Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Nis aksioni i ujit të pijshëm, ndërpriten lidhjet në zonën e Paskuqanit

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Nis aksioni i ujit të pijshëm, ndërpriten lidhjet në zonën e Paskuqanit

Si pjesë e reformës kombëtare të ujit për prerjen e lidhjeve e paligjshme, specialistët e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë po vijojnë aksionin edhe në zonat periferike, për disiplinimin e situatës. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla, ndoqën nga afër verifikimet që po kryhen në zonën e Paskuqanit, ku edhe po bëhet ndërprerja e lidhjeve të paligjshme nga tubacioni kryesor që furnizon me ujë të pijshëm rreth 30% të qytetit të Tiranës.

“Këtu jemi në një linjë të veçantë, ajo që njihet si linja 1200, që furnizon gjithë qytetin. Ndaj, shprehim vendosmërinë e ujësjellësit, por edhe të Bashkisë së Tiranës, për ta vijuar në mënyrë të vijueshme këtë aksion dhe për të verifikuar të gjitha linjat e për t’i ndërprerë ato”,theksoi Mazniku, teksa shtoi se ndërhyrjet e paligjshme jo vetëm që sjellin dëme të konsiderueshme në rrjetin e furnizimit me ujë të qytetit të Tiranës, por njëkohësisht mund të shkaktojnë probleme edhe për vetë ata të cilët kanë ndërhyrë në rrjet në mënyrë të paligjshme.

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga 31 janari, Mazniku u bën thirrje qytetarëve, të cilët nuk kanë formalizuar ende lidhjen e tyre, të paraqiten pranë pikave të kujdesit ndaj klientit, ndërsa nga 1 shkurti, grupet e taks-forcës do të jenë në terren për të vënë para përgjegjësisë të gjithë ata që abuzojnë me këtë pasuri publike si uji i pijshëm. “Ftojmë qytetarët që deri në datën 31 janar të vetëdeklarojnë linja të tilla, në mënyrë që të kemi mundësi t’i riparojmë ato, sepse duke filluar nga data 1 shkurt, identifikimi i këtyre linjave dhe prerja e tyre do të ketë edhe penalitete shumë të forta gjatë të gjithë kundravajtësve”, tha ai.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve të Tiranës për të raportuar për çdo problematikë apo rast të abuzimit me ujin e pijshëm. “Nëse një qytetar ka informacion për një lidhje të tillë apo e ka bërë vetë një lidhje të tillë më përpara, të na informojë dhe do jemi shumë të gatshëm të gjendemi pranë. T’i ndërpresim këto lidhje dhe të ofrojmë mundësinë që ato të lidhen me një ujëmatës dhe një kontratë të ligjshme me ujësjellësin. Kjo është e vetmja mënyrë se si edhe qyteti të furnizohet me ujë siç duhet, por edhe qytetarët të marrin shërbimin e duhur”, nënvizoi Mazniku.

Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve, të cilët kanë kërkuar që të aplikojnë për kontratë të re me Ujësjellësin e Tiranës, si dhe konsumatorët që janë të interesuar të kryejnë pagesa apo të përfitojnë nga skema lehtësuese e shlyerjes së debisë, shoqëria e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë ka vendosur orare të reja shërbimi në të gjitha Njësitë Zonalë, PIKAT UKT si dhe në arkat kryesore të qytetit. Sportelet do të jenë të hapura nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 20:00, nga e hëna në të shtunë. 

Tags: aksioniLidhjetnderpritennisPaskuqanitpijshëmujitzonën

TË LIDHURA

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë
Aktualitet

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

21:23 | 22/12/2025
Meta ndan foto nga protesta e opozitës: Numërimi mbrapsht ka filluar
Aktualitet

Meta ndan foto nga protesta e opozitës: Numërimi mbrapsht ka filluar

21:00 | 22/12/2025
“Kam 16 ditë këtu”/ Lapaj ironizon protestën e Berishës: Rama s’mundet me kapsolla.
Aktualitet

“Kam 16 ditë këtu”/ Lapaj ironizon protestën e Berishës: Rama s’mundet me kapsolla.

20:49 | 22/12/2025
Next Post
Tregtia e lirë, Trump: Nuk do ta bëjmë syrin qorr me kontrabandën

Tregtia e lirë, Trump: Nuk do ta bëjmë syrin qorr me kontrabandën

MB, ‘dhëmbë për dhëmbë’ Kryemadhit: Ekspertë të huaj në protestë!

MB, ‘dhëmbë për dhëmbë’ Kryemadhit: Ekspertë të huaj në protestë!

Përleshen tifozët e Lushnjes dhe Teutës, 13 të shoqëruar në polici

Përleshen tifozët e Lushnjes dhe Teutës, 13 të shoqëruar në polici







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik
Showbizz

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik

by mirseda
22:37 | 22/12/2025
0

Krijuesi i videolojës “Call of Duty”, Vincent Zampella ka humbur jetën në një aksident me makinë në...

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

21:58 | 22/12/2025
Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

21:55 | 22/12/2025
Inter në kërkim të një portieri

Inter në kërkim të një portieri

21:28 | 22/12/2025
Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

21:23 | 22/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com