Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, ka mbërritur në selinë rozë për një takim të fundit me drejtuesit politikë të qarqeve.
Ky takim ka për qëllim përmbylljen e listave të kandidatëve për deputetë, të cilat do të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) brenda mesnatës së sotme.
Pas javësh negociatash dhe përzgjedhjeje, PS synon të paraqesë një listë të balancuar mes figurave të njohura dhe emrave të rinj. Përditësime të mëtejshme mbi përbërjen e listave pritet të publikohen në orët në vijim.