Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Ngjela, Ruçit e Xhafajt: Edhe sa do ta duroni Ramën kryeministër

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ngjela, Ruçit e Xhafajt: Edhe sa do ta duroni Ramën kryeministër

Avokati Spartak Ngjela pyet Gramoz Ruçin dhe Fatmir Xhafajn se për sa kohë do ta durojnë socialistët si kryeministër Edi Ramën. Ngjela i është drejtuar dy prej socialistëve më të vjetër që kanë pushtet, Ruçit dhe Xhafajt. Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Ngjela e ka kritikuar Ramën se kërkon të destabilizojë rajonin për t’i shpëtuar nga Vettingut,

Avokati ka përmendur disa herë në shkrimet e tij, rrëfimin që sipas Ngjelës i ka bërë Gramoz Ruçi, se në vitin 2005, ky i fundit u detyrua ta bënte Ramën kryetar partie pasi Fatos Nano kishte mbyllur telefonin dhe nuk i përgjigjej, ditën e votimit.

Statusi i plotë i Spartak Ngjelës

Akoma do ta mbajë Partia Socialiste, si kryeministër, një individ të mbushur me ligësi antikombëtre?

E dëgjuat ligësinë Rama në Prishtinë për “presidentin konsensual” të dy shteteve?

Një turp që tregon që Shqipëria ka si kryeministër një person që nuk di fare se çfarë është shteti, por që në të njëjtën kohë edhe një indivi që, i kapur në korrupsion nga avancimi i Reformës në Drejtësi, po kërkon destabilizim rajonal.

Po mund ta arrijnë dot këtë tre individë fare pa forcë në opinionin politik ndërkombëtar, siç janë Berisha, Rama dhe Meta?

Kjo është një Pamundësi Absolute.

Po nga e polli Rama presidentin konsensual?

E para: si ka mundësi që dy shtete të pavarur, me strukturat e tyre juridike të zgjedhin një president konsensual për dy shtete?

E di ky injorant që presidenti i çdo republike demokratike është subjekt i të drejtës së shtetit të vet?

E di ky që sot, përderisa ka dy shtete të veçantë, shteti shqiptar dhe shteti i Kosoves, ka dhe dy të drejta të ndyshme nga njëra-tjetra?

E kupton dot kryeministri Rama që një President i përbashkët dy shtetesh është kërkesë primitive që vjen nga bashkimi i dy mbretërive?

Si ka mundësi që dy republika ballkanike të pavarura të drejtohen nga një President i përbashkët kur strukturat e të drejtës së tyre janë ngritur mbi dy kushtetuta të pavarura shtetesh të pavarur???

Sigurisht që kjo në fillim analizohet pse është thënë, dhe pastaj ngriht pyetja: pse e tha Rama tani?

Por ky kryeministër na tha që për presidentin konsensual është “nisur nga fantazia e tij”.

Sigurisht që u tërhoq nga qëllimi, se dështoi.

Pse shtetin, ky kryeministër, e di nocion fantsat?

Atëherë: pse rri ende dhe nuk ikën e të futet në çdo bodrum për të fantazuar marrëzinë e tij në një telajo?

Po socialistët akoma do ta mbajnë këtë individ fantast dhe antishtet që t’i drejtojë si kryeministër?

Por, duke e ditur aleancën shqiptaro-amerikane që funksionon në të dy shtetet, pyetja tjetër që ngrihet këtu është kjo: a është konsultuar Rama më Uashingtonin për këtë çështje?

Të gjitha këto arsye që vijnë nga pyetjet e më sipërme të japin të kuptuar që ky kryeministër i pushtuar nga ligësia antishqiptare, e ka një hall.

Cili është halli Rama?

Sigurisht halli i tij është Reforma në Drejtësi.

Po ç’lidhje ka kjo me deklaratën për presidentin konsensual Shqipëri-Kosovë?

Kjo ka një lidhje të drejtpërdrejtë: është konstantia Berisha-Rama që tenton gjithësisht në destabilizimin i Shqipërisë.

Çdo veprim që ju duket absurd, vjen në Shqipëri nga krerët për të destabilizuar Shqipërinë, por mundësisht edhe rajonin. Presidenti i përbashkët konsensual i Ramës ka lidhje më dëshirën e tij për destabilizimin e rajonit; se ky mendoi që ky solucion i tij do të ngjallte si me flakë nacionalizmin shqiptar dhe kundërpërgjigjen e nacionalizmit serb. Por ja që, injoranca fëminore, i ka ditur gjithmonë flluckat e sapunit si anije kozmike…

Prandaj, a do ta arrijnë dot destabilizimin e rajonit këta të fantaksur me fluckat e tyre të sapunit?

Edhe Kjo është pamundësi absolute.

Po, a do të heqin dorë këta nga veprimi i tyre antikombëtar po të binden për këtë pamundësi absolute të destabilizimit të Shqipërisë dhe të rajonit?

Jo, ata nuk binden.

Atëherë pyetja është kjo: po Socialistët akoma do ta durojnë këtë kryeministër?

Për këtë duhet pyetur Gramoz Ruçi dhe Fatmir Xhafaj.

Tags: duronikryeministerNgjelaRamënRuçitXhafajt

TË LIDHURA

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…
Aktualitet

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete

17:17 | 04/04/2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, ekspertët kërkojnë gjoba më të larta
Aktualitet

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, ekspertët kërkojnë gjoba më të larta

17:14 | 04/04/2026
Dështon protesta për naftën, vetëm pak persona para Kryeministrisë
Aktualitet

Dështon protesta për naftën, vetëm pak persona para Kryeministrisë

16:38 | 04/04/2026
Next Post
(Video) Gardianit i bie infarkt, të burgosurit vendosin …

(Video) Gardianit i bie infarkt, të burgosurit vendosin ...

E trishtë/Dadoja përplas në tokë foshnjën 8-muajshe (Video)

E trishtë/Dadoja përplas në tokë foshnjën 8-muajshe (Video)

Conte “qan” episodin: Ata dy nuk falin

Conte “qan” episodin: Ata dy nuk falin







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Kriza e Ngushticës së Hormuzit, pse ky kalim i vogël po e mban peng ekonominë globale
Bota

Kriza e Ngushticës së Hormuzit, pse ky kalim i vogël po e mban peng ekonominë globale

by mirseda
18:03 | 04/04/2026
0

Nga perandoritë e lashta dhe rrugët tregtare të Marco Polo-s deri te “arteria” energjetike e sotme që...

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete

17:17 | 04/04/2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, ekspertët kërkojnë gjoba më të larta

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, ekspertët kërkojnë gjoba më të larta

17:14 | 04/04/2026
“Ferri mbi ta”, Trump: Iranit po i mbaron koha për marrëveshje

“Ferri mbi ta”, Trump: Iranit po i mbaron koha për marrëveshje

16:58 | 04/04/2026
5 vende të BE-së kufizojnë karburantin, ulet numri i fluturimeve në Europë

5 vende të BE-së kufizojnë karburantin, ulet numri i fluturimeve në Europë

16:48 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com