Që nga sot terminali i autobusëve të Jugut dhe të Veriut do të jetë tek “Kthesa e Kamzës”.
Zhvendosja e terminalit të jugut që më parë ishte tek zona e njohur si ish-Dogana është bërë pas rinisjes së punimeve tek Unaza e Madhe.
Mëngjesin e sotëm të gjithë autobusët e linjave të jugut dhe të veriut janë vendosur në këtë terminal të ri provizor.
Terminali i ri do të jenë në shërbim të 43 linjave të zonës së jugut dhe 20 linjave të zonës së veriut.