Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ngjarjet kriminale në vend/ Ish-prokurori: Nuk i ngjajnë njëra-tjetrës, të forcohen masat e punonjësve në terren

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Deklaratat për SPAK/ Hajdari: Politika të qëndrojë larg drejtësisë, “peshqit e mëdhenj” janë në rrjetë

Vrasjet, atentatet mafioze u rikthyen në kryefjalë të ditës dje. Situata kriminale ishte tejet e ashpër, e për këtë pati reagime të shpejta nga ana e opozitës. Në vetëm 24 orë u raportuan 4 vrasje. E fundit ishte atentati në autostradën Vlorë-Fier ku u ekzekutuan me 60 plumba dy persona dhe mbeti i plagosur edhe një tjetër.

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, i cili ka qenë i ftuar në rubrikën “Opinion” për të folur për të këto ngjarje, tha se këto vrasje nuk i ngjajnë njëra-tjetrës. Duke bërë një pasqyrë të përgjithshme të asaj se çfarë ka ndodhur, z. Hajdari u shpreh se grupi i vrasjeve si i Elbasanit dhe Sarandës janë nga ato vrasje ku merret jeta e një personi për arsye banale.

Një tjetër kapitull janë vrasjet aksidentale, apo nga pakujdesia. Ai i mëshon fort faktit se policia duhet të ketë përgjigje të shpejtë e preçize. E po kështu duhet që të forcohen masat e punonjësve në terren. “Katër vrasje, por asnjëra e ngjashme me njëra-tjetrën. Vrasjet janë të gjitha të rënda, por më të rënda janë ato që kryhen nga grupe të strukturuara kriminale. Vrasja në Fushë-Krujë është vrasje e pastër, sipas transmetimit në media dhe nga mënyra se si është kryer. Këto janë shumë të ashpra. Grupi i vrasjeve si i Elbasanit mbrëmë dhe Sarandës sot janë vrasje në grindje e sipër, merret jeta e një personi për arsye banale. Grupi tjetër është ai i hakmarrjes. Një kapitull i katërt janë vrasje aksidentale, apo nga pakujdesia. Policia në këto raste duhet të ketë përgjigje, duhet të forcohen masat e punonjësve në terren”, tha ai.

Një atentat mafioz u shënua në aksin Vlorë-Fier, ku u ekzekutuan me 60 plumba kallashnikovi Shpati Lena, 37 vjeç dhe Hakim Xhezo, 34 vjeç. Në automjetin me të cilin ata udhëtonin (Mercedez Benz) ndodhej dhe një person tjetër, i cili është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Mendohet se në atentat kanë marrë pjesë tre persona: dy qitësa vrasës me pagesë dhe shoferi. I pyetur për këtë rast, Shkëlqim Hajdari deklaroi se ngjarje të tilla nuk ndodhin vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të BE-së dhe SHBA-së.

“Ngjarje të tilla nuk ndodhin vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të BE-së dhe SHBA-së. Ngjarje të rënda në shkolla kemi parë, njerëz terroristë. Të mos themi që Shqipëria është e veçantë. Rasti nuk është i parë, është i pamëshirshëm, kanë përvojë për të kryer vrasje të tilla. Arsye që kemi këtë përplasje mendoj se është që SPAK ka treguar që është i vendosur që nëpërmjet provave dhe shfrytëzimit të njerëzve të penduar, shumë shpejt të shkojnë drejt autorëve, kjo ka bërë bandave si duket të veprojnë”.

Dalja në skenë e Dumanit? “Njerëzit e përfshirë në krimin e organizuar po kuptojnë se nuk mund të penetrojnë dot, dhe se herët apo vonë do të mund të përballen me drejtësinë”.

Ndërkohë ai shtoi se strukturat duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, për të vënë përpara përgjegjësisë autorët kryesorë. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai shtoi më tej se krimi i bandave është ndërkombëtar. Z. Hajdari tha se sot është e provuar se një pjesë e madhe e autorëve jetojnë dhe punojnë në Dubai. Dubai është një nga qendrat ku njerëzit e krimit kanë gjetur strehim.

