Blutë e Vlorës kanë bërë të mundur identifikimin e pronarëve të mjeteve, që u dogjën gjatë natës në qytetin bregdetar, në orën 04:05 në lagjen “Lef Sallata”. Policia tha se në një parkim në anë të rrugës, ka marrë flakë automjeti tip “Volkswagen”, në pronësi të një kompanie transporti, por nën përdorimin e një shtetaseje, i cili është djegur plotësisht.
https://tiranatoday.com/shkrumbohen-dy-mjete-ne-vlore-cfare-fshihet-pas-kesaj/
Si rezultat i flakëve është djegur edhe një mjet tjetër, ngjitur me të, tip “Renault” në pronësi të shtetasit me inicialet V.M, i cili është dëmtuar pjesërisht. Nga ana e policisë tashmë po kryhen hetimet, për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.