Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Nishani zbulon ‘misionin e fshehtë’ të Bashës

4 vjet ago
in Aktualitet, Politikë
Nishani: Nëse Basha nuk dorëhiqet, Rama do qëndrojë edhe 14 vite në pushtet

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar ashpër pas mbledhjes së djeshme, ku dhe ka paralajmëruar zhvillime të reja. Dje u mblodh Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD-së, ku nuk munguan edhe zërat kundër Lulzim Bashës.

Bujar Nishani ka shprehur qëndrimin e tij pas mbledhjes, pasi u mor vendimi për të shkuar në zgjedhje për kryetarin më 13 qershor. Nishani tha se e vetmja alternativë është nisja e një projekti të ri politik, duke kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të kryetarit të partisë. Në të njëjtën linjë ka vijuar edhe sot, ndërsa ka sqaruar arsyet përse nuk ka pritshmëri nga kryedemokrati Basha.

Tejet i revoltuar me situatën, ai ka komentuar qëndrimin publik të kreut të PD-së, se në shtator do të hyjë në Parlament. Sipas Nishanit, kjo konfirmon kthimin e PD-së në një fasadë të masakrës elektorale. Ai i mëshon fort faktit se për Bashën, qëllimi i vetëm është karrigia e pushteti. Nishani kërkon të nisë një proces reformimi, që nga krerët e degëve dhe deri te strukturat më të larta, ndërsa ‘demaskon’ Bashën se nuk e ka për qëllim rritjen e PD-së e as zhvillimin e demokracisë.

Statusi:
Të dashur miq demokratë!
Dje ishte një ditë shumë e rëndësishme për Partinë Demokratike, por pa e tepruar edhe për Shqipërinë !
Për Partinë Demokratike, pasi ishte rasti të shprehej vullneti, skicohej platforma dhe krijohej hapësira pë të nisur një proçes të vërtetë reformimi, ringritje, bashkimi, forcimi me synim kryesor kthimin e besimit të shumicës së shqiptarëve tek Partia Demokratike.
Për Shqipërinë, sepse është domosdoshmëri ekzistenca e alternativës qeverisëse ndaj një qeverie e cila pas 8 (tetë) vitesh dështimesh, korrupsioni, skandalesh, shkatërrimi institucionesh do vijojë të bëhet edhe më arrogante, më e korruptuar, më e dhunëshme, më mospërfillëse, më tradhëtare !
Por për fatin e keq të Partisë Demokratike dhe Shqipërisë, lidershipi aktual e posaçërisht L. Basha pasi dështuan ta ngrenë PD në parti të parë e fituese para 25 prillit tani nisën çmontimin e çdo vlere, trashëgimie pozitive, mundësie ringritje dhe transformimi qytetar të Partisë Demokratike !
Dje, L. Basha përtej retorikës tallëse e të gënjeshtërt ndaj demokratëve, konfirmoi se në shtator do të hyjë në Parlament, çka konfirmon kthimin e PD në një fasadë të masakrës elektorale.
L. Bashës i intereson veç vula dhe karrigia e vulëmbajtësit dhe aspak fare, halli, vuajtjet, sakrificat e mijëra demokratëve apo kolapsi i shtetit të shqiptarëve.
Deri dje, L. Basha, ankohej pse kritikët nuk prisnin përfundimin e ankimimeve, hetimeve të kasapanës, por vetë nuk priti as të dëgjojë zërin e demokratëve të bazës, të shqiptarëve të thjeshtë se çfarë mendojnë ata e në mesnatë shpalli farsën e rradhës për vulën dhe karrigen e vulëmbajtësit të Partisë Demokratike, pa mbaruar as afatet e përmbylljes së ankimeve që ka bërë po vetë !!!!!!!
Shërbim më të denjë ndaj masakruesit të zgjedhjeve, dhunuesit të demokratëve, shkatërruesit të Shqipërisë, që është Edi Rama, nuk mund të ketë.
Tashmë misioni i vërtetë i L. Bashës po kuptohet e qartësohet çdo ditë e më mirë.
Nuk ka asnjë merak për të respektuar sakrificat e demokratëve, asnjë dëshirë për fitoren e PD, asnjë synim për të ndihmuar e shpëtuar Shqipërinë.
Një kryetar i cili merr vendime në një sallë me më pak se 100 (njëqind) persona të pranishëm, ku domosdoshmërisht duhet të jenë mbi 200 (dyqind) të tillë,
Një kryetar që përcakton për konkuruesit e tjerë vetëm 16 (gjashtëmbëdhjetë) ditë për të bërë fushatë në 60 (gjashtëdhjetë) degë, qartëson fare mirë qëllimin e vërtetë !
Qëllimi është Vula dhe Karrigia e vulëmbajtësit e jo rritja e Partisë Demokratike, as zhvillimi i Demokracisë si vlerë e jo e jo sakrifica e puna për të ndryshuar Shqipërinë !
Në të vërtetë kjo që nisi dje është fillimi i fundit politik të L. Bashës dhe platformës së asgjesimit të Partisë Demokratike !
Nga dje ka nisur një përgjegjësi dhe detyrë historike për Demokratët anekënd Shqipërisë.
#PërPD

Tags: bashabujar nishaniPD

TË LIDHURA

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale
Aktualitet

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

21:52 | 13/11/2025
Tiranë, inspektor policie arrestohet nga AMP për aksident në Kamëz, duke drejtuar i dehur
Aktualitet

Tiranë, inspektor policie arrestohet nga AMP për aksident në Kamëz, duke drejtuar i dehur

20:12 | 13/11/2025
Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj
Aktualitet

Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

18:04 | 13/11/2025
Next Post
Sulme të reja ajrore mbi Rripin e Gazës

Sulme të reja ajrore mbi Rripin e Gazës

Flutura Açka në krahë të Agron Tufës

Në kujtesë të Teatrit Kombëtar

Vëzhguesit ndërkombëtarë, “idiotët e dobishëm” që i garantojnë Putinit sundimin

“Kanë 100 000 euro në shtëpi nga shitja e tokës”, detaje nga masakra në Greqi







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim
Bota

Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

by mirseda
22:08 | 13/11/2025
0

Një familje që kishte ardhur me pushime nga Gjermania në Stamboll është helmuar, pasi kishte ngrënë midhje...

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

21:52 | 13/11/2025
Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

21:38 | 13/11/2025
Intervista ndryshe e vëllezërve Shpendi! Cristian dhe Stiven: Shqipërinë e kemi në zemër

Intervista ndryshe e vëllezërve Shpendi! Cristian dhe Stiven: Shqipërinë e kemi në zemër

21:01 | 13/11/2025
Andorra-Shqipëria/ Minutat e para, kuqezinjtë në sulm

Andorra-Shqipëria/ Minutat e para, kuqezinjtë në sulm

20:58 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com