“Kjo duhet të jetë funksionale, një gjë pozitive mendoj që është se bashkëpunimi rajonal ndërkombëtar dhe besoj me ardhjen e z. Nano, ai ka krijuar bindjen se është një drejtues policie i besueshëm, dhe kjo rrugë duhet të vazhdojë sepse krimi i bandave është ndërkombëtar. Sot është e provuar se një pjesë e madhe e autorëve jetojnë dhe punojnë në Dubai. Dubai është një nga qendrat ku njerëzit e krimit kanë gjetur strehim.

Marrë shkas nga skema që atentatorët ndjekin për djegien e makinës që kryejnë vrasje, duke e lënë larg vendit të ngjarjes, ish-prokurori Shkëlqim Hajdari pohoi se kjo është një skemë e trashëguar.

“Kjo skemë është e trashëguar. Nuk është praktikë vetëm shqiptare. Grupet e strukturuara kriminale thuajse të njëjtën metodë përdorin”.

Reagimi i opozitës dhe a po përdoren politikisht këto ngjarje? “Me ligj Policia e Shtetit, SHISH është e depolitizuar. Politika mund të shërbejë vetëm duke motivuar policinë, dhe duke kërkuar nga qeveria, të bëhet presion nga opozita që të shihen kushtet e punës të punonjësve të policisë. A ka brenda policisë njerëz të lidhur me segmente? Po, ka! Kjo është detyrë e opozitës të denoncojë me fakte”.

 

Tags: ish-prokuroringjarjet kriminaleShkëlqim Hajdari

TË LIDHURA

Rama takon dhëndrin e Trump, Jared Kushner në Paris/ Ndan foto duke u përqafuar
Aktualitet

Rama takon dhëndrin e Trump, Jared Kushner në Paris/ Ndan foto duke u përqafuar

14:29 | 07/01/2026
Rama nga Shkozeti: Kështu është kur hedhim plehra e shishe plastike në anët e rrugëve
Aktualitet

Rama nga Shkozeti: Kështu është kur hedhim plehra e shishe plastike në anët e rrugëve

14:22 | 07/01/2026
Gjykata liron katër anëtarët e “Shqipëria Bëhet”, u cakton “Detyrim Paraqitje”
Politikë

Gjykata liron katër anëtarët e “Shqipëria Bëhet”, u cakton “Detyrim Paraqitje”

13:41 | 07/01/2026
Next Post
Shtohen dëshmitë shokuese nga gjyqi i R. Kelly-t: Kontaktet e ‘pahijshme’ filluan që kur isha 13 vjeç

Shtohen dëshmitë shokuese nga gjyqi i R. Kelly-t: Kontaktet e 'pahijshme' filluan që kur isha 13 vjeç

Zbulohen hapat e radhës të “Foltores”, protestat në të gjitha format në çdo qytet

Zbulohen hapat e radhës të “Foltores”, protestat në të gjitha format në çdo qytet

Mos ma përdhos flamurin!

Mos ma përdhos flamurin!







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Trump “i rri në kokë”Venezuelës, forcat detare amerikane ndjekin anijen cisternë për ta sekuestruar
Bota

Trump “i rri në kokë”Venezuelës, forcat detare amerikane ndjekin anijen cisternë për ta sekuestruar

by mirseda
14:34 | 07/01/2026
0

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një operacion për të kapur një anije cisternë të Venezuelës, pas një...

Rama takon dhëndrin e Trump, Jared Kushner në Paris/ Ndan foto duke u përqafuar

Rama takon dhëndrin e Trump, Jared Kushner në Paris/ Ndan foto duke u përqafuar

14:29 | 07/01/2026
Rama nga Shkozeti: Kështu është kur hedhim plehra e shishe plastike në anët e rrugëve

Rama nga Shkozeti: Kështu është kur hedhim plehra e shishe plastike në anët e rrugëve

14:22 | 07/01/2026
DW: Kurti fitoi nga diaspora, dështimi për presidentin në mars- Fatal për Kosovën

DW: Kurti fitoi nga diaspora, dështimi për presidentin në mars- Fatal për Kosovën

13:46 | 07/01/2026
“Do të bëj çfarëdo që të duash, vetëm mos ia trego francezëve”/ Trump tallet me Macron: E detyrova..

“Do të bëj çfarëdo që të duash, vetëm mos ia trego francezëve”/ Trump tallet me Macron: E detyrova..

13:44 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com