Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Nis prishja e Teatrit/Si Tabaku i prishi ‘planin’ Vokshit për…

7 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Nis prishja e Teatrit/Si Tabaku i prishi ‘planin’ Vokshit për…

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, me anë të një statusi në Facebook deklaroi se qeveria “ka propozuar një draft ligjor për të kaluar jashtë çdo standardi ligjor dhe kushtetues projektin për prishjen e Teatrit Kombëtar”.

Por, lidhur me një denoncim të tillë ka reaguar edhe deputetja tjetër e PD-së, Albana Vokshi e cila në një dalje për media denoncoi Projektligjin e Ministrisë së Kulturës. Edhe pse PD-ja kishte njoftuar për konferencën që Vokshit që do të mbante për media, duket se kolegia e saj Tabaku nuk ka duruar por ka reaguar para se të bënte deklaratën Vokshi.

Të jetë kjo vallë një ‘krisje’ e marrëdhënieve mes dy zonjave deputete, apo thjeshtë Tabaku nuk ka mundur të durojë mllefin dhe ka reaguar para se zëri zyrtar i PD-së për këtë rast të denonconte skandali. 

Kështu deputetja Tanaku në  rrjetin social “Facebook”, ka reaguar duke u shprehur se: 

“Ndonëse të zhytur në skandalin e ministrit Xhafaj dhe atë të ish-ministrit Tahiri, qeveria Rama nuk rresht së grabituri pasuritë publike për interesin e një klientele të vogël. Pak ditë më parë, një qeveri e etur dhe uritur për abuzime ka propozuar një draft ligjor për të kaluar jashtë çdo standardi ligjor dhe kushtetues, projektin për prishjen e Teatrit Kombëtar. Pasi dështuan që ta realizonin planin e prishjes së Teatrit Kombëtar me metodat e shëmtuara, qeveria ka vendosur që të prodhojë një ligj për t’i dhënë me koncesion kompanisë private prishjen e teatrit dhe ndërtimin e kullave. Një procedurë e ngjashme u ndoq edhe për aeroportin e Vlorës, ku dy superministrat e pazarit qeveritar, Ahmetaj dhe Gjiknuri, morën përsipër negocimin e kontratës me palën turke duke lënë qytetarët dhe Parlamentin në errësirë”, shkruan Tabaku.

“Pse nuk zbatohet ligji i prokurimit publik? Pse nuk zbatohet ligji i koncesioneve? Pse nuk bëhet një tender ndërkombëtar? Si mundet te grabitet toka publike dhe private dhe ti jepet me koncesion një kompanie private? Kështu Tiranës dhe vendit i zhduket një pasuri kombëtare ndërkohë që qeveria majmet përmes koncesioneve që pasurojnë vetëm një grusht njerëzish. Ky projektligj është tërësisht antikushtetues pasi ligji për koncesionet/prokurimet konsiderohet si ligji kryesor në fushat përkatëse”, shton deputetja demokrate.

Ndërsa pas reagimit të Tabakut, Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Kulturës, Albana Vokshi, ka denoncuar sot në emër të Partisë Demokratike ato që i ka quajtur veprimet korruptive të Kryeministrit Edi Rama, Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për ta pushtuar qëndrën historike të Tiranës me kullat e sponsorëve, që i mbajnë në pushtet.

Në një deklaratë për mediat, Vokshi u shpreh se: Ministria e Kulturës në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë ka publikuar për konsultim projektligjin për përcaktimin e një procedure të vecantë negociimi me Kompaninë Fusha Sh.pk, të cilës do t’i jepet falas e gjithë qëdra historike e Tiranës, për të shembur teatrin Kombëtar dhe për të ndërtuar kulla biznesi.

Projektligji bie ndesh me Kushtetutën, ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, si dhe ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Ky është një rast i paprecedent!! Ndërkohë që ekziston një ligj i posaçëm që rregullon këtë proces për realizimin e një projekti sipas procedurës së partneritertit Publik – Privat (ligji nr. 125/2013), Rama ka hartuar një ligj tjetër të posaçëm, që rregullon vetëm një rast individual, një projekt konkret, duke synuar shmangien e rregullave të paracaktuara dhe që kanë si synim mbrojtjen e interesit publik. Pra, qëllimi i vetëm është të realizohet një projekt i klientit të Ramës, jashtë cdo procedure që parashikon Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi.

Rama ka hartuar këtë ligj të posacëm vetëm për të shmangur përgjegjësinë penale të personave të përfshirë në këtë aferë korruptive, dhe për të ligjëruar shkeljet flagrante të ligjit që janë kryer, po kryhen apo do të kryhen në realizimin e këtij projekti.

Ky pr.ligj bën realitet një plan të kahershëm, 20 vjecar të Ramës, pasi miratimi i tij nënkupton shembjen e menjëhershme të Teatrit aktual Kombëtar, ndërtimin e Teatrit të ri, shoqëruar me ngritjen e disa kullave të larta, në qendrën historike të Tiranës, për interesa të subjektit privat Fusha sipas një procedure të vecantë, në shkelje të Kushtetutës, dhe legjislacionit në fuqi. Kjo rrëzon të gjitha deklaratat e Ministrit të Kulturës dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë, që projekti ishte vetëm një ide për nisjen e procedurës (një propozim i pakërkuar), dhe se procesi do të ndiqet sipas legjislacionit shqiptar në fuqi.

