Pak çaste më parë ka startuar punën ditën e some Komisioni i Ekonomisë, ku i pranishëm është ministri Arben Ahmetaj. Ajo që bie në sy është mungesa e opozitës.
Edhe më herët, opozita paralajmëroi nga Shkodra se do të bojkotonte komisionet Parlamentare, dhe do të kishte një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin për shkak të gjendjes së rëndë me kriminalitetin në vend. Brenda 10 ditësh, pritet të shpallet dhe platforma opozitare.
Në Komisionin e Ekonomisë po flet ministri Arben Ahmetaj, i cili thotë se viti 2018 ka shënuar përshpejtimin e rritjes ekonomike. “Në vitin 2018, është përshpejtuar rritja ekonomike”, tha ai ndër të tjera.