Pak ditë më parë Rita Ora u rikthye pas 6 vitesh në Shqipëri me një koncert madhështor që mblodhi mijëra qytetarë për të ndjekur nga afër këngëtaren shqiptare e cila e elektrizoi vendin. Mirëpo një kuriozitet i madh ka qenë edhe fakti i pagesës. Sa është paguar Rita për të dhënë koncert në Sheshin Skënderbej? Këtë e ka zbuluar vetë kryebashkiaku Erion Veliaj.Në një lidhje telefonike me emisionin “Dita e 8” Veliaj tha se për ardhjen e Rita Orës, por edhe të Ermal Metës nuk është shpenzuar asnjë qindarkë. “Të gjitha kanë qenë falas sepse këtë kemi dashur të bëjmë që në fillim e këtë kemi bërë. Unë besoj se të rinjve shqiptarë duhet t’u jepet mundësia të shohin një koncert falas”, u shpreh kryebashkiaku.