Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Nikolla rrëzon kërkesat e studentëve. Paloka: Ka ardhur koha të shporrim Ramën

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Nikolla rrëzon kërkesat e studentëve. Paloka: Ka ardhur koha të shporrim Ramën

Përmes një konference për mediat, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka rrëzuar kërkesat e studentëve protestues. Ajo ka refuzuar faktin për rritje të tarifave të universitete.

“Në katër vite nuk kemi asnjë rritje të tarifave të studimeve”, u shpreh Nikolla, ndërsa theksoi se “kemi ndërmarrë një reformë në arsim, që do ta çojmë deri në fund”.

Nikolla u është përgjigjur studentëve, duke u shprehur se ata duhet ta zgjidhin problemin me universtitetet, pasi tarifat janë vendimmarrje e tyre.

“Një takim për të ndarë komunikimin, që në vlerësimin tim është standard i vendosur mes MAS dhe institucioneve tona. U bëra me dije dekanëve dhe rektorëve, për një protestë të një grupimi studentësh. Me respektin maksimal për t’i dëgjuar dhe për të komunikuar me ta. Respektin maksimal për të gjithë politikanët që janë përfshirë në këtë protestë.

Por më falni, që vëmendja ime është tek shqetësimet e studentëve. U kam kërkuar studentëve që të komunikojë me ta, për të ndarë të gjitha shqetësimet që ata kishin. Nuk kanë pranuar që të vijonim në këtë rrugë. Kanë dashur një takim informal me zv/ministren. Ata janë një pasuri e kombit tonë. Ndaj ata nuk meritojnë që të mos dëgjohen, dhe meritojnë që t’u përgjigjesh në zyrën e ministres. Më pas studentët kanë adresuar, drejt Ministrisë së Arsimit një kërkesë që unë po e lexoj”, tha ajo.

“Me qetësi e durim për të kuptuar se ku prevalon misioni e gjykimi për të adresuar shqetësimet. Nga fundi në krye ka prevaluar qetësia e durimi, edhe sot ndoqa po të njëjtën rrugë, duke kërkuar nga rektorët e dekanët mendimet të vyera. Por pa ceduar në kryefjalën e reformës, që është cilësia e arsimit të lartë. Pikësynim ka qenë të mundësojmë cilësi e kushte të krahasueshme me vendet ku duam të integrohemi. Ka ende shumë punë përpara, por kemi hequr dorë nga universitetet kioska. Të gjithë institucionet e arsimit të lartë janë të akredituara, janë të ndara detyrat e rekomandimet që të sigurojmë sukses. E pamë kohën kur të rinjtë ishin me 3-4 diploma, se sa efektivë ishin më pas studentët”, u shpreh Nikolla.

Në vijim Nikolla tha se nuk është koha të hapim me sasi institutionet e arsimit të lartë. “Me përgjegjësi për ti thënë të vërtetat deri në fund janë dekanët që janë syri e veshi i të gjithë studentëve, dhe për të parë nëse është e vërtetë kjo që unë po vlerësoj sot. Mbyllëm 22 universitete kioskë, mundësuam proces akreditimi për herë të parë në Shqipëri, dhe akuzohemi se tarifat janë shumëfishuar. Ka ardhur koha që të gjithë të mësojnë të vërtetën, se çfarë ka ndodhur me tarifat. Nga 2009-2013, nuk po i referohem vitit 2005, se rritja është edhe më e thellë.

Në 2013 – 2017 kemi rritje vetëm në vitin 2014 të tarifës maksimale. Kjo rritje nuk ka prekur gjithë programet e studimit, ka prekur vetëm shkencat e natyrës dhe gjuhët e huaja. Efekti financiar, 75 mln lekë. Ishte vendimmarrje në kohën e duhur, pasi ne 2014 bëmë një ndërhyrje në arsimin e lartë, duke mos kuotuar më part-time, i cili është një histori më vete.

Ndaj nuk mund të lejojmë një gropë financiare tjetër. Një 5570 lekësh në vit, kjo është rritja se sa fish është, të gjithë i bëni vetë llogaritë. Dhe deri më sot në 4 vite, nuk kemi asnjë rritje tarifash studimi. Vendimmarrja nuk ka paraparë rritje e tarifat. Ligji i ri i jep qeverisë të drejtë vetëm për tarifë tavan, të tjerat janë kompentecë e fakulteteve”.

Sa i takon kërkesës së dytë të studentëve, për përgjysmim të tarifave, ministrja Nikolla kërkoi prej tyre që të njohin ligjin. “Janë universitetet që vendosin për tarifat”, deklaroi ministrja.

“Me shumë të drejtë kërkojnë kushte gjithnjë e më të mira në konvikte, jemi të vendosur të adresojmë projekte investuese në Qytetin Studenti, dhe në vende të tjera. Në Tiranë janë investuar 5.3 mln euro në 4 godina studentësh te Inxhinieria, dhe janë në investim nga KfW edhe 6 mln euro për 8 godina në Qytet Studenti”.

Lidhur me protestën, një reagim ka ardhur edhe nga nënkryetari i PD, Edi Paloka. Sipas tij, çdo shqiptar që ngre zërin kur i shkelen të drejtat e tyre, menjëherë futen në grupin e armiqve dhe poshtërohen.

Mjaft i indinjuar, Paloka shkruan se të vetmit që meritojnë respektin e Ramës janë kriminelët dhe oligarkët, që kanë gjetur strehën e tyre tek Rilindja.

Tags: NikollaPalokaStudentët

TË LIDHURA

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik
Aktualitet

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik

22:22 | 08/07/2025
4 ditë zjarr në Dukat!/ Era mund ta çojë drejt Llogorasë, ndihmë edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

4 ditë zjarr në Dukat!/ Era mund ta çojë drejt Llogorasë, ndihmë edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

20:51 | 08/07/2025
Kukës/ Procedohet autori i dyshuar për zjarrvënie në Ujmishtë
Aktualitet

Kukës/ Procedohet autori i dyshuar për zjarrvënie në Ujmishtë

20:33 | 08/07/2025
Next Post
Gazetari i përvishet Gridës: Kujdes o yll se je goxha pelë

Gazetari i përvishet Gridës: Kujdes o yll se je goxha pelë

“Mami, ka hajdutë në katin poshtë”, e mitura tregon si u “përlesh” me shqiptarët (emrat)

"Mami, ka hajdutë në katin poshtë", e mitura tregon si u "përlesh" me shqiptarët (emrat)

Doda: Ç’po prisni? Bëhuni bashkë të largojmë Ramën

Doda: Ç’po prisni? Bëhuni bashkë të largojmë Ramën

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik
Aktualitet

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik

by mirseda
22:22 | 08/07/2025
0

Si një ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, i konsideron sulmet e kryeministrit Emdi...

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

22:04 | 08/07/2025
Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

21:46 | 08/07/2025
Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

21:41 | 08/07/2025
Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

20:53 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com