Me anë të këtij pr.ligji, Rama pranon automatikisht, projektin e prezantuar nga subjekti privat “Fusha” sh.p.k., pa iu nënshtruar asnjë procesi konkurimi apo gare të hapur pa asnjë procedurë konsultimi me grupet e interesit, apo me qytetarët, edhe pse ai përfshin tjetërsimin e pasurive publike dhe prishjen e Teatrit Kombëtar, që është monument kulture dhe paraqet vlera të veçanta, që mbrohen nga legjislacioni në fuqi. Ky pr.ligj nuk lejon garë, dhe Eleminimi i garës, provon që qëllimi nuk është ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, por vënia në jetë e një projekti të errët, klientelist privat, duke dëmtuar rëndë në këtë mënyrë interesin publik, që sigurohet vetëm nëpërmjet një procedure konkurime të hapur.

Së katërti, ky pr.ligj tjetërson pronat publike pa transparencë dhe pa një proces konkurimi. Ministrat e Ramës (dhe jo ligji), do të bëjnë vlerësimin mbi tjetërsimin e pronave në pronësi të pushtetit qendror apo vendore për realizimin e këtij projekti I cili do të ketë një process farsë negociimi të të paracaktuar pa asnjë transparence Në krye të grupit të negocimit ka vënë Kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Velia I cili I zhytur në konflikt interesi, do negociojën me partnerin e tij privat “Fusha sh.p.k.”, propozimin e paraqitur nga Fusha shpk, me termat e përcaktuara nga Fusha, dhe në kushtet e urgjencës brenda një afati kohor prej 30 ditësh.

Duke mos patur këtë shumicën prej 3/5 në Këshillin Bashkiak Tiranë që ligji I qeverisjes vendore përcakton, Rama thjesht e shmang atë nga kompetenca që të vendosë për tjetërsimin e pronave në pronësi të Bashkisë Tiranë, me 3/5 e votave të anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe parashikon që kushtet e kontratës së negociuar të kalojnë me dhënie pëlqimi në parim nga Këshilli Bashkiak me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të këshillit në shkelje të nenit 113 dhe 116 të Kushtetutës dhe nenit 54 i ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Duke qenë se ka paracaktuar fituesin, Edi Rama nuk mund të kërkojë as konsensusin dhe as të realizojë një procedurë konkurruese ligjore, për këtë arsye propozon ai shkel kushtetutën, shkel ligjet me këtë projektligj të posaçëm, duke e shndërruar Kuvendin në noter të një marrëveshje korruptive dhe klienteliste të tij me një subjekt privat.

Të gjitha këto tregojnë qartë, se Kryeministri Edi Rama ka vepruar në tejkalim flagrant të kompetencave të tij, duke marrë përgjegjësitë e institucioneve të posaçme, që ngarkon ligji nr. 125/2013, për realizimin e një projekti partneriteti publik privat.​

Kryeministri, Ministrja e Kulturës dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, kanë kryer deri në këtë moment, veprime dhe mosveprime, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, dhe që kanë dëmtuar interesat e shtetit shqiptar, dhe nga ana tjetër i kanë krijuar përfitime një subjekti privat. Kujtojmë këtu që është i njëjti subject privat që dyshohet i ka mbyllur në prokurori Veliajt cështjen e të ndjerit Ardit Gjoklaj që humbi jetën në mënyrë tragjike në Landfillin e Sharrës, si dhe ka përfituar dhjetëra mln EURO nga Bashkia për punimet në Sheshin Skënderbej.

Këto veprime dhe mosveprime, përbëjnë vepër penale, dhe organi i prokurorisë duhet të veprojë menjëherë, duke nisur procedim penal dhe vendosur si masë parandaluese edhe bllokimin e cdo veprimi të mëtejshëm mbi realizimin e këtij projekti.

Ky Projektligji është haptazi antikushtetues, mirëpo sot vendi është pa Gjykatë Kushtetuese. Prandaj Edi Rama e ka eleminuar Gjykatën Kushtetuese dhe ka bllokuar plotësimin e saj, me qëllim që të grabisë i qetë pronat publike e private.

Kryeministri, Ministrja e Kulturës dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, duhet të hetohen dhe dënohen jo vetëm për “shpërdorim detyre”, por edhe për veprime të dyshuara korruptive, ku prokuroria duhet të dokumentojë motivet ekstraligjore që shtyjnë Kryeministrin, Ministren e Kulturës dhe Kryetarin e Bashkisë Tiranë, që të shkelin ligjin për llogari të përfitimit të një subjekti privat”, perfundon deklarata per mediat e Vokshit.

Tags: denoncimitkombetarnisplaninprishiprishjaTabakuteatritVokshit

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Next Post
Vendimi i beftë i Austrisë tërbon Erdogan: Hesapet lahen me luftë!

Vendimi i beftë i Austrisë tërbon Erdogan: Hesapet lahen me luftë!

Habit Vali Corleone: Jerusalemi u bë i Izraelit me vendimin tim, si e binda Trumpin

Habit Vali Corleone: Jerusalemi u bë i Izraelit me vendimin tim, si e binda Trumpin

Video/Incidenti, Haradinaj “tërheq zvarrë” pasardhësen e gjeneralit

Video/Incidenti, Haradinaj "tërheq zvarrë" pasardhësen e gjeneralit

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com