Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Ngjela: Rama dhe Berisha të lidhur me Moskën

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ngjela: Rama dhe Berisha të lidhur me Moskën

Avokati i njohur Spartak Ngjela deklaron se Shqipërinë sot e drejtojnë  antishqiptarët e korruptuar. Me anë të një statusi më rrjetin social “Facebook”, Ngjela shkruan se Edi Rama është një shitës i interesit kombëtar një i paaftë dhe me ligësi ekstreme kundër shqiptarëve.

Avokati thotë së Rama i bashkuar me Berishën po presin ndihmë nga Rusia që të mbajnë të dy pushtetin dhe mos të përballen me reformën në drejtësi.  

Ngjela shkruan se kryeministri Edi Rama nga frika e ndëshkimit kërkon të kthejë shqiptarët në kulturën osmane sipas kokëtrashësisë të një presidenti turk që pret të vdesë në ndonjë çmendinë, se andej ka dalë.

“Sot është e provuar nga shërbimet perëndimore që Rama dhe Saliu janë bashkë në ndihmën që po kërkojnë nga Moska. Edhe ambasadori amerikan, Donald Lu, që u pyet para disa ditësh konkretisht për këtë çështje, nuk e përjashtoi Ramën nga bashkëpunimi me Moskën.

Megjithatë, të gjitha përpjekjet për destabilizim janë të dështuara, sepse janë të kapura nga FBI që sot është shumë prezente në Shqipëri”.

Postimi i plotë i Spartak Ngjelës

Brezi i ri i shqiptarëve po krijon patriotizmin e ri shqiptar në nivelin e shoqërive perëndimore; por sot në Shqipëri drejtojnë antishqiptarët e korruptuar.

Të shitur

Hajdutë

Njerëz të degraduar si Kryeministri aktual shqiptar.

Pyetja që duhet të ngrihet sot është kjo:

Si mund ta durojnë shqiptarët një shitës të interesit kombëtar si Edi Rama që për më tepër është dhe një i paaftë dhe me ligësi ekstreme kundër shqiptarëve?

Ky kryeministër nga frika e ndëshkimit kërkon të kthejë shqiptarët në kulturën osmane sipas kokëtrashësisë të një presidenti turk që pret të vdesë në ndonjë çmendinë, se andej ka dalë.

Kurse, Rama, i bashkuar edhe me Berishën, që të dy po presin edhe nga ndihma ruse.

Të korruptuarit e niveleve të larta të politikës të të dy krahëve janë të gjithë të bashkuar që, nga frika e Reformës në Drejtësi dhe ajo e hetimit radikal që po bën ndaj tyre FBI, po kërkojnë ndihmë nga fqinjët pushtues territoresh shqiptare. Dhe, nën këtë funksion, presin një ndihmë “ekspertize” nga Rusia për të krijuar destabilizim të Shqipërisë.

Ndërkohë nga Rama pritet që ky me të ashtuquajturat reforma në shtresën ekonomike, të ngacmojë shqiptarët që këta të revoltohen me të drejtë.

Skema është sërish ajo e Çadrës, por këtë herë duan përplasje me policinë ku kërkohet që të gjendet rasti për përplasje fizike, në mënyrë që të ketë vrasje në turmë. Kuptohet tani që kjo ka qenë arsyeja që policia nuk u duk fare për të qenë prezente në tubimet e paligjshme të një jave më parë, dhe kuptohet gjithashtu që kjo është skemë ruse. Se këta e trashëgojnë që nga koha e Leninit.

Dhe shumë mirë që kanë filluar procedimet penale kundrejt organizatorëve; dhe arritje e madhe është gjithashtu që kryeministri aktual nuk ka fare akses në drejtimin e policisë.

Por asgjë nuk mund të bëjnë dot të gjithë këta, se politika amerikane dhe FBI i ka marrë të gjitha masat. Kurse, pikërisht për këtë, kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen. Sigurisht që kjo dorëheqje do të jetë në favor të tij; sepse pas shuarjes së sigurt të këtij procesi, gjithçka do të jetë shumë më e rëndë për të.

Edhe për socialistët sot, interesi i tyre në lidhje me vazhdimin normal të qeverisjes, është një qeverisje pa Edi Ramën.

Sot është e provuar nga shërbimet perëndimore që Rama dhe Saliu janë bashkë në ndihmën që po kërkojnë nga Moska. Edhe ambasadori amerikan, Donald Lu, që u pyet para disa ditësh konkretisht për këtë çështje, nuk e përjashtoi Ramën nga bashkëpunimi me Moskën.

Atëherë: çfarë presin më socialistët?

Megjithatë, të gjitha përpjekjet për destabilizim janë të dështuara, sepse janë të kapura nga FBI që sot është shumë prezente në Shqipëri. Shqipëria është e pamundur të destabilizohet, dhe procesi i ngritjes së botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor do të vijojë.

Kurse, edhe ngritja e frymës patriotike e shqiptarëve, jam i sigurt që do të vijojë të ecë për formulimin modern të strukturës bashkuese kombëtare shqiptare, drejt Bashkimit Europian.

Ndërsa stabiliteti i Shqipërisë është domosdoshmëri e kohës; sepse Shqipëria bashkë me Kosovën janë të parat shtete të Ballkanit Perëndimor që do të pranohen në BE.

Ne shqiptarët nuk duhet të harrojmë se, pranimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, fillon esencialisht procesin e bashkimit shqiptar drejt Shqipërisë etnike. Ja, kjo është edhe arsyeja e dëshirës për destabilizim të Shqipërisë nga korrupsioni shqiptar dhe politika e Moskës dhe ajo e Beogradit.

Por, vërtetë mendojnë këta trutharë moskovite, beogradas dhe shqiptarë të korruptuar se do të jenë të zotë të mundin sot forcën e Amerikës dhe skemën e saj të interesit të madh amerikan, në aleancën amerikano-shqiptare për Ballkanin Perëndimor?

Tags: BerishalidhurMoskënNgjelarama

TË LIDHURA

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur
Politikë

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
Komisioni i Ligjeve shpall sërish vakancën për Avokatin e Popullit, opozita kundër
Aktualitet

Komisioni i Ligjeve shpall sërish vakancën për Avokatin e Popullit, opozita kundër

21:06 | 13/10/2025
Të premten protestë gjithëkombëtare/ Rama ndan postimin: Njëzëri drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së
Politikë

Të premten protestë gjithëkombëtare/ Rama ndan postimin: Njëzëri drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së

20:39 | 13/10/2025
Next Post
Tjetër tragjedi/23-vjeçari pëson arrest kardiak gjatë garës (Video)

Tjetër tragjedi/23-vjeçari pëson arrest kardiak gjatë garës (Video)

Zyrtari i qeverisë që zaptoi dhe privatizoi plazhin e Drimadhes

Zyrtari i qeverisë që zaptoi dhe privatizoi plazhin e Drimadhes

Skandal/Shpërthimet e tmerrshme në fushë detyrojnë arbitrin… (Video)

Skandal/Shpërthimet e tmerrshme në fushë detyrojnë arbitrin... (Video)







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht
Kuriozitete

Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht

by mirseda
22:44 | 13/10/2025
0

Përdorimi i telefonit gjatë natës, në errësirë totale, mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e syve...

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
Efi rikthehet në fshat, shfaqet në ‘gjendje të rëndë’

Efi rikthehet në fshat, shfaqet në ‘gjendje të rëndë’

22:22 | 13/10/2025
G Bani tërhiqet nga pjesmarrja në “Kënga Magjike”: Arti nuk krijohet me sulme personale

G Bani tërhiqet nga pjesmarrja në “Kënga Magjike”: Arti nuk krijohet me sulme personale

21:58 | 13/10/2025
U ndëshkua pas festës me shqiponjë/ Duka shuan misterin, tregon pse Manaj mori karton të verdhë

U ndëshkua pas festës me shqiponjë/ Duka shuan misterin, tregon pse Manaj mori karton të verdhë

21:51 | 13/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com