ricordo Gjuzin dhe aty do t’i mundë sërish me mjetet e opozitës së re parlamentare; duke përqeshur kundërshtarët dhe duke rivlerësuar aksiomën e hershme: “Më mirë një armik i mençur se një mik budalla!” Rama sot ka të drejtë të mendojë se nuk ka fat më të madh në politikë që në mungesë të miqve, ta kesh armikun budalla!

 

Tags: lorenc vangjeliramaSerbia

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Pse 2019 do të mbahet mend si viti i protestave

Pse 2019 do të mbahet mend si viti i protestave

Parlamenti i Kosovës mblidhet sot/ S’ka marrëveshje për institucionet

Parlamenti i Kosovës mblidhet sot/ S’ka marrëveshje për institucionet

Aksion “blic” në të gjithë Tiranën/ Përfundojnë në pranga 4 persona

Aksion “blic” në të gjithë Tiranën/ Përfundojnë në pranga 4 persona

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

by mirseda
19:28 | 24/07/2025
0

Është gjendur pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u...

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

18:00 | 24/07/2025
Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

17:49 